AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ vendos promovimin në detyrë të 11 gjyqtarëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi mes 12 kandidatësh që të emërojë në Apel gjyqtarin e Durrësit, Arbër Çela, ndërsa për tre kolegë të tij u ripërsërit transferimi i përkohshëm në Gjykatën e Durrësit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:11 | 09/09/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i KLGJ-së, Ilir Rusi gjatë një aktiviteti.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj vendosi të martën më 9 shtator mbi ecurinë e karrierës së 11 gjyqtarëve të shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Me gjithë votat e anëtarëve të pranishëm u miratua ngritja në detyrë e gjyqtarit të Durrësit, Arbër Çela, i cili u emërua në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë. Sipas relatorit të çështjes, anëtarit magjistrat të KLGJ-së, Klodian Kurushi, për këtë pozicion në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm kanë aplikuar 12 kandidatë. Gjatë vijimit të procedurës, 10 prej tyre janë tërhequr nga kandidimi, ndërkohë që kanë vijuar Arbër Çela dhe Aurel Arapi. Ky i fundit ka kundërshtuar në gjykatë renditjen e kryer nga KLGj, por i është rrëzuar kërkesë padia prej Gjykatës Administrative të Apelit. Kurushi vërejti se vendimarrja për rrëzimin e padisë së Arapit ka marrë formë të prerë. Për rrjedhojë, u votua gjyqtari Arbër Çela për një pozicion në Apel.

Në vijim, Këshilli vendosi të miratojë dy kandidatët që kanë aplikuar për në Këshillin e Lartë Gjyqësor, gjyqtarja e Sarandës, Dejvi Çelçmia dhe gjyqtari i Fierit, Nertil Dushku. Gjyqtarja e Korçës, Dorinela Nikolli dhe gjyqtaret e Fierit, Erolda Tarelli e Iva Bregasi u komanduan si ndihmësmagjistrate pranë Gjykatës së Lartë. Megjithëse ishin shpallur katër pozicione të tilla vakante, kanë paraqitur interes vetëm tre gjyqtaret që u komanduan.

KLGj vendosi të transferojë gjyqtaren e Vlorës, Emirjana Dimo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Sipas Kurushit, Dimo nuk ka dhe nuk mund të ketë vlerësim. Disa gjyqtarë të tjerë që kanë shprehur fillimisht interes për këtë pozicion, të cilët kanë pasur vlerësime, janë tërhequr. Për rrjedhojë, u transferua Dimo.

Pasi KLGj vendosi të hapi procedurën e transferimit të përkohshëm me afat një vjeçar  për pesë pozicione të lirë, katër në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe një në Gjykatën Administratiove të Shkallës së Parë Tiranëm, vendosi që të lërë në këto pozicione gjyqtarët që janë transferuar aty një vit më parë. Nisur nga fakti se gjyqtari Arbër Çela kaloi në Apel, u vendos ripërsëritja e transferimit vetëm për katër prej pesë pozicioneve. Konkretisht, u vendos që të mbeten në Durrës gjyqtarët Marjola Beluli, Alban Veçani dhe Xhevdet Lika. Po ashtu, u ripërsërit transferimi i përkohshëm i gjyqtares Gentiana Xhelili në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjykatat e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, konsiderohen si gjykata karriere dhe kjo është arsyeja përse magjistratët synojnë të emërohen apo të ushtrojnë funksionin pranë këtyre institucioneve të drejtësisë.

 

Etiketa: Arbër ÇelaAurel ArapiDejvi CelmiaDorinela NikolliKëshilli i Lartë GjyqësorKlodian KurushiNertil Dushku
I mëparshmi

Argumentet në favor të një armëpushimi në Ukrainë

Tjetri

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

Tjetri
Qeveria mban sekret kontratat e konsulencës me kompaninë e Tony Blair

Mungesa e transparencës për kontratat e konsulencës, “shqetësuese dhe antiligjore”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.