AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

ILD procedon gjyqtarin Shkëlzen Liçaj për vonesa në arsyetimin e vendimeve

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkoi KLGJ-së që të ulë përkohësisht pagën e gjyqtarit të Durrësit, Shkëlzen Liçaj, për shkak të vonesës së arsyetimit të vendimeve në mënyrë të përsëritur, ndërsa magjistrati i kundërshtoi si të pabazuara konstatimet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:48 | 01/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese nga një seancë e KLGJ-së për procedim disiplinor. Foto: ILD

Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkoi të mërkurën më 1 tetor Këshillit të Lartë Gjyqësor që të fillojë procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Durrësit, Shkëlzen Liçaj dhe të caktojë ndaj tij masën disiplinore “ulje e pagës” me 40% deri në një vit. Përfaqësuesi i ILD-së, Eugen Nasufi parashtroi para Këshillit gjetjet e hetimit disiplinor ndaj Liçajt. Sipas Nasufit, hetimi është bazuar në 13 ankesa për vonesa në arsyetimin e vendimeve. Nga sa relatori Nasufi, një prej ankuesve është ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Sipas Nasufit, janë bashkuar dy procedime disiplinore ndaj gjyqtarit Liçaj, prej nga janë evidentuar vonesa të përsëritura të zbardhjes së vendimeve në tejkalim të afatit ligjor deri në 4 vite. Vendimet i përkasin periudhës së viteve 2021, 2022, 2023.

ILD pretendon se nga ana e Liçajt janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, ku mosrespektimi i afateve ligjore nuk paraqitet si episod i izoluar, por si model i përsëritur në tri vite radhazi dhe në përmasa jashtë çdo standardi ligjor dhe profesional të afateve të vonesës.

Sipas Nasufit, zvarritja sistematike dhe e përsëritur përtej afateve, përbën tregues të qartë të mosrespektimit të përgjegjësive funksionale. Nasufi solli në vëmendje se pavarësisht parashtrimeve të gjyqtarit Liçaj, i cili i ka lidhur vonesat e arsyetimeve me gjendjen e sistemit gjyqësor dhe ngarkesën në punë, sërish rezulton se ai nuk ka përmbushur në mënyrë të plotë dhe të qëndrueshme detyrimet ligjore dhe funksionale për arsyetimin dhe dorëzimin në kohë të vendimeve gjyqësore.

Nasufi vërejti se edhe vetë magjistrati ka deklaruar se ka zgjedur t’u japë përparësi çështjeve që ka vlerësuar se janë urgjente, por nuk ka arritur të organizojë detyrën për balancuar kohën.

Në vijim, u konstatua se Liçaj e ushtron detyrën prej vitit 2020 dhe në kohën kur janë konstatuar shkeljet ka qenë në vitin e dytë dhe të tretë të punës. Megjithatë, ILD vlerëson se gjyqtari ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.

Sipas ILD-së, mosarsyetimi në kohë i vendimeve ka sjellë vonesa në ushtrimin e së drejtës së ankimit, apo të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore. Rrethanat e konstatuara konsiderohen prej Inspektorit si shkelje të rënda disiplinore. Nasufi parashtroi kërkimin përfundimtar për caktimin e masës disiplinor për “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40%, për një periudhë jo më të gjatë se një vit”.

Gjyqtari Shkëlzen Liçaj pretendoi në seancën dëgjimore të mërkurën, se parashtrimi i ILD-së, ka disa të meta në themel. Sipas tij, nuk analizohen shkaqet ligjore që përcaktojnë që nëse veprimi ose mosveprimi, ka të bëjë me përvojën profesionale të magjistratit dhe me fakte të pavarura prej tij.

Liçaj sqaroi se ka filluar detyrën në vitin 2020 në Gjykatën e Sarandës, ku asnjëherë në atë periudhë organika nuk kishte qenë e plotë. Ai pohoi se në momentin e fillimit të detyrës i ishin dhënë 145 çështje përveç atyre të shortuara, duke e konsideruar numër të lartë për një fillestar. Gjyqtari shtoi se në atë periudhë kishte pasur ndëprerje të punës dhe për shkak të pandemisë dhe kur kishin rifilluar ngarkesa e tij kishte shkuar mbi 600 çështje.

Ai evidentoi si problem edhe faktin se realizonin gjykim në disa gjykata njëkohësisht. “Ishim në Sarandë, por kishim gjykuar dhe në Gjirokastër e në Përmet”, tha ai dhe shtoi se kishte raste që humbiste gjithë dita për të bërë një gjyq në Përmet, por dhe me keq, kur shtyhej se nuk ishte realizuar njoftimi palëve.

