AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

James Rubin në gjyqin e Thaçit: UÇK-ja “s’kishte strukturë ushtarake”

James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes, i tha gjykatës se gjyqi i Hashim Thaçit “më është dukur si një fajësim kolektiv” për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila nuk kishte një strukturë të duhur komanduese dhe në të cilën Thaçi kishte vetëm një rol politik.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
9 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
James Rubin në gjykatë të martën, 16 shtator 2025. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës/Livestream

Në dëshminë e tij tre-ditore në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ish-ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së James Rubin – dëshmitari i parë i mbrojtjes për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi – tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës, UÇK, nuk kishte një strukturë të duhur ushtarake – dëshmi që e mbështet fuqishëm argumentin e mbrojtjes.

Rubin këmbënguli se Thaçi, si një udhëheqës politik i forcës guerile, nuk mund të merrte vendime pa konfirmimin e komandantëve të zonave operative të UÇK-së.

Ish-diplomati amerikan e filloi dëshminë e tij më 15 shtator, duke shënuar fillimin e argumentit të mbrojtjes në gjyqin për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të Thaçit, ish-kryetarëve të parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi. Të tre burrat ishin figura të larta të UÇK-së gjatë luftës.

Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tjerë me të pretendojnë se nuk mund të mbahen përgjegjës për krimet e dyshuara si të kryera nga luftëtarë të UÇK-së me rang më të ulët, sepse UÇK-ja ishte një lëvizje bazë. Vendimet merreshin nga komandantët në terren, këmbëngulin ata.

Prokurorët nuk pajtohen, duke këmbëngulur se lidershipi i UÇK-së kishte kontroll efektiv mbi luftëtarët që dyshohet se kryen krime. I njohur si krahu i djathtë i ish-Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, Rubin i tha gjykatës në ditën e tretë të dëshmisë së tij të mërkurën se UÇK-ja nuk kishte një strukturë të duhur komanduese si një ushtri e zakonshme.

” Kam parë që nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi. Unë e di që kishin uniforma, disa kishin disa jo. Ne nuk i konsideronim ata si komandantë apo shtab i përgjithshëm”, tha Rubin.

Ai shpjegoi se “kishte grupe dhe klane, por jo nga ata që kishin një strukturë ushtarake formale. Nëse një strukturë e tillë do të kishte ekzistuar në aspektin e analizës së tyre ushtarake, atëherë ky informacion do të kishte qenë inteligjencë dhe unë duhet ta kisha ditur për të”.

Rubin i tha gjykatës se ndonjëherë lexonte komunikata të UÇK-së, “por ato i kam konsideruar kryesisht si përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme nga sa ishte në të vërtetë”.

Të martën, gjatë marrjes në pyetje, Rubin i tha gjykatës se “fakti që i pandehuri ka qenë në burg për pesë vjet pasi iu ofrua vullnetarisht gjykatës në një kohë kur ai ishte gati të bënte një marrëveshje paqeje me udhëheqësin serb më shqetësoi, se politika do të ndërhyjë në sundimin e ligjit”.

Thaçi u padit në tetor 2020 dhe dha dorëheqjen si president i Kosovës në nëntor 2020 për t’u përballur me akuzat dhe u dërgua në Hagë me pjesën tjetër të të akuzuarve. Ata kanë qenë në paraburgim që atëherë.

Rubin tha se “më shqetëson fakti që dikush të qëndrojë në burg për pesë vjet… ur ai ishte ofruar vetë dhe nuk iu dha as mundësia e lirimit me kusht dikujt që është treguar i gatshëm t’i nënshtrohet gjykatës në çdo mënyrë të mundshme”.

Ai pretendoi se një procedurë e tillë “nuk ishte lloji i sundimit të ligjit që shpresoja se sistemi ndërkombëtar do të krijonte kur Madeleine Albright krijoi Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën”.

