AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Gjyqtarja Blerina Muço kërkon rikthimin në detyrë në KPA

Gjyqtarja Blerina Muço kërkoi në KPA të konsiderohen të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga bashkëshorti nga marrëveshja me një shoqëri, duke argumentuar se ai nuk ka qenë në dijeni të mospagimit në kohë të detyrimeve tatimore.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:34 | 07/10/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Blerina Muço pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 7 tetor me parashtrimet dhe provat e reja të gjyqtares së Tiranës, Blerina Muço lidhur me detyrimet tatimore për të ardhurat e bashkëshortit, të përfituara nga kontrata me një shoqëri për të ofruar asistencë ligjore gjatë periudhës 2005-2008. Ajo pretendon se zbritja e këtyre të ardhurave e ka penalizuar padrejtësisht në KPK.

Gjyqtarja Blerina Muço u shkarkua prej Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, KPK më 1 nëntor 2023, pasi shumica e trupës konkludoi se ajo nuk arriti nivel të mjaftueshëm për pasurinë, si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes u evidentuan probleme në drejtim të cënimit të besimit të publikut tek drejtësia. Ndërsa pakica arsyetoi se Muço arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Subjekti paraqiti ankim në Kolegj, ku pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të shkaqeve të ngritura, u vendos vijimi i gjykimit të kësaj çështjeje në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me pagimin e detyrimeve tatimore për të ardhurat e bashkëshortit.

Subjekti parashtroi se bashkëshorti nuk kishte qenë në dijeni të moshlyerjes së detyrimeve tatimore nga shoqëria. Sipas saj, në marrëveshje kishte qenë e përcaktuar se detyrimet tatimore duhej t’i shlyente punëdhënsi dhe për këtë arsye bashkëshorti kishte qenë në kushtet e besimit të plotë.

Muço shtoi se vërtetohej me dokumentacion se bashkëshoti e kishte përfituar në kohë vlerën prej 73 mijë euro, si dhe se kjo gjë përputhej me deklarimet në vite. Ajo shpjegoi se pasi KPK kishte evidentuar mosshlyerjen e detyrimeve tatimore, i kishin kërkuar informacion institucioneve përkatëse, por kishin marrë përgjigje se ato të dhëna i jepeshin vetëm tatimpaguesit.

Subjekti pohoi se pasi shoqëria nuk kishte dhënë informacion dhe nuk kishin gjetur të dhëna për shlyerjen e detyrimeve tatimore, bashkëshorti i ishte drejtuar gjykatës që kishte pranuar padinë.

Gjyqtarja Muço vërejti se ka dorëzuar si provë vendimin e gjykatës, të formës së prerë që detyron shlyerjen e detyrimeve tatimore nga shoqëria. Po ashtu, ajo tha se kishte depozituar dokumenetacion dhe për ezkekutimin e vendimit për shlyerjen e detyrimeve. Subjekti pretendoi se konsiderimi këtyre të ardhurave e përmbys rezulatin e analizës financiare të Komisionit.

Relatorja Natasha Mulaj e pyeti subjektin se çfarë donte të provonte me vendimin e gjykatës për detyrimet tatimore. Muço tha se vendimi dhe aktet e tjera që ka dorëzuar vërtetojnë se janë shlyer detyrimet për të ardhurat në vlerën 73 mijë euro. Duke sjellë në vëmendje praktikën e Kolegjit, ajo kërkoi që të ardhurat e deklaruara se janë përfituar prej bashkëshortit nga kjo marrëveshje, të konsiderohen të ligjshme.

Në përgjigje të pyetjeve të Mulajt, subjekti deklaroi se marrëveshja e vitit 2005 ishte referuar dhe në një marrëveshje tjetër të vitit 2009. Ajo tha se nuk arrinte të kuptonte se përse KPK ka ngritur dyshime mbi këtë marrëveshje. Po ashtu, Muço tha se me sa kujtohej kishte dorëzuar në ILDKPKi kopje të marrëveshjes, megjithëse KPK i kishte bërë me dije se nuk kishte qenë. Në vijim, ajo e cilësoi marrëveshjen si një kontratë shërbimi dhe konstatuar se dhe gjykata që ka disponuar për detyrimet, e ka konsideruar të tillë.

Mulaj vërejti se kontrata rezulton në kontradiktë me deklaratën veting dhe me ato periodike, si dhe me shpjegimet e dhëna prej shoqërisë. Subjekti deklaroi se ka pasur ndonjë pasaktësi, por shtoi se i kishte sqaruar të gjitha rrethanat gjatë hetimit administrativ dhe në parashtrimet e depozituara në KPA.

Relatorja Mulaj konstatoi se në fashikujt e dosjes nuk kishte prova që vërtetonin marrëveshjen mes shoqërisë dhe bashkëshortit të subjektit. Po ashtu, ajo vërejti se bashkëshorti subjektit dukej se kishte përfituar të ardhura dhe nga një kompani tjetër.

Muço deklaroi se KPK kishte kërkuar dokumentacion vetëm për pagesën e detyrimeve tatimore, por se nuk i ishte kërkuar dokumentacion për këtë marrëdhënie e se kjo kishte qenë arsyeja që nuk i kishte vendosur në dispozicion.

Lidhur me të ardhurat e tjera, Muço sqaroi se bashkëshorti kishte qenë i punësuar dhe në një tjetër kopmani.

Kolegji pasi u tërhoq, vendosi me shumicë votash çeljen e hetimit gjyqësor dhe administroi dokumentet e depozituara nga subjekti si prova të reja.

Në përfundim, gjyqtarja Blerina Muço kërkoi që të konsiderohen në alaizën financiare të ardhurat e bashkëshortit dhe të konfirmohet në detyrë. KPA njoftoi se vendimi do të shpallet më 13 tetor, në orën 15:00.

 

Etiketa: Blerina MuçoGjykata e Rrethit TiranëGjyqtareKolegji i Posaçëm i Apelimit
I mëparshmi

Qeveria paguan faturën e vizitës ‘pa protokoll’ të Eric Adams në Shqipëri

Tjetri

Opozita kritikon rolin e KQZ në zgjedhjet e 11 majit

Tjetri
Dekriminalizimi, KQZ kërkon verifikimin e 30 kandidatëve për zgjedhjet vendore

Opozita kritikon rolin e KQZ në zgjedhjet e 11 majit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.