AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Hetimet për vrasje zbulojnë grabitjen e mijëra m2 tokë në bregdetin e Durrësit

Hetimet e nisura për një vrasje të vitit 2021 zbuluan se anëtarët e krimit të organizuar në zonën e Durrësit dhe Shijakut kanë grabitur qindramijëra metra katrorë tokë në Gjirin e Lalzit dhe Kepin e Rodonit, duke ndërhyrë në arkivën dhe në regjistrat e Kadastrës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:17 | 02/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 2 tetor rezultatet e një hetimi dyvjeçar ndaj disa anëtarëve të krimit të organizuar, të cilët akuzohen për një vrasje të ndodhur në vitin 2021 dhe grabitjen e qindramijëra metrave katrorë tokë në bregdetin e lakmuar të Gjirit të Lalzit përmes falsifikimit dhe korrupsionit.

Sipas njoftimit të SPAK, hetimet mundësuan zbardhjen e vrasjes për hakmarrje të 32-vjeçarit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi, i cili u ekzekutua në Durrës në mbrëmjen me rrebesh të 24 janarit 2021. SPAK akuzon Astrit Avdylin, nipin e tij Aldo Avdyli si dhe Enea Kumen, vëllai i deputetit socialist të Durrësit, Loer Kume për implikim në vrasje.

Deputeti Kume konfirmoi për TV Ora arrestimin e të vëllait, ndërsa shtoi se ai prezumohet ende i pafajshëm dhe se mban përgjegjësi për jetën e vet.

Sipas SPAK, gjatë hetimeve për vrasjen është zbuluar edhe një skemë grabitjeje e pronave në bregdetin e Durrësit nga anëtarë të krimit të organizuar. Si truri i këtij grupi të strukturuar kriminal akuzohet Aleksandër Laho, i njohur dhe me nofkën “Rrumi”, një prej personazheve kryesorë të krimit të organizuar në zonën e Durrësit dhe Shijakut.

“Mekanizmi i përdorur nga anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal përfshin falsifikimin e plotë të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), falsifikimin e pjesshëm të AMTP-ve origjinale, përmes shtimit të numrit të parcelave, prodhimin e dokumenteve të falsifikuar dhe futjen ilegalisht të tyre në arkivën e ish ZVRPP Durrës, duke i paraqitur si vendime të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë pranë Këshillit të Qarkut Durrës…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Tokat e tjetërsuara ndodhen sipas SPAK në Lalëz, Shetaj, Bizë dhe Kërtushaj në zonat e Gjirit të Lalzit dhe Kepit të Rodonit- dy prej zonave turistike në Durrës. Prokuroria akuzon edhe vëllanë e Rrumit, Vullnet Muça për episodin e tokave.

Përveç futjes së dokumenteve të falsifikuara në arkivën e Kadastrës, ata akuzohen gjithashtu për heqjen e fletëve të regjistrave të kartelave të pasurisë në volum, ku kanë qenë të regjistruara prona të zërit kadastral “Pyll” dhe “Pa frut”, dhe i kanë zëvendësuar ato me fletët e reja të falsifikuara në formë dhe përmbajtje, ku pasqyronin të regjistruara pasuri të zërit kadastral “Arë”.

Pasuritë regjistroheshin në emrin e banorëve të fshatrave Lalëz, Draç, Bizë dhe Shetaj, të cilët në shumicën e rasteve nuk kishin dijeni se ishin pronarë të këtyre pasurive.

SPAK vlerëson se të gjitha këto veprime janë kryer me qëllim realizimin e përfitimeve të paligjshme përmes shitjes së këtyre pasurive te individë apo kompani të interesuara për investime në zonën bregdetare Lalëz dhe Shetaj, tek vendet e quajtura Rëra e Bardhë dhe Kepi i Rodonit.

Katër të hetuarit janë proceduar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Muça akuzohet dhe për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, kryer në bashëkpunim. SPAK ka proceduar dhe shtetasen E.A. për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, kryer nga personi që ka pë detyrë të lëshojë dokumentin.

Përveçse shtetases E.A., për të cilën është caktuar masa e sigurimit personal “ndalim i daljes jashtë shtetit”, për të gjithë të proceduarit e tjerë është caktuar “arrest në burg”.

Është bërë e mundur të ekzekutohen masat për të hetuarit Astrit Balliu alias Avdyli, i cili gjendet në qeli në kuadër të një operacioni tjetër; Vullnet Muça; Enea Kume, shtetasi V.B dhe shtetasen E.A. Ndërsa personat e tjerë, mes të cilëve edhe Aleksandër Laho janë shpallur sërish në kërkim.

Sipas SPAK, është realizuar sekuestrimi preventiv i 11 pasurive me sipërfaqe totale 254 mijë 300 m², në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, në Durrës.

Në njoftim thuhet se në këtë hetim dhe zbatimin e masave kanë kontribuar Europol, Eurojust, autoritetet gjyqësore të Republikës së Francës dhe autoritetet ligjzbatuese të Belgjikës, Holandëse Gjermanisë.

Një hetim i mëparshëm i SPAK zbuloi se Laho korruptoi zyrtarin e Avokatit të Shtetit, Irgen Kërçuku, shumën 600 mijë lekë dhe i premtoi 300 mijë lekë më shumë, me qëllim që të mos ushtronte ankim për një çështje.

Përmes një investigimi të mëparshëm, BIRN ekspozoi përfshihjen e Lahos në një skemë masive të përvetësimit të pronave në bregdet përmes falsifikimit të dokumenteve dhe korruptimit të zyrtarëve vendorë.

Astrit Avdyli njihet si një nga krerët e grupit të Shijakut, i akuzuar më parë për blerje votash në favor të Partisë Socialiste sipas përgjimeve të dosjes së njohur me numrin 339.

 

Etiketa: Aldo AvdylajAleksandër LahoAstrit AvdylajEnea KumeKadastra e DurresitKrimi i organizuarLoer KumeRrumiSPAK
I mëparshmi

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Tjetri

Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5D

Tjetri
Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5D

Arbjan Mazniku shmang përgjegjësitë për tenderat e fituar nga 5D

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.