AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë

Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë si dhe të kalojë në seancë publike ankimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:00 | 09/10/2025
në Lajme, Zgjedhje të pjesshme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj gjatë dekretimit të Këshillit të Ministrave. Foto: LSA.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten që të pezullojë dekretin e Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, pasi ky dekret u ankimua nga avokatët e kryebashiakut të shkarkuar me vendim qeverie, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Gjykata Kushtetuese njoftoi gjithashtu se trupi gjykues vendosi njëzëri që të kalojë çështjen me kërkues Veliajn në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025, duke u referuar ankesës së tij për shkarkim të padrejtë nga Këshilli i Ministrave.

Begaj i dekretoi zgjedhjet në Tiranë më datë 9 nëntor bashkë me 5 bashki të tjera, ku vakancat u shkaktuan nga dorëheqjet e kryebashkiakëve socialistë.

Veliaj e kishte ankimuar vendimin e qeverisë duke u bazuar në një nen të Kushtetutës që parashikonte qartë se vendimi i shkarkimit pezullohej në momentin e ankimimit, por kjo nuk e ndaloi Presidentin e Republikës Bajram Begaj që të dekretonte datën e zgjedhjeve.

Presidenca shpërndau një sqarim publik, ku këshilltarët ligjore të kreut të shtetit marrin përsipër të interpretojnë shkarkimin e kryebashkiakut he me anë të një kapërcimi juridik sugjerojnë se ankesa e tij duhej të ishte drejtuar në Gjykatën Administrative dhe jo në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Kushtetutës dhe ligjit për “Vetëqeverisjen Vendore”, një kryetar bashkie i zgjedhur mund të shkarkohet nga Këshilli i Ministrave për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjeve, kur dënohet me vendim të formës së prerë ose kur nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore.

Partia Demokratike e akuzoi presidentin Begaj se kishte bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe se kishte rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndërmorën dhe iniciativën për të kërkuar shkarkimin e tij nga detyra.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jo-fitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa.

Shkarkimi i Veliajt, që shihej deri pak muaj më parë si një figurë qendrore e Partisë Socialiste dhe pasardhës i Edi Ramës, u inicua pikërisht nga Rama që udhëzoi këshilltarët socialistë të bashkisë që të nisnin procedurën e shkarkimit, që u finanalizua më pas me vendimin e qeverisë.

 

Etiketa: Bajram BegajDekreti per TiranenEdi RamaErion VeliajGjykata KushtetueseOgerta Manastirliu
I mëparshmi

Si u kthye Shqipëria në një qendër të industrisë globale të mashtrimit

Tjetri

Sa kushtojnë udhëtimet e kryeministrit? Publiku nuk ka më të drejtë t’i dijë

Tjetri
Kryeministria thotë se udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua nga Air Albania

Sa kushtojnë udhëtimet e kryeministrit? Publiku nuk ka më të drejtë t’i dijë

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.