AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vlerësimi i KED: Tre kandidatë vazhdojnë garën për Gjykatën Kushtetuese

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vlerësuar me pikët më të larta gjyqtarin Asim Vokshi, ish-kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami dhe ish-komisionerin Florian Ballhysa për vendin vakant të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:50 | 18/09/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Kushtetuese. Foto: Malton Dibra/LSA

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED publikoi të enjten pikëzimin e shtatë kandidatëve për vendin vakant të Holta Zaçajt në Gjykatën Kushtetuese, duke renditur në krye të listës gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi me 89.5 pikë.

Në vendin e dytë me një diferencë të papërfillshme, KED ka renditur ish-kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami me 89.3 pikë, i ndjekur nga ish-komisioneri publik, Florian Ballhysa me 77.83 pikë.

Alma Faskaj ka siguruar 77.77 pikë, Genta Tafa (Bungo) me 75.44 pikë dhe ish-anëtari i KLGJ, Alban Toro me 74.22 pikë.

KED në vijim do të miratojë raportin e arsyetuar për procedurën e verifikimit, të vlerësimit dhe pikëzimit të secilit kandidat dhe të renditjes përfundimtare të tyre, me qëllim dërgimin e tij më pas te organi i emërtesës, Gjykata e Lartë. Tre të parët sipas rendites së pikëzimit, gjyqtari Asim Vokshi, ish-kryetarja e KLGj-së, Naureda Llagami dhe ish-Komisioneri Publik, Florian Ballhya mbeten në garë për vendin e Zaçajt. Ata do të votohen në mbledhjen e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe fituesi do të emërohet në pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese. Votimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë është i fshehtë.

Gjykata e Lartë bëri publike më 13 janar listën e kandidatëve që paraqitën interes për vakancën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese si rezultat i mbarimit të mandatit të kryetares së kësaj gjykate, Holta Zaçaj. Nga 13 kandidatët që aplikuan, shtatë prej tyre plotësuan kriteret ligjore për vijimin e garës.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kryetari i Gjykatë së Lartë, Sokol Sadushi bëri shpalljen publike për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen me mandat të plotë nga Gjykata e Lartë të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, për vendin e Holta Zaçajt. Shpallja për hapjen e procedurës shkaktoi polemika mes Zaçajt dhe kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi. Ky i fundit këmbënguli se mandati i Zaçajt përfundonte në pranverë të vitit 2025 dhe hapi procedurat për përzgjedhjen e pasardhësit të saj duke shpallur vendin vakant. Nga ana tjetër, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese pretendoi se mandati përfundonte në fund të vitit 2025 dhe e akuzoi Gjykatën e Lartë për cënimin e sigurisë juridike të mandateve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse Gjykata Kushtetuese e gjeti me shkelje njoftimin e kryer nga Gjykata e Lartë, e la në fuqi shpalljen e vakancës. Shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosën mbarimin e mandatit të Zaçajt më 10 mars 2025.

Etiketa: Alma FaskajAsim VokshiFlorian BallhysaGenta Tafa BungoGjykata KushtetueseKëshilli i Emërimeve në DrejtësiNaureda LlagamiVendi vakant
I mëparshmi

Denoncohet një skemë e re mashtruese online

Tjetri

ILD kërkon masë disiplinore për prokuroren e Korçës, Anjeza Kalanxhi

Tjetri
Përfundon mandati i drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

ILD kërkon masë disiplinore për prokuroren e Korçës, Anjeza Kalanxhi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.