AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Korrupsion me hapësirat publike, tre inspektorë të IMT nën akuzë

Policia ka arrestuar një punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë e Tiranës dhe ka proceduar dy të tjerë, pasi akuzohen se kërkonin 100 mijë lekë ryshfet në këmbim të mbajtjes së tendave.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:33 | 28/08/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një lokal në Tiranë ka hequr tendën dhe verandën. Foto: LSA.

Policia e Shtetit njoftoi të enjten më 28 gusht procedimin penal të tre punonjësve të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Tiranës, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre, pasi kërkonin ryshfet gjatë ushtrimit të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike. Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në fillim të korrikut me iniciativë të kryeministrit Edi Rama.

Pronari i një subjekti në zonën e Kombinatit në kryeqytet ka denoncuar pranë autoriteteve ligjzbatuese se i është ushtruar presion nga punonjës të IMT Tiranë se do t’i hiqnin tendën, nëse nuk paguante si ryshfet një shumë prej 100 mijë lekësh.

Sipas policisë, është arrestuar në flagrancë punonjësi i IMT-së në Bashkinë Tiranë, 33-vjeçari Geraldo Fuçia, ndërkohë që është shpallur në kërkim kolegu i tij, K.Zh. 35 vjeç. Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë dhe një punonjës tjetër i IMT-së, E. Ç. 48 vjeç, si dhe menaxheri i një lokali.

Policia bën me dije se punonjësit e IMT-së Tiranë janë proceduar për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funskione publike“ dhe “Shpërdorimi i detyrës“, të kryera në bashkëpunim.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë kontrolleve në subjekte (lokale), për evidentimin dhe lirimin e hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin, iu kanë kërkuar para pronarëve të subjekteve, që të mos i hiqnin çadrat/tendat që zinin hapësirat publike përreth subjekteve,” thuhet në njoftim.

Punonjësit e IMT-ve të bashkive, që janë përgjegjësit kryesorë për parandalimin e zaptimit të hapësirave publike kanë filluar prej atëherë një aksion për heqjen e tendave nga troturaret, që megjithatë mbeten të zëna ashtu si më parë, prej tavolinave të subjekteve private.

Aksioni i kryeministrit Edi Rama për çlirimin e hapësirave publike është një shfaqje e përsëritur pothuajse pas çdo pale zgjedhjesh në Shqipëri. Sipas kritikëve, kjo dëshmon mbi “dështimin spektakolar” të sistemit të ndërtuar në 12 vjet qeverisje.

Etiketa: Bashkia TiraneÇlirimi i hapesirave publikeEdi RamaGeraldo FuçiaInspektoriati i Mbrojtjes së TerritoritPolicia e Shtetit
I mëparshmi

Certifikohet rezultati i zgjedhjeve, por kontestimet vazhdojnë

Tjetri

‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

Tjetri
Korporata e Investimeve: Akti final i ‘faljes’ së pronës publike në Shqipëri

‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.