AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-shefi i krimeve, në gjyq për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre

Ish-shefi krimeve në komisariatin nr.3 në Tiranë, Erjon Dani dhe pesë të pandehur të tjerë akuzohen se në tre episode të ndryshme kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë – të dhëna që u siguruan gjatë një hetimi për trafik narkotikësh.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:30 | 28/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 28 tetor përfundimin e hetimeve ndaj gjashtë të pandehurve të akuzuar për ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, si dhe për shpërdorim detyre pasi dyshohet se kanë shpërndarë të dhënat e TIMS tek persona të tretë.

Çështja ndaj ish-shefit të krimeve në komisariatin nr. 3, Erjon Dani dhe të pandehurve Musa Gjikola, Klodjan Muça, Sokol Masha, Emiljano (alias Millan) Roçi, dhe Vilson Roçi është dërguar në gjykatë. Të dhënat ndaj të akuzuarve janë siguruar gjatë një hetimi tjetër për trafik droge e të qenieve njerëzore.

Në njoftim bëhet me dije se nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë vitit 2020, të pandehurit janë përfshirë në tre episode të veçanta, ku kanë kërkuar dhe përfituar shuma monetare që varionin nga 4 000 deri në 7 500 euro, me pretendimin se kishin aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë, me qëllim ndikimin në masa sigurimi personal dhe favorizim në dhënie dënimi ndaj disa të arrestuarve.

Po ashtu, sipas SPAK është provuar se i pandehuri Erjon Dani, i cili në kohën e këtyre ngjarjeve ka mbajtur funksionin e zëvendësshefit të komisariatit dhe shefit për krimet në Komisariatin Nr. 3 Tiranë, ka shpërdoruar detyrën duke shpërndarë tek persona të tretë të dhëna të siguruara nga sistemi TIMS.

Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar duke i koordinuar veprimet përmes komunikimeve në platformën e enkriptuar “Sky ECC.

Hetimi ndaj gjashtë të pandehurve është ndarë nga një procedim penal i vitit 2023, për të cilin vijojnë hetimet për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “grupit të strukturuar kriminal”.

Erjon Dani dhe gjashtë persona të tjerë u arrestuan në korrik të këtij viti në kuadër të këtyre hetimeve, gjatë një operacioni të shtrirë në qarqet Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë, ndërkohë që u shpallën në kërkim dhe gjashtë të tjerë.

Etiketa: Emiljano RoçiErjon DaniKlodjan MuçaMusa GjikolaProkuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitSky ECCSokol Masha
I mëparshmi

Qeveria drejt legalizimit të lobimit, por kontratat e pagesave i mban sekret

Tjetri

Konfirmimi i prokurorit Elidon Hysenaj mbetet në fuqi

Tjetri
Prokurori Elidon Hysenaj drejt konfirmimit në KPA

Konfirmimi i prokurorit Elidon Hysenaj mbetet në fuqi

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.