AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shqiptarët protestojnë në Hagë kundër Gjykatës Speciale

Qindra shqiptarë etnikë nga e gjithë Evropa dhe SHBA-ja organizuan një protestë kundër gjykatës së krimeve të luftës në Kosovë, ndërsa avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre të bashkëpandehurve të tjerë me të përgatiten të fillojnë çështjen mbrojtëse.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
9 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues në Hagë më 14 shtator 2025. Foto: BIRN.

Flamuri kuq e zi i Shqipërisë dominoi rrugët e Hagës të dielën, ndërsa qindra shqiptarë etnikë nga Kosova, vende të tjera në Ballkan, shtetet e BE-së, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja u mblodhën për të treguar mbështetje për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të kohës së luftës, të cilët janë në gjyq për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërsa protesta zyrtarisht filloi në orën 14:00 sipas orës lokale në një zonë të caktuar midis Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe qendrës së paraburgimit ku Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tjerë me të janë mbajtur për gati pesë vjet, veteranët e luftës së UÇK-së dhe mbështetësit e tyre filluan të mblidheshin që nga mëngjesi e në vazhdim për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj atij që ata e shohin si një gjyq të njëanshëm.

Protestuesit marshuan nëpër rrugët e qytetit holandez, duke kënduar këngë patriotike dhe duke brohoritur “UÇK” dhe emrat e katër të pandehurve: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Disa mbanin një banderolë me fjalët: “Liri luftëtarëve dhe udhëheqësve tanë që na sollën këto ditë të lumtura”.

Disa protestues që udhëtuan për në Hagë nga Kosova, Belgjika, Finlanda, Gjermania, Franca dhe SHBA-ja thanë për BIRN se duan drejtësi për udhëheqësit e UÇK-së gjatë kohës së luftës dhe e quajtën gjykatën “të padrejtë” dhe “të njëanshme ndaj luftës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës kundër shtypjes serbe”.

Protesta vjen një ditë para se avokatët e të pandehurve të fillojnë çështjen mbrojtëse. Dëshmitari i parë i Thaçit është ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, James Rubin.

Duke folur me protestuesit në Hagë, ambasadori holandez në Kosovë në kohën e themelimit të Dhomave të Specializuara në vitin 2015, Robert Bosch, kujtoi se si e takoi Thaçin në kohën kur gjykata po themelohej nga autoritetet e Kosovës nën presionin e aleatëve të tyre perëndimorë.

“Ai ishte i shqetësuar, por unë i thashë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar sepse nëse gjyqi është i drejtë, do të jeni të lirë për shkak të mungesës së provave. Qartazi, gabohesha”, tha Bosch.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Kosovës, por janë me seli në Hagë dhe përbëhen nga një staf ndërkombëtar për të garantuar procedura të drejta pas problemeve të kanosjes së dëshmitarëve në rastet e mëparshme të lidhura me UÇK-në. Por shumë shqiptarë etnikë dhe mbështetës të të akuzuarve këmbëngulin se pavarësisht kësaj, procedurat kanë qenë të padrejta ndaj të pandehurve.

Shumë dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar me dyer të mbyllura për të mbrojtur identitetin e tyre për shkak të frikës nga hakmarrja, por kjo ka çuar në akuza për mungesë transparence.

Trupi gjykues ka caktuar 14 nëntorin si datë të parashikuar mbylljeje për çështjen e mbrojtjes. Pas deklaratave përfundimtare, trupi gjykues ka 90 ditë për të shqyrtuar vendimin e tij, duke sugjeruar se ai mund të vijë në pranverën e vitit 2026.

Katër të pandehurit akuzohen se kanë përgjegjësi individuale dhe komanduese për krimet e kryera kundër të burgosurve të mbajtur në qendrat e paraburgimit të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje, duke përfshirë 102 vrasje.

Krimet dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës në vitet 1998 dhe 1999.

Thaçi u padit në tetor 2020 dhe dha dorëheqjen si president muajin pasardhës. Ai ka qenë në paraburgim në Hagë që atëherë.

Etiketa: Gjykata Speciale e KosovësHageHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovakrime lufteProtestaRexhep SelimiSerbiaUCK
Tjetri
Rrethimi i Pashalimanit: Pas ‘resortit strategjik’ fshihen dyshime për konflikt interesi

Rrethimi i Pashalimanit: Pas ‘resortit strategjik’ fshihen dyshime për konflikt interesi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.