AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita kritikon rolin e KQZ në zgjedhjet e 11 majit

Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Ligjeve kritikuan punën e KQZ-së në mbikëqyrjen e përdorimit të burimeve publike në fushatë, por komisioneri Celibashi tha se institucioni që ai drejton ka marrë vlerësime pozitive për punën e bërë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:25 | 07/10/2025
në Lajme, Zgjedhje 2025
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Foto: LSA.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mbrojti punën e institucionit që ai drejton në raport me problematikat e konstatuara në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa raportoi para Komisionit të Ligjeve të martën.

Ai u përball me kërkesë llogarie nga deputetë të opozitës mbi gjetjet e Vëzhguesve Ndërkombëtare të misionit të OSBE-ODIHR, referuar kryesisht përdorimit të burimeve publike në fushatë nga ana e partisë në pushtet.

“Ka nisur të jetë rekomandim prioritar që nga vitit 2017, bëhet fjalë për abuzimin total me burime shtetërore nga qeveria Rama,” tha Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i këtij komisioni.

Bylykbashi tha se opozita ka denonuar atë që ai e quajti “inaktiviteti i KQZ-së për të parandaluar dhe ndëshkuar në mënyrë efikase këtë abuzim të qeverisjes me çdo kompetencë, që nga burime minimale deri tek ato rregullatore”.

Ai akuzoi më tej se ky institucion me vendimmarrjet e tij ka krijuar “autostradën e hapur për qeverinë për të shpartalluar zgjedhjet”, duke iu referuar shqyrtimit të vendimeve të qeverisë për bonuse për pensionistët para zgjedhjeve.

Celibashi u përgjigj duke iu referuar raportit paraprak të misionit vëzhgues të ODIHR që ka vlerësime pozitive për rolin e KQZ në këtë proces zgjedhor.

Ai tha se nuk shtonte asgjë në qëndrimet dhe vlerësimet e vëzhguesve për procesin, por theksoi se “aty ka vlerësime përsa i përket qasjes profesionale dhe të paanshme të KQZ-së”.

Celibashi tha se i ka ushtruar kompetencat e mundshme ligjore duke shqyrtuar ankimet dhe denoncimet dhe në lidhje me sjelljen e funksionarëve publikë dhe atë të qeverisë.

“Këto vendime kanë ndjekur rrugën e tyre ligjore dhe nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor dhe në fund të fundit duhet të pranojmë atë verdikt që sot kemi,” sugjeroi ai.

Kreu i KQZ-së po ashtu e quajti të suksesshëm bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, gjatë zgjedhjeve të fundit pavarësisht kritikave të Bylykbashit.

“Ndoshta nuk bëri atë që dikush e ka pritur, por me siguri impakti ka qenë pozitiv dhe natyrisht ka vend për ta përmirësuar…”- shtoi ai.

Celibashi cilësoi një sukses procesin e votimit nga jashtë që u realizua për herë të parë në këto zgjedhje, pavarësisht kritikave që ka pasur opozita dhe gjithashtu cilësoi me ‘integritet’ procesin e identifikimit elektronik të përdorur në ditën e votimeve.

Ndërkohë, deputetë të mazhorancës identifikuan si problematikë mungesën e qëndrueshmërisë së administratës zgjedhore dhe politizimin e saj, problem për të cilin ata nuk fajësuan KQZ-në, por rregullimin ligjor.

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri, tha se rekomandimet e raporteve të OSBE-ODIHR nuk janë plotësuar për shkak se Kuvendi nuk ka marrë masa për t’i adresuar ligjërisht problematikat.

“Në momentin kur administrata zgjedhore është tërësisht e varur nga flusket politike s’kemi pse kritikojmë KQZ për një gjë nuk e ka në dorë,” tha ai, duke shtuar se në reformën e re zgjedhore do të shikohej “trupave profesioniste për administrimin e zgjedhjeve”.

Raportimi në Kuvend lidhej me punën e këtij institucioni për vitin 2024, një proces i cili këtë vit është i vonuar nga Kuvendi.

Etiketa: Damian GjiknuriIlirian CelibashiKomisioni i LigjeveKomisioni Qendror i ZgjedhjeveOerd BylykbashiOSBE-ODIHRRaporti ne KuvendZgjedhjet e 11 majit
I mëparshmi

Gjyqtarja Blerina Muço kërkon rikthimin në detyrë në KPA

Tjetri

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

Tjetri
Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

Si u bë Shqipëria nyje e kontrabandës së naftës nga Rusia dhe Afrika Veriore

nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.