AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

PD kërkon shkarkimin e Presidentit për “shkelje të Kushtetutës”

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi të mërkurën nga Kuvendi nisjen e procedurës parlamentare për propozimin e shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për “shkelje të rëndë të Kushtetutës”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:12 | 08/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Foto: LSA.

Kërkesa vjen pas disa dekreteve të firmosura nga Begaj që janë kontestuar nga opozita, siç janë dekretimi i një kompetence të re për kryeministrin Rama në lidhje me krijimin e një ministrie virtuale si dhe caktimin e datës së zgjedhjeve për bashkinë Tiranë.

Presidenti i dekretoi zgjedhjet në Tiranë pa marrë parasysh një ankim të regjistruar në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave.

Në sqarimin e tij publik, presidenti Begaj pretendoi se Veliaj nuk ishte shkarkuar mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës ndaj do të duhej t’i ishte drejtuar me ankim Gjykatës Administrative dhe jo Gjykatës Kushtetues, por mbrojtësit e Veliajt pretendojnë që kjo anashkalon pikën 2 të nenit 115 të Kushtetutës, i cili e pezullon shkarkimin e një të zgjedhuri pas ankimit në gjykatë.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”, një kryetar bashkie i zgjedhur mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, kur dënohet me vendim të formës së prerë ose kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore.

Partia Demokratike e akuzoi presidentin Begaj se kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe se kishte rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese.

Grupi i PD-së proteston ndaj refuzimit të mazhorancës socialiste për të përdorur mekanizmat e kontrollit parlamentar nga opozita, si mocionet për debat dhe interpelancat.

Bashkë me kërkesën për nisjen e procedurës kundër Presidentit, PD ka vendosur të kërkojë dhe ngritjen e dy komisioneve hetimore; për parregullësitë zgjedhore të 11 Majit dhe për lidhjet e e Kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së, Charls McGonigal.

Po ashtu, partia më e madhe opozitare kushtëzon pjesëmarrjen e saj në dy komisionet e posaçme parlamentare, lidhur me Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale, të kërkuar nga mazhoranca socialiste.

“Pjesëmarrja e opozitës në këto komisione do të mundësohet vetëm nëse puna në to ndërtohet mbi bazën e garancive të barazisë pozitë-opozitë, të konsensusit në vendimmarrje në komision dhe në seancë plenare, të respektimit të parimit të transparencës dhe gjithëpërfshirjes, si dhe të angazhimit në proces sipas fushave që mbulojnë të ekspertëve të OSBE-ODIHR, Këshillit të Europës, të Komisionit të Venecias dhe të Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë të mërkurën pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Etiketa: Bajram BegajErion VeliajGjykata KushtetueseKushtetuta e ShqipërisëKuvendi i ShqiperisePartia DemokratikePresidenti i Republikes
I mëparshmi

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

Tjetri

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Tjetri
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.