AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Shpikjet teknologjike që nuk arritën të përmirësojnë qeverisjen e Shqipërisë

Përdorimi i dronëve për të mbjellë pemë në zonat e prekura nga zjarret e verës është një premtim i ri i kryeministrit Edi Rama për përdorimin e teknologjive të reja me rezultate habitëse. Ky gjithsesi nuk është premtimi i parë, ndërsa deklarata të ngjashme në të shkuarën duket se nuk kanë sjellë rezultatin e pritshëm.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12:15 | 02/09/2025
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama duke biseduar me gazetarët pas një takimi në selinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Shtatë vite më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se vendi ynë do të bëhej pararojë e botës përmes krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat, duke premtuar mes të tjerash vende pune me paga të larta, biznese të reja dhe forma të reja financimi.

“Mundësia për të qenë inovativë dhe për të krijuar një pikë graviteti atraktive për tregjet financiare me një inovacion është e hapur për të gjitha vendet pavarësisht sa të zhvilluara janë,” deklaroi Rama.

Me të vërtetë, Shqipëria e miratoi një kuadër ligjor në vitin 2020, ndërsa sot, në shtator 2025, asnjë aktivitet ekonomik nuk është licencuar në këtë drejtim.

Relacioni i qeverisë për projektligjin që u miratua mbi “tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, lavdëron kriptomonedhat si një teknologji që “ka mundësuar për herë të parë në histori kryerjen e transaksioneve ekonomike të sigurta ndërmjet dy palëve në distancë, pa përfshirjen e ndërmjetësuesve ose palëve të treta”, dhe se “një mjedis i mirërregulluar i emetimit, ofrimit dhe tregtimit të aktiveve virtuale mund të sjellë përfitime thelbësore si për ekonominë e vendit”.

Ekspertët e qeverisë flisnin në këtë kohë për përdorimin e regjistrave të shpërndarë për të zgjidhur probleme të tilla kyçe, si regjistrimi i pronave.

Kriptomonedhat nuk ishin teknologjia e vetme për të cilën kryeministri shqiptar foli me entuziazëm si mjete që do të sillnin ndryshim rrënjësor për vendin dhe që, dukshëm, deri më sot nuk janë materializuar.

Në vitin 2021, pasi prokuroi marrjen me qira të dy minisatelitëve që mbanin emrat pompozë “Albania 1” dhe “Albania 2”, me kosto 6 milionë euro, Rama deklaroi se këto instrumente do t’i jepnin vendit disa zgjidhje të rëndësishme në menaxhimin e territorit, luftën kundër informalitetit e të tjera.

“Do të kemi një inspektor në qiell,” deklaroi ai në një rast.

“Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi territorin e saj, do ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër nga aspekti i administrimit të territorit të vet,” deklaroi ai në tetor 2021.

Dy vjet më vonë u mësua se, në fakt, një dyzinë me ndërtues kanë bërë kate të tëra shtesë apo kanë shtuar volumin e objekteve për të cilat patën marrë leje ndërtimi, pa u dalluar nga sytë e inspektorëve në tokë dhe, duke i shpëtuar edhe syrit vigjilent të dronëve apo të satelitëve.

Përdorimi i risive teknologjike për të gjetur zgjidhje për problemet madhore të vendit vijoi me euforinë e shkaktuar nga Inteligjenca Artificiale. Në nëntor të vitit të kaluar, ai deklaroi se ka në plan të përdorë fuqinë e Inteligjencës Artificiale për një punë me rëndësi kyçe, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përmes përkthimit të ligjeve dhe rregulloreve evropiane në gjuhën shqipe me këtë makineri. Më tutje, Rama premtoi përdorimin e Inteligjencës rtificiale për të luftuar korrupsionin në prokurimet publike dhe për zgjidhjen e konflikteve të shkaktuara nga defektet në regjistrat e pronave të patundme. Megjithëse propozimi për përdorimin e IA-së në prokurimet publike erdhi që prillin e vitit të kaluar, ende nuk ka kurrfarë inteligjence të përdorur për asgjë.

Mbetet për t’u parë në vitet në vijim se si do të funksionojë në praktikë përdorimi i dronëve për të mbjellë pemë në territoret e djegura nga zjarri, një premtim i dhënë nga Rama pak ditë më parë në ceremoninë e dekorimit të një numri zjarrfikësish që luftuan zjarret. Sipas Ramës, vendi ynë do të synojë “futjen në përdorim gjerësisht të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura”. Ai nuk shpjegoi se nëse qeveria kishte bërë një analizë për të konkluduar se dronët do të zgjidhnin problemin e mbjelljeve të pyjeve, dhe jo, fjala vjen, metoda më tradicionale e mbjelljes me lopata e ekskavatorë.

 

Etiketa: Albania 1Albania 2Bashkimi EvropianDronetEdi RamaInteligjenca ArtificialeKriptomonedhaSatelitet
I mëparshmi

Ish-drejtori i SHISH në Berat akuzohet se mori dokumente sekrete nga institucioni

Tjetri

KLP përfshihen nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

Tjetri
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

KLP përfshihen nga debatet për drejtimin dhe buxhetin

spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.