AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Prokurori Elidon Hysenaj drejt konfirmimit në KPA

Pasi konsultoi informacionet e klasifikuara të institucioneve ligjzbatuese për prokurorin e Tiranës, Elidon Hysenaj, drejtuesi i SPAK nuk gjeti probleme penalizuese dhe kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:56 | 24/10/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Elidon Hysenaj pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të vendimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Elidon Hysenaj. Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare shtesë në çështjen e vetingut të prokurorit Hysenaj, prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK, deklaroi të premten më 24 tetor, se mbeten ende të paqarta qëndrimet e subjektit në dakordësimin për kërkesat e palëve në proceset penale, për zëvendësimin e masave të tyre në tre çështje.

Në vijim, Braho sqaroi se drejtuesi i SPAK kishte konsultuar informacionet e klasifikuara të institucioneve ligjzbvatuese, si ato të gjendur në fashikujt e hetimit administrative në Kolegj, ashtu edhe në institucionet burimore. Në përfundim, vlerësohet se gjetjet e konstatuara nuk mund të justifikojnë penalizimin e subjektit të rivlerësimit e për rrjedhojë, u kërkua lënia në fuqi e konfirmimit në detyrë.

Prokurori Elidon Hysenaj dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano shprehën dakordësi me kërkimin e drejtuesit të SPAK, duke cilësuar të drejtë.

Kolegji u tërhoq për marrjen e vendimit që do të shpallet më datë 28 tetor, në orën 15:30.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK i verifikoi gjatë hetimit administrativ informacionet e klasifikuara lidhur me prokurorin Elidon Hysenaj dhe nuk gjeti probleme penalizuese, duke e konfirmuar këtë subjekt rivlerësimi më 9 tetor të vitit 2023. Kjo vendimmarrje u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkoi që të verifikohen të dhënat e klasifikuara e të trajtohen lidhur me dakordësimin e subjektit për kërkimet e të hetuarve për lehtësimin e masave të sigurimit ndaj tyre – të dhëna që u çmuan nga drejtuesi i SPAK, të pamjaftueshme për penalizim.

Etiketa: Elidon HysenajKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Tiranë
I mëparshmi

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Mirela Zavalani

Tjetri

Kryebashkiaku socialist ‘ofroi’ investime në këmbim të votës për PSD-në e Tom Doshit

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Kryebashkiaku socialist 'ofroi' investime në këmbim të votës për PSD-në e Tom Doshit

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.