AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli lehtëson me 5 vjet dënimin ndaj Françesko Beketit

Gjykata e Apelit vendosi dënimin me 12 vjet burg për biznesmenin Italian, Françesko Beketi për akuzat e mashtrimit dhe pastrimit të parave, ndërkohë që pushohen akuzat ndaj dy prej kompanive të themeluara prej tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:41 | 30/09/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Francesco Becchetti | Foto nga: Agon Channel

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të martën më 30 shtator lehtësimin e dënimit ndaj biznesmenit Italian, Françesko Beketi, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit. Ai u dënua për këto akuza në Shkallën e Parë me 17 vite burgim më 23 shkurt të vitit 2022. Të martën, trupi gjykues i Apelit i përbërë nga gjyqtari Genti Shala në cilësinë e relatorit dhe anëtarë Brikena Ukperaj e Dritan Hasani, vendosi ndryshimin e vendimit duke e dënuar Beketin me 12 vjet burg. Po ashtu, u ul masa e dënimit ndaj partnerit të tij në biznes, Mauro de Renzis, nga 16 vjet burg në 12 vjet heqje lirie.

Për të pandehurit e tjerë, Eriona Troplini dhe nënën e Beketit, Liliana Condimitti u la në fuqi masa e dënimit me nga 8 vjet burg për secilën. Gjithashtu, nuk u ndryshua dënimi i të pandehurve për falsifikim të dokumenteve, Stavri Peçi me 2 vjet burg dhe Fetah Dervishi 3 vjet – masë që është pezulluar dhe të gjykuarit janë vendosur në shërbim prove në shkallë të parë.

Ndërkohë, Apeli ka prishur vendimin e shkallës së parë lidhur me çështjet penale në ngarkim të shoqërive të zotëruara nga të dënuarit të cilat janë marrë të pandehura, duke i përjashtuar ato nga përgjegjësia për disa vepra penale.

Sipas vendimit të Apelit, pushohen çështjet penale në ngarkim të shoqërisë “Kalivaç Green Energy” sh.p.k, për sa i përket veprës penale “Falsifikim i dokumetave” dhe kompanisë “Energy” sh.p.k, për sa i përket veprës penale “Falsifikim i dokumetave” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Akuzat ndaj biznesmenit italian, Beketi, i cili pati marrë një të drejtë koncesionare nga shteti shqiptar për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç në fund të viteve 90’, u bënë zyrtare në vitin 2015. Veç akuzave ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve, prokuroria vuri në sekuestro edhe një sërë biznesesh përfshi televizionin “Agon Channel”. Çështja u bë pjesë e debatit politik në vend, pasi opozita akuzoi kryeministrin se po i mbyllte gojën një televizoni kritik.

Beketi i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ishte persekutuar politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Vendimi ndaj Beketit nuk u ekzekutua asnjëherë prej vitit 2015, ndërkohë që ai fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratave dhe sekuestron ndaj pasurive të tij.

Etiketa: Brikena Ukperaj LubonjaDritan HasaniEnergy shpkEriola TropliniFrançesko BeketiGenti ShalaGjykata e ApelitKalivac Green EnergyMauro De Renzis
I mëparshmi

Letra e BE: Shqetësimet e banorëve të Kurdarisë, pjesë e dialogut me qeverinë

Tjetri

‘Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare

Tjetri
‘Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare

‘Konflikt’: Opozita e shqetësuar për dublimin e komisioneve parlamentare

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.