AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Minatorët e Spaçit akuzojnë policinë për dhunë, ndërsa procedohen

Një ditë pasi ndërhyri forcërisht në protestë, policia e Mirditës tha se po procedonte nëntë minatorë dhe një përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave, edhe pse këta të fundit kërkojnë siguri dhe të drejta.

Elvis HilangaElvis Hila
16:48 | 14/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Minatorët e Spaçit vazhdojnë protestën për kushtet e punës. Foto: Elvis Hila.

Një ditë pas përplasjes me minatorët protestues të Spaçit, policia e Mirditës njoftoi të martën se po ndiqte penalisht nëntë prej tyre për veprat penale të pengimit të qarkullimit dhe kundërshtimit të punonjësve të policisë. Për ndjekje penale është referuar në prokurori edhe një përfaqësues i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, e cila po mbështet protestën.

Edhe pse po ushtronin të drejtën e tyre të protestës, minatorët u mbajtën për 6 orë të izoluar në komisariatin e Mirditës të hënën. Të martën në mëngjes, ata u mblodhën sërish në shenjë proteste në hyrjen kryesore të minierës.

“Ne ishin duke protestuar, siç po bëjmë prej datës 8 tetor pranë hyrjes kryesore të kompanisë. Policia erdhi dhe ndërhyri forcërisht pa asnjë shkak,” tha Albert Bushpreni, drejtues i protestës.

“Na morën na çuan në komisariat dhe disa prej nesh kanë pësuar edhe fraktura nga dhuna policore. Nuk më duket normale që në një shtet demokratik të veprohet në këtë mënyrë, vetem se ne po kërkojmë të drejtat tona,” shtoi ai.

Rreth 70 minatorë të minierës së Spaçit në Mirditë kanë ndërprerë punën dhe janë ngritur në protestë që prej datës 8 tetor, duke kërkuar njohjen e sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, e cila, sipas tyre, do të garantonte të drejtat dhe sigurinë në vendin e punës.

Por kompania “TETE Albania”, e cila menaxhon minierën e Spaçit, nuk i ka pranuar deri më tani kërkesat e minatorëve.

Në një njoftim për mediat të shpërndarë të martën, kompania “Tete Albania” deklaroi se ishte pro dialogut me minatorët, por akuzoi Konfederatën se po pengonte punën në minierë dhe se nuk kishte paraqitur dokumentacion të plotë ligjor.

“Shoqëria ‘TETE Albania’ mbetet e gatshme për dialog konstruktiv dhe social, sapo të paraqitet dokumentacioni i plotë ligjor dhe të respektohen procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi”, deklaroi kompania.

 

Etiketa: Konfederata e Sindikatave të ShqipërisëPolicia e MirditesProtesta e minatoreveSpaçTete Albania
I mëparshmi

Naureda Llagami i kërkon Gjykatës Kushtetuese ta zgjedhë si anëtare

Tjetri

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

Tjetri
Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

Kreu i SPAK tërhiqet nga ankimi për prokurorin Gentian Habazaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.