AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Administrative rrëzon kërkesën e banorëve për masë sigurimi ndaj HEC “Doma”

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë, refuzoi një kërkesë të banorëve të fshatit Kurdari në Klos për vendosjen e masës së sigurimit të padisë për pezullim përkohësisht të punimeve të hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës deri në shqyrtimin në themel të padisë së tyre për paligjshmëri në procedurat e lejes.

Sami CurringaSami Curri
8 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banorët e fshatit Kurdari para Gjykatës Administrative në Tiranë. Foto: Sami Curri

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë në Tiranë refuzoi të enjten kërkesën e banorëve të fshatit Kurdari në Klos për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, që do të pezullonte përkohësisht punimet e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës, deri në përfundim të gjykimit për ligjshmërinë e projektit. Vendimi u dha pas një seance që zgjati rreth një orë, ku gjyqtarja e çështjes, Ema Shaholli u tërhoq në dhomën e këshillimit dhe doli me vendimin për refuzim.

Banorët e pranishëm në sallë u shprehën të zhgënjyer nga vendimi, ndërsa avokatja Dorina Prethi deklaroi se pavarësisht kësaj, ata mbeten të vendosur të ndalojnë punimet në terren dhe të ndjekin çështjen deri në fund. “Banorët deklarojnë se janë shumë të vendosur. Ata ndihen të zhgënjyer nga vendimi, por nuk do të ndalen. Sfida tani është që përplasjet mes kompanisë dhe banorëve të mos përshkallëzohen,” tha Prethi për BIRN.

Sipas saj, kërkesa për masë sigurimi ishte bërë për herë të dytë, këtë herë e shoqëruar me prova të reja, përfshirë firmat e 500 banorëve të zonës dhe pamje filmike që dokumentonin dëmet mjedisore të shkaktuara nga nisja e punimeve. “Ne treguam me prova se terreni është dëmtuar, pylli është prishur dhe është hapur rrugë në mes të zonës pyjore. Gjykatës iu kujtua edhe jurisprudenca e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që çështjet që prekin mjedisin duhet të kenë prioritet, pasi mjedisi është çështje kombëtare dhe trashëgimi për brezat,” shtoi ajo.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës, dhjetëra banorë protestuan duke mbajtur pankarta me thirrje për SPAK dhe për mbrohtjen e burimeve ujore.

Avokatura e Shtetit, e pranishme në sallën e gjyqit, e kundërshtoi kërkesën me argumentin se banorët kishin dijeni për projektin që prej vitit 2018 dhe se kundërshtimi i tyre ishte bërë me vonesë. Përfaqësuesit ligjorë dhe banorët e refuzuan këtë pretendim, duke theksuar se komuniteti është njoftuar vetëm në momentin që kompania “Global Interprise Group” nisi punimet në terren, pa u zhvilluar asnjë proces konsultimi publik.

Në seancën e të enjtes munguan përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit, megjithëse kishin marrë dijeni për procesin. Ndërkohë, kompania ndërtuese kishte kërkuar shtyrjen e seancës për arsye udhëtimi jashtë shtetit, por gjykata vendosi ta vazhdojë gjykimin në mungesë të saj.

Pas refuzimit të kërkesës për masë sigurimi, procesi gjyqësor do të vijojë në themel me seancën e radhës të planifikuar më 30 tetor 2025, ndërsa palët pritet të paraqesin argumentet përfundimtare për ligjshmërinë e lejeve dhe procedurave të ndjekura për ndërtimin e hidrocentralit.

Banorët e fshatit Kurdari në njësinë administrative Suç të Klosit kanë paditur Bashkinë Klos, Agjencinë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit dhe kompaninë “Global Interprise Group” sh.p.k., duke kërkuar pavlefshmërinë absolute të vendimeve të Këshillit Bashkiak dhe të lejeve të dhëna për ndërtimin e HEC-it “Doma”. Sipas avokatëve Dorina Prethi dhe Adriatik Lapaj, vendimet e këshillit bashkiak janë marrë në kundërshtim me ligjin dhe pa u zhvilluar konsultime publike me komunitetin, siç e kërkon legjislacioni shqiptar dhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar.

Ndërtimi i HEC-it “Doma” ka shkaktuar tensione të përsëritura në terren. Banorët kanë bllokuar disa herë mjetet e kompanisë, duke çuar në përplasje fizike dhe procedime penale ndaj disa prej tyre. Ata pretendojnë se projekti rrezikon ujin e pijshëm, tokat bujqësore dhe jetesën e qindra familjeve të zonës.

Më herët, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i është përgjigjur ankesës së banorëve, duke konfirmuar se e ka marrë në shqyrtim rastin dhe do ta ngrejë në bisedimet me qeverinë shqiptare gjatë procesit të negociatave për anëtarësim. “Bashkimi Europian i kushton rëndësi të madhe të drejtave të qytetarëve, të drejtave pronësore dhe mbrojtjes së mjedisit. Këto janë parime kyçe të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë,” thuhej në përgjigjen e BE-së.

Etiketa: Adriatik LapajAgjencia Kombetare e Zhvillimit te TerritoritAvokatura e ShtetitBashkia KlosBEBIRNDelegacioni i Bashkimit EuropianDorina PrethiEma ShaholliGjykata AdministrativeGjykata e LarteGlobal Interprise GroupHEC DomaHidrocentralKeshilli BashkiakKloskonsultim publikKurdariLumi i Lusësmasë sigurimiMjedisiShqipëriaSPAKSuçTirana
Tjetri
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e VKM-së për pallatet pa leje

Gjykata Kushtetuese i llogarit mandatet nga data e përfundimit të detyrës së parardhësve

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.