AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

Kryeministri Edi Rama deklaroi se bashkitë e vendit do t’i nënshtrohen një strukture të re organizative të hartuar nga një kompani konsulence britanike, por fshehja e kontratës dhe e produktit të punës së saj kritikohet nga përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
08:27 | 10/09/2025
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair dhe kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në shkurt 2024 në Dubai. Foto kortezi: Tony Blair Institute for Global Change.

Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës me një strukturë të re organizative, e hartuar mbi një konsulencë britanike që ai ia faturoi institutit të themeluar nga ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Sipas Ramës, modeli do të adaptohej edhe nga bashkitë e tjera të vendit, të cilat nën urdhrat publikë të tij, po zëvendësonin të gjithë administratorët dhe drejtorët e shërbimeve publike.

Për shkak të mungesës së transparencës nga institucionet publike, është e paqartë se çfarë parashikon struktura e re e Bashkisë së Tiranës dhe kostoja që taksapaguesit e kryeqytetit u paguan konsulentëve britanikë.

Konsulenca për Bashkinë e Tiranës që Rama ia faturoi Institutit “Tony Blair”, në fakt ofrohet nga një tjetër kompani britanike e quajtur ‘Delivery Associates’, një firmë konsulence e themeluar në vitin 2013 nga Sir Michael Barber, një bashkëpunëtor i Tony Blair dhe pjesë e administratës së tij në vitet 2001-2005.

Por nga viti 2024, kur ardhja e saj u trumbetua nga kryebashkiaku Erion Veliaj si një ‘audit’ i bashkisë, nuk ka asnjë informacion se çfarë shërbimesh ka ofruar kjo kompani.

Bashkia e Tiranës refuzoi të vinte në dispozicion të BIRN kontratën me “Delivery Associates” me pretendimin se sektori i Arkivit nuk mund ta identifikonte dokumentacionin, ndërsa kërkoi nga BIRN numrin dhe datën e protokollimit të dokumentit për ta identifikuar atë.

Arsyetimi absurd i Bashkisë u mbështet dhe nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që nëpërmjet një përgjigje ndaj ankesës së redaksisë, e pranon këtë arsyetim të institucionit publik si të drejtë.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile e konsiderojnë mungesën e transparencës për reformën e nisur si shqetësuese dhe antiligjore.

Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare, i tha BIRN se mospublikimi i kontratave të konsulencës në platformat zyrtare ose mosbërja e tyre e aksesueshme për publikun përmes një kërkese për informacion, “përbën jo vetëm shkelje të qartë ligjore, por edhe mungesë vullneti dhe integriteti politik”.

Sipas tij, si ligji “Për vetëqeverisjen vendore” ashtu edhe ai “Për të drejtën e informimit” e konsiderojnë transparencën si një parim themelor të qeverisjes vendore dhe detyron çdo bashki të publikojë kontratat dhe informacionin financiar në faqet e saj zyrtare.

“Mosrespektimi i këtyre dispozitave tregon një distancë të madhe mes premtimeve për qeverisje të hapur dhe praktikave reale, duke dëmtuar besimin e publikut dhe duke rritur perceptimin për mungesë llogaridhënieje në menaxhimin e fondeve publike,” tha Haxhimali.

Për drejtuesin e ‘Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, kjo sjellje tregon bunkerizimin e institucioneve dhe nevojitet “vullnet politik e mekanizma ligjorë për të zbatuar të drejtën e informimit”.

“Nga eksperienca jonë dhe praktika kemi kuptuar që institucionet publike, ku hyn edhe bashkia Tiranë, janë transparente nëse kërkon informacione josensitive si të dhëna dhe shifra statistikore dhe kthehen në bunker kur atyre u kërkohen informacion mbi para, kontrata, ose të dhëna mbi lobime,” tha Xhemollari.

“Reformë me porosi”

Mungesa e transparencës nuk përfshin vetëm kontratën me kompaninë konsulente “Delivery Associates”, por edhe produktin e prodhuar prej tyre në lidhje me reformimin organizativ të pushtetit vendor.

Por përfaqësuesit e shoqërisë civile e konsiderojnë këtë një “reformë me porosi”, që nuk merr parasysh nevojat dhe qëndrimin e komuniteteve dhe nuk jep asnjë garanci për rezultate.

“Mendoj që Rama ka porositur një reformë, e cila shkon në interes të zhveshjes së pushtetit vendor nga kompetencat, nismë të cilën e ka ndërmarrë edhe vetë kryeminsitri me reformën e ujit, me menaxhimin e mbetjeve, apo prishjet e objekteve pa leje në territoret e bashkive, si edhe dhëniet e lejeve të ndërtimit me kapacitet të caktuar,” i tha BIRN Rigels Xhemollari, drejtor i organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Sipas tij, reformat e suksesshme nuk bëhen me porosi, por me konsultim me banorët, njësitë vendore, kryepleqtë dhe strukturat, të cilat sot vuajnë pasojat e një reforme, e cila krijoi sipas Xhemollarit “distancë të madhe mes bashkisë dhe qytetarëve, distancë në transparencë, distancë dhe në llogaridhënie”.

Të njëjtin qëndrim ndan dhe Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare, sipas të cilit kjo që po ndodh nuk është një reformë sipas kritereve që duhet të bëhet një reformë e vërtetë në pushtetin lokal.

“Asistenca teknike për ristrukturimin e brendshëm të bashkive, qoftë nga Instituti Tony Blair apo çdo subjekt tjetër, nuk përbën reformë territoriale,” i tha ai BIRN duke shtuar se “një reformë e vërtetë kërkon plan veprimi të qartë, indikatorë matës në sistemin territorial, administrativ, financiar dhe zgjedhor, si dhe përmirësim të dukshëm të shërbimeve për qytetarët”.

Haxhimali këmbëngul se “vetëm përfshirja aktive e komunitetit dhe këshillave bashkiakë në çdo fazë mund t’i japë vlerë dhe legjitimitet ndryshimeve të propozuara”.

 

Etiketa: Agron HaxhimaliBashkia TiraneDelivery AssociatesEdi RamaErion VeliajMichael BarberPushteti vendorRigels XhemollariTony Blair Institute
I mëparshmi

KLGJ vendos promovimin në detyrë të 11 gjyqtarëve

Tjetri

Një eksportues dhe dy inspektorë të AKU nën hetim për domatet me pesticide

Tjetri
Kriza e sigurisë ushqimore: mijëra shqiptarë helmohen çdo vit

Një eksportues dhe dy inspektorë të AKU nën hetim për domatet me pesticide

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.