“Doja të shihja përgjegjësi individuale për të shmangur fajësimin kolektiv dhe mua m’u duk se ky ishte fajësim kolektiv vetëm sepse ai (Thaçi) ishte udhëheqësi i UÇK-së dhe pasi pashë lidershipin e UÇK-së në vendstrehimin e tyre në mal, në një mënyrë që besoj se askush tjetër nuk e ka bërë jashtë UÇK-së, duke pasur një pamje unike të strukturës udhëheqëse të UÇK-së, një pamje të shkurtër për tre ditë, duke vëzhguar se si silleshin, si vepronin, kush ishte përgjegjës, kush ishte komandant, kush ishte vartës, ndjeva se kjo ishte vërtet e gabuar dhe jo drejtësi”, shtoi Rubin.

Rubin ishte i pranishëm gjatë bisedimeve të dështuara të Rambujesë në mars 1999 midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjatë diskutimeve në terren për çmilitarizimin e Kosovës dhe krijimin e institucioneve të reja pas luftës.

Të hënën, ai dëshmoi se në kohën e Rambujesë, SHBA-ja nuk kishte shumë njohuri për UÇK-në, të cilën ai tha se nuk e konsideronte forcë të mirëorganizuar. Ai i tha gjykatës se Albright e kishte ngarkuar të njihte Thaçin si lider të delegacionit të Kosovës në bisedime.

Ai tha se Thaçi kishte rolin e një lloj ministri të jashtëm me një “rol politik”, që mund të nënshkruante marrëveshje, por “nuk kishte autoritet të vendoste për asgjë” sepse “nuk kishte as aftësinë dhe as njohuritë për të marrë vendime”.

Diplomati amerikan tha se Thaçi “ishte pasqyrim i udhëheqjes së lëvizjes së UÇK-së dhe jo në krye të asaj lëvizjeje”.

Ai i tha gjykatës se komandantët në terren ishin ata që udhëhiqnin dhe merrnin vendimet. “Ata i thoshin Thaçit çfarë të bënte, jo ai atyre”, theksoi Rubin.

Gjatë pyetjeve të avokates së Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, Rubin i tha gjykatës se Departamenti i Shtetit i SHBA-së nuk kishte gjetur asnjë provë që mbështeste akuzat për krime lufte të kryera nga UÇK-ja deri në vitin 2000, kur ai ishte ende pjesë e qeverisë amerikane, “por edhe në 25 vitet pas kësaj”, duke pretenduar se vazhdimisht pyet ish-kolegët e tij për të qenë i përditësuar.

Dëshmia e Rubin u parapri nga protesta e qindra shqiptarëve etnikë dhe veteranëve të UÇK-së nga e gjithë Evropa dhe SHBA-ja që u mblodhën në Hagë të dielën në mbështetje të Thaçit dhe tre të bashkëakuzuarve të tjerë me të.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ndodhen në Hagë me staf ndërkombëtar për të siguruar gjykime të paanshme pas problemeve të mëparshme me kanosjen e dëshmitarëve në rastet që lidhen me UÇK-në. Shumë shqiptarë etnikë dhe mbështetës të UÇK-së këmbëngulin se proceset kanë qenë të padrejta ndaj të pandehurve.

Shumë dëshmitarë të prokurorisë kanë dëshmuar me dyer të mbyllura për të mbrojtur identitetin e tyre për shkak të frikës nga hakmarrja, por kjo ka sjellë akuza për mungesë transparence. Gjykata i ka thënë BIRN-it se Thaçi do të thërrasë 11 dëshmitarë, ndërsa ish-kryeparlamentari Krasniqi dy. Trupi gjykues ka caktuar 14 nëntorin si datë të përafërt për mbylljen e fazës së mbrojtjes. Pas deklaratave përfundimtare, trupi gjykues ka 90 ditë kohë për të shqyrtuar vendimin, çka nënkupton se ai mund të shpallet në pranverë të vitit 2026.

Dëshmia e dytë për mbrojtjen e Thaçit, nga Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje në vitin 1999, filloi menjëherë pas Rubin të mërkurën.

Etiketa: Dhomat e SpecializuaraGjykata Speciale e KosovësHageHashim ThaçiJames Rubin
Tjetri

Gazetarët denoncojnë planet e PS për kufizim të mediave në Parlament

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.