AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Një eksportues dhe dy inspektorë të AKU nën hetim për domatet me pesticide

Pasi autoritetet kroate bllokuan dhe asgjësuan 8 tonë domate të importuara nga Shqipëria për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, prokuroria procedon pronarin e kompanisë dhe dy isnpektorë të sigurisë ushqimore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
10:43 | 10/09/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një stendë fruta peimesh në zonën e ish-ekspozitës “Shqipëria Sot” në Tiranë | Foto nga : Ivana Dervishi

Prokuroria e Beratit njoftoi të mërkurën më 10 shtator fillimin e hetimeve ndaj pronarit të kompanisë Era-Fruit, Mariglen Qorri, si dhe ndaj dy inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, AKU, dega Berat, Ronaldo Lika dhe Griselda Doksani, pas bllokimit dhe asgjësimit të ngarkesës me 8 ton domate në Kroaci që dyshohet se përmbanin tej normave të lejuara preparatin Chlorfenapyr, një lloj pesticidi toksik.

Në njoftim thuhet se prokuroria kërkoi ndalimin e Qorrit për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Për dy inspektorët e sigurisë ushqimore është kërkuar ndalimi për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet ka rezultuar se autoritetet kroate kanë konstatuar dhe më pas asgjesuar një sasi prej rreth 8 tonë domate e eksportuar atje nga subjekti Era-Fruit, pasi nga analizat ka rezultuar se niveli i perparatit “Chlorfenapyr” ishte 0.06 miligram për kilogram, nga 0.01 miligram për kilogram që duhet të jetë.

Po ashtu, është konstatuar se biznesmeni Qorri ka prerë një faturë blerje fiktive nga një fermer dhe e ka përdorur për praktikat doganore dhe raportin e gjurmueshmërisë të mbajtur nga AKU Berat, duke u munduar të shmangë përgjegjësinë e tij ligjore për produktin që ka prodhuar dhe tregtuar.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo sasi domate e rrezikshme për shëndetin e njerëzve është prodhuar dhe më pas eksportuar nga vetë shtetasi M.Q”, citohet në njoftim.

Dy inspektorët e AKU-së Berat, ka rezultuar se, pas njoftimit nga sistemi Rasff, kryen inspektim më datë 29 gusht në subjektin Era Fruit dhe nuk konstatuan sasinë e domateve të ndodhur në magazinën e subjektit, duke plotësuar praktikën sikur aty nuk gjendej asnjë sasi domateje. Për rrjedhojë ata nuk kanë kryer bllokimin e sasisë së domateve që gjendej aty dhe marrjen e mostrave për kryerjen e analizave për këtë produkt.

“Këta inspektorë, kanë marrë të mirëqenë si të rregullt faturën fiktive të prerë nga shtetasi M.Q., të pa firmosur nga fermeri/shitësi duke mbajtur mbi bazën e tij raportin e gjurmshmërisë së produktit dhe duke tjetërsuar faktet në lidhje me origjinën e produktit të konstatuar me probleme”, vlerëson prokuroria dhe shton se janë marrë mostra të prodhimeve të tjera bujqësore të gjetura pranë subjektit Era Fruit, të cilat do t’u nënshtrohen analizave, pasi dyshohen se janë të kontaminuara.

 

Etiketa: AKUGriselda DoksaniMariglen QorriProkuroria e Rrethit BeratRonaldo LikaSiguria ushqimore
I mëparshmi

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

Tjetri

Kush do të shërbejë si shembull për demokracinë tani?

Tjetri
Kush do të shërbejë si shembull për demokracinë tani?

Kush do të shërbejë si shembull për demokracinë tani?

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.