AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

KPA vendosi pushimin e çështjes së vetingut për prokurorin Ylli Pjetërnikaj, pas kërkimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK për lënien në fuqi të konfirmimit të tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:08 | 17/10/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Ylli Pjetërnikaj dhe avokatja e tij, Romina Zano pas një seance në KPA.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 17 tetor vendimin për pushimin e gjykimit të çështjes së vetingut të prokurorit të Tiranës, Ylli Pjetërnikaj, prej nga mori formë të prerë konfirmimi i tij në detyrë.

Prokurori Ylli Pjetërnikaj u konfirmua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 27 prill të vitit 2023, pasi nuk u gjetën probleme për figurën dhe pasurinë, ndërsa për pasurinë u aplikua parimi i objektivitetit dhe proporcionalitetit. Vendimarrja e Komisionit u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili pretendoi se nuk ishte arritur të provohej e kundërta e barrës së provës, lidhur me të ardhurat e deklaruara nga subjekti para fillimit të detyrës, se ishin  përfituara nga ferma bujqësore e blegtorale që zotërohet prej familjes së origjinës.

Drejtuesi i SPAK u qëndroi në parashtrime shkaqeve të ankimit, por gjatë bisedimeve përfundimtare u paraqitën konkluzione të ndryshme, duke vlerësuar se pasaktësitë e konstatuara nuk mund të sillnin penalizim. Në përfundim, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit të prokurorit Pjetërnikaj.

Subjekti shpjegoi se ai nuk ka pasur asnjë kontribut në krijimin e të ardhurave të familjes bujqësore që ka deklaruar, pasi ka qenë i mitur ose në shkollë në kohën kur janë krijuar. Ai nënvizoi se këto të ardhura janë krijuar e deklaruar para fillimit të detyrës dhe se burimet e tyre janë të verifikueshme. Në përfundim, prokurori Pjetërnika kërkoi pushimin e çështjes, ose në alternativë, lënien në fuqi të vendimarrjes së Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë.

Bazuar në kërkimin përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Kolegji konstatoi se ka humbur objekti i ankimit, e për rrjedhojë nuk ka më lëndë procedurale. Sipaës KPA, vijimi i shqyrtimit me një ankim që ka humbur objektin, do përbënte cënim të procesit të rregult ligjor. Gjatë shpalljes së vendimit u konstatua fakti se kur Kolegji e pushon çështjen, vendimarrja e Komisionit konsiderohet se ka marrë formë të prerë.

Në përfundim u deklarua se, me shumicë votash, është vendosur pushimi i çështjes që ka të bëjë me ankimin e Komisionerit kundër vendimit të KPK për konfirmimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Pjetërnikaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe ka punuar si prokuror në Kukës, Shkodër Lezhë dhe në Tiranë. Ai është angazhuar në mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë dhe në disa institucione arsimore private. Aktualisht është pedagog pranë Shkollës së Magjistraturës.

 

Etiketa: Kolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëYlli Pjetërnikaj
I mëparshmi

Konfirmimi i prokurorit Gentian Habazaj mbetet në fuqi

Tjetri

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

Tjetri
KAS i kërkon Celibashit të kallëzojë në Prokurori numëruesit e partive

Tjetërsimi i qindra votave në qarkun e Fierit kalon pa ndëshkime

zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.