AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Punëtori humb krahun në fabrikën e kromit në Krastë, procedohet administratori

Një punëtor i fabrikës së pasurimit të kromit në Krastë të Dibrës humbi krahun pas një aksidenti të rëndë në punë. Policia njoftoi procedim penal për administratorin e kompanisë.

Sami CurringaSami Curri
8 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Stoqet e kromit në qytetin e Bulqizës. Foto ilustruese: Vladimir Karaj/ Arkiv

Një aksident i rëndë u shënua këtë të enjte në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në zonën e re në Krastë, ku punëtori 27-vjeçar, identifikuar si Ismail Kola, humbi krahun gjatë punës. Ai ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Dibrës njoftoi se për këtë ngjarje kishte proceduar penalisht administratorin e subjektit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit B.L., 64 vjeç, banues në Burrel, me detyrë administrator i fabrikës së pasurimit të kromit në Bulqizë, pasi gjatë punës është aksidentuar shtetasi I.K., 27 vjeç.”

Sipas burimeve të BIRN, aksidenti ka ndodhur pasi punëtori i fabrikës ishte tërhequr nga pulexhat (rul transportues) e makinerisë së transportimit të mineralit, çka çoi në dëmtimin e rëndë dhe humbjen e krahut. Mësohet se 27-vjeçari ishte me detyrën e fadromistit. Fabrika ku ndodhi ngjarja kishte rifilluar punën vetëm pak ditë më parë, pas një ndërprerjeje pesëmujore të aktivitetit.

Ky nuk është rasti i parë kur kjo fabrikë bëhet objekt raportimi nga Policia e Shtetit. Në dhjetor 2021, Policia e Dibrës procedoi penalisht të njëjtin administrator, Bashkim Lala, pasi dyshohej se kishte ndotur mjedisin duke derdhur mbetje dhe ujëra të ndotura nga procesi i pasurimit të kromit në përroin e Batrës, në Martanesh.

Fabrika e pasurimit të kromit në zonën e re në Krastë ka nisur aktivitetin që në nëntor 2007 dhe operon si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me pronësi të përbashkët shqiptare dhe të huaj. Objekti i aktivitetit të saj është përpunimi dhe pasurimi i mineralit të kromit, duke përfshirë proceset e ndarjes së mineralit nga materiali inert dhe përgatitjen e tij për treg. Ky subjekt është një nga pikat kryesore të përpunimit të kromit në zonën e Martaneshit, i cili prej dekadash mbetet një nga rajonet me rezerva të konsiderueshme minerare në Shqipëri.

Ngjarja e fundit vjen në një periudhë me bilanc të rëndë në sektorin minerar. Vetëm gjatë vitit 2025, 5 minatorë kanë humbur jetën në zonën e Bulqizës dhe Klosit. Rasti i fundit ishte një javë më parë kur një 38-vjeçar u aksidentua për vdekje në një nga galeritë e kromit në Bulqizë. Referuar të dhënave zyrtare, sektori i minierave dhe karrierave përbën rreth 18% të aksidenteve të raportuara në punë për vitin 2024, duke e renditur atë ndër më të rrezikshmit në vend. Shumë punëtorë, të aksidentuar në sektorin minerar, kanë mbetur me paaftësi të pjesshme ose të përhershme për të vijuar punën.

Etiketa: administratori i proceduarAksident ne puneaksidente fataleBashkim LalaBulqizëdiberfabrika e kromitfurnizim mineralKlosKrastëminierat në ShqipëriPolicia e DibresProkuroria e Tiranëspulexhat e makinerisëPunëtorëSiguria në punëSpitali i Traumës
Tjetri
Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

Qeveria synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.