Liçaj tha se kishte shpallur të paktën 3 vendime duke realizuar rreth 50 të tilla në muaj. “Bënim mesatarisht 20 seanca në ditë. Ka pasur ditë dhe 20 vendime. Ka qenë e pamundur të bëhej më shumë se kaq. Pas gjithë kësaj ngarkese është e pamundur të jesh brenda afateve të arsyeshme për arsyetimin e vendimeve”, tha ndër të tjera gjyqtari Liçaj.

Ai theksoi se nuk ka dashur në asnjë moment të ndodhej në këtë situatë, por ka qenë tej vullnetit dhe pritshmërive.

“Thuhet se gjyqtari nuk ka marrë masat organizative për këtë situatë. Gjendja e sistemit dihej. Ne nuk kishim çfarë bënim më shumë. Të rrinim të bënim kërkesa në KLGj në atë fazë, nuk do ndryshonte asgjë. Por që të bënim kërkesa formale për t’u dukur se kishim nevojë për gjyqtarë, dilte tej qëndrimit të magjistratit,” argumentoi ai dhe shtoi se e njëjta situatë kishte vijuar dhe kur ishte transferuar në Durrës, kur i duhej të shkonte për gjykime dhe në Sarandë.

Gjyqtari Liçaj ngriti pretendimet mbi të dhënat statistikore të evidentuara nga ILD, duke i cilësuar të pasakta. Sipas tij, në vitin 2023 kishte dhënë mbi 700 vendime, nga të cilat më shumë se 200 në Sarandë, që nuk ishin konsideruar në analizën e Inspektorit.

Liçaj pretendoi se kishte pasur ditë kur kishte gjykuar 30 çështje dhe kishte dhënë 24 vendime. “Po të kisha qëllim shtyrjen e gjyqeve dhe zbardhjeve nuk shpallja në një ditë 24 vendime”, tha ai duke shpjeguar se kishte vlerësuar ti gjykonte çështjet e të arsyetonte vendime sa të mundte, por që të mos krijonte stok me dosje të mbartura.

Subjekti pretendoi se nga gjithë vendimet e dhëna prej tij, ishin ankimuar në Apel vetëm 12.7% e tyre. Ai e cilësoi të pabazuar konstatimin e ILD-së për cënim të besimit të publikut, duke këmbëngulur se ishte përkushtuar në dhënien e vendimeve të shpejta e cilësore, gjë që sipas tij, vërtetohej dhe nga dakordësia e 87% të palëve në proces që kishin rënë dakord me vendimarrjet duke mos i ankimuar. Sipas Liçajt, 2500 vendime të tij nuk ishin ankimuar, që tregonte se të paktën 5000 palë kishin rënë dakord me zgjidhjen që iu kishte dhënë çështjeve.

“Statistikat varet dhe si i lexon. Nëse një njeri ka këmbët në frigorifer dhe kokën në furrë e ka temperaturën në mes të trupit mesatare. Por kokën e ka në furrë, varet se ku e çon termometrin. Mund të bëja që të bëja pak gjyqe e të arsyetoja, por do kishte shkuar stoku i çështjeve mbi 1000. Kam zgjedhur që të bëj gjykime të shpejta. Palët kanë qenë të kënaqur për shpejtësinë e gjykimit dhe cilësinë e vendimit. Nga 70-100 dosje që kishte një gjyqtar në Sarandë, ne morëm nga 600 sa filluam detyrën”, tha Liçaj dhe shtoi se në shtator të 2023 kishte pasur dhe një angazhim familjar pasi priste fëmijën e parë. Sipas tij, edhe kur lindi djali kishte vijuar të punonte mes Tiranës, Sarandës e Durrësit.

Liçaj pretendoi se ILD duhej të kishte analizuar dhe arsyetuar mbi gjithë konstatimet në parashtrimet e tij. Përfaqësuesi i ILD i cilësoi si lojëra fjalësh pretendimet e Liçajt dhe nëvizoi se parashtrimet e subjektit të hetimit disiplinor janë përmendur në mënyrë të përmbledhur në raport.

Gjyqtari Liçaj kërkoi 10 ditë kohë për të siguruar prova që sipas tij vërtetojnë ato çfarë ka parashtruar. “Jam përpjekur të bëj vendime cilësore. Se të gjithë ata që vijnë në gjykatë vijnë për një hall dhe kur e kanë zgjidhur që në shkallë të parë problemin, kjo është pozitive”, përfundoi ai. Këshilli vendosi të shtyjë seancën dëgjimore për më datë 22 tetor, në orën 10:00.

Etiketa: Eugen NasufiInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorShkëlzen LiçajUlsi Manja
I mëparshmi

Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

Tjetri

KPA rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

Tjetri

KPA rikthen në detyrë prokurorin Milan Laskaj

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.