AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

Pas shqyrtimit të provave dhe shpjegimeve në Kolegj, kreu i SPAK kërkoi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj, pasi vlerësoi se nuk u gjendën probleme penalizuese.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:00 | 14/10/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Gentian Habazaj dhe përfaqësuesi i tij ligjor pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme u tërhoq të martën nga kërkesa për shkarkimin e prokurorit të Beratit, Gentian Habazaj, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.

Gjatë paraqitjes së bisedimeve përfundimtare, prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, renditi konkluzionet e arritura për vetingun e Habazajt, bazuar në shqyrtimin e provave dhe shpjegimeve të dorëzuara në Kolegj.

Për vlerësimin e pasurisë, Xholi u ndal fillimisht në konstatimin e ankimit, mbi informacionin e Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, DPPPP. Ai nënvizoi se edhe në përfundim të këtij shqyrtimi gjyqësor, nuk rezultuan transaksione të vetë subjektit të rivlerësimit apo personave të lidhur me të, për të cilat, organet përgjegjëse kishin ngritur dyshime.

Xholi paraqiti qëndrim të ndryshëm për shkaqet e ngritura lidhur me pamundësinë financiare në krijimin e një depozite në shumën 4.8 milionë lekë dhe kursime cash 700 mijë lekë, për burimin e të cilave subjekti deklaruar se kanë shërbyer të arhdurat e prindërve nga puna dhe aktiviteti i tyre. Ai solli në vëmendje se depozita është çelur në vitin 2003, ndërkohë që subjekti ka ndjekur Shkollën e Magjistraturës gjatë periudhës 2007- 2009 dhe është emëruar prokuror në stazh në tetor të 2009-ës, kur dhe ka depozituar në ILDKPKI deklaratën para fillimit të detyrës.

Po ashtu, Xholi konstatoi se në momentin e plotësimit dhe dorëzimit të deklaratës veting, subjekti ka qenë i shkëputur nga trungu familjar, për një periudhë prej më shumë se 6 vitesh. Duke ju referuar jurispudencës së KPA-së, Xholi tha se, në këto kushte, prindërit e subjektit nuk konsiderohen persona të lidhur e për rrjedhojë nuk mbartin të njëjtin detyrim ligjor për të justifikuar pasuritë dhe burimet e ligjshme të krijimit të tyre.

Në vijim ai konstatoi se depozita është një pasuri e krijuar herët në kohë, e provuar dhe materializuar në sistemin bankar që në vitin 2003, periudhë kur subjekti i rivlerësimit ka qenë duke ndjekur studimet universitare. Po ashtu, është konstatuar se në këtë llogari bankare janë kryer depozitime cash në vite, derisa është arritur shuma e deklaruar nga subjekti i rivlerësimit në deklaratën e parë para fillimit të detyrës. Si depozitues është identifikuar babai i ndjerë i subjektit.

Xholi tha se, si gjatë hetimit administrativ në Komision, ashtu dhe gjatë shqyrtimit të çështjes në Kolegj, u provua ekzistenca e aktivitetit të ligjshëm të babait të prokurorit Habazaj, si avokat në Vlorë, që prej vitit 1998 e deri në vitin 2015, si dhe shlyerja e detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimit të detyrueshëm shoqëror e shëndetësor si person fizik. Këto elemente vlerësohen se tregojnë se, babai i subjektit e ka ushtruar këtë aktivitet në mënyrë të ligjshme.

Po ashtu, ka rezultuar se të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet janë deklaruar se janë përdorur si burim për financimin e depozitës që provohet se është krijuar gjatë të njëjtës periudhë.

Sipas Xholit, vitet për të cilat janë konstatuar paqartësi për të ardhurat e realizuara nga aktiviteti i të atit, i përkasin periudhës kur vetë subjekti ishte duke ndjekur studimet dhe nuk ushtronte funksione publike, duke përjashtuar tej çdo dyshimi se ka pasur mundësi të ndikojë nëpërmjet abuzimit me detyrën e tij në krijimin e pasurisë.

Në përfundim, vlerësohet se problemet e konstatuara lidhur me këtë pasuri, e krijuar para se prokurori Habazaj të merrte detyrën e prokurorit dhe jashtë ndikimit të subjektit në këtë funksion, nuk mundet ta vendosin atë në kushtet e një deklarimi të pamjaftueshëm e nuk mund të sjellin penalizim.

Për një apartament banimi në përdorim, Xholi konstatoi se kjo pasuri është blerë dhe është regjistruar 100% në pronësi të nënës së subjektit dhe se ky i fundit nuk gëzon të drejta reale mbi këtë pasuri. Ndërkohë, ka rezultuar se babai i ka lënë subjektit trashëgimi vetëm një apartament në Vlorë.

Drejtuesi i SPAK në vlerësimin e kësaj pasurie në përdorim, thotë se ka marrë në konsideratë deklarimet koherente të subjektit; blerjen e apartamentit nga prindërit përmes pagesave bankare; mungesën e të drejtave reale të prokurorit Habazaj mbi këtë pasuri; si dhe historikun e investimeve të prindërve ndër vite; duke konkluduar se nuk ngrihen dyshime.

Në përfundim të vlerësimit në kriterin e pasurisë, problemet e gjetura nuk janë vlerësuar penalizuese.

Po ashtu, është konkluduar se nuk ka probleme që mund të sjellin shkarkim as në kriterin profesional. Gjetjet në vetëm një prej procedimeve penale të hetuara nga subjekti që io janë nënshtruar rivlerësimit, janë çmuar jo penalizuese.

Në përfundim, drejtuesi i SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit Gentian Habazaj.

Edhe prokurori Habazaj dhe përfaqësuesi i tij ligjor, avokati Julian Mërtiri paraqitën në mënyrë të përmbledhur bisedimet përfundimtare, duke argumentuar se ishte provuar se shkaqet e ngritura në ankim nuk qëndronin. Në përfundim, Habazaj kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të tij.

Kolegji u tërhoq për vendim që do të shpallet më datë 17 tetor, në orën11:00.

Etiketa: Adnan XholiGentian HabazajKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Berat
I mëparshmi

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë, ndërsa procedohen

Tjetri

Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik

Tjetri
Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik

Dëgjesa në Kuvend kthehet në vajtim për televizionin publik

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.