AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pas 48 orësh arrestim, Prokuroria e Elbasanit urdhëron lirimin e avokatit

Prokuroria e Elbasanit urdhëroi lirimin e avokatit Ulian Bajrami pasi vlerësoi se “nuk ka elementë për të caktuar ndonjë masë”, ndërkohë që kolegët e tij e konsiderojnë skandaloz arrestimin dhe bojkotojnë seancat penale në shenjë proteste.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:44 | 20/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forca të policisë para gjykatës së Elbasanit. Foto: Bardha Nergjoni

Prokuroria e Elbasanit lëshoi një urdhër të menjëhershëm lirimi ndaj avokatit Ulian Bajrami të hënën, thuajse 48 orë pas ndalimit të tij të debatueshëm në sallën e gjyqit, që u pasua me reagime dhe protesta të avokatëve në të gjithë vendin.

Sipas Prokurorisë së Elbasanit, urdhri i lirimit ishte firmosur pasi u vlerësuan aktet e ndalimit me iniciativë nga ana e Policisë Gjyqësore, nga ku ka rezultuar se nuk ka elementë për të caktuar ndonjë masë sigurimi personal ndaj tij.

Gjithsesi, procedimi penal ndaj Bajramit me akuzat e kanosjes së prokurorit do të vazhdojë në gjendje të lirë. Një burim nga Prokuroria e Elbasanit i tha BIRN se çështja do të transferohet për kompetencë në një tjetër prokurori për të shmangur ndikime të mundshme.

Avokati Ulian Barjami u ndalua të shtunën pas një debati me prokurorin Gjergji Ceka gjatë një séance për masë sigurie të zhvilluar të premten e kaluar. Ndalimi u krye nga policia gjyqësore për veprën penale të kanosjes.

Ndalimi i avokatit Bajrami u dënua nga kolegët e tij, ndërkohë që Dhoma Kombëtare e Avokatisë vendosi bojkotimin e të gjitha seancave penale përgjatë datave 20-25 tetor, me përjashtim të seancave që kanë të bëjnë me masat e sigurimit personal.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë Elbasan, Demir Çiftja i tha BIRN se avokati i ndaluar nuk ka kryer asnjë vepër penale. Çiftja tha se ka qenë dhe vetë në atë seancë gjyqësore dhe ka dëgjuar gjithçka, duke nënvizuar se avokati Barjami vetëm sa “ka zhvilluar debat gjyqësor në kuadër të barazisë së armëve”.

“Kallëzim mund të bëhej, por jo të arrestohej. Ishte prokurori që i tha atij në sallë se do të arrestohej. Jo çdo gjë që thotë prokurori duhet të bëhet,” pohoi Çiftja.

Përfaqësuesi ligjor i Barjamit, avokati Ardian Visha e cilësoi si skandaloz rastin.

“Quhet kanosje se tha avokati se do kryente kallëzim penal,” ironizoi Visha.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj tha të hënën se ndjek me vëmendje çdo çështje që prek gjyqësorin. Ndërkohë, lidhur me pasojat që mund të sjellë bojkoti në proceset gjyqësore, KLGj bëri me dije se nuk kanë ndonjë qëndrim, por do të njoftojnë në vijim.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD bëri me dije se ka nisur verifkkimin në vend që në mëngjes me iniciativë, bazuar në raportimet në media. Sipas ILD, deri tanimë nuk ka ndonjë ankesë, por ka mbërritur një letër nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, drejtuar disa institucioneve, përfshirë dhe ILD-së, ku njoftohet vendimarrja e kësaj dhome për rastin në fjalë.

 

Etiketa: Ardian VishaBojkoti i seancaveDemir ÇiftjaDhoma Kombëtare e AvokatisëILDKëshilli i Lartë GjyqësorProkuroria e Rrethit ElbasanUlian Bajrami
I mëparshmi

Ish-drejtoresha e Kadastrës gjendet fajtore për pastrim parash, por dënimi pezullohet

Tjetri

Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë

Tjetri
Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë

Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.