AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Arben Agovi paraqesin parashtrimet në KPA

Drejtuesi i SPAK u qëndroi shkaqeve të ankimit ndaj vendimmarrjes së Komisionit për konfirmimin e prokurorit të Tiranës, Arben Agovi dhe kërkoi shkarkimin e tij për probleme në kriterin profesional, ndërsa subjekti i kundërshtoi ato si të pabazuara duke argumentuar se veprimet e tij hetimore e procedurale kanë qenë të plota, fakt që konfirmohet dhe nga vendimmarrjet e gjykatave.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avokati Julian Mërtiri dhe prokurori Arben Agovi pas seancës në KPA. Foto; BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 28 tetor me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Prokurori Klodian Braho i cili përfaqëson drejtuesin e SPAK në këtë çështje, parashtroi shkaqet e ankimit që lidhen me kriterin e profesionalizmit. Sipas Brahos, nga verifikimi i çështjeve profesionale, konstatohet se nga ana e subjektit, në mënyrë të përsëritur ka mungesë të ndërmarrjes së hetimeve dhe mbledhjes së provave, si edhe mungesë të arsyetimit logjik në trajtimin e procedimeve penale. Sipas Brahos, shpjegimet e subjektit të dhëna në Komision, nuk janë bindëse.

Ai solli në vëmendje pamundësinë financiare të konstatuar në KPK, që megjithëse e cilësoi të pamjaftueshme për të sjellë penalizim, kërkoi që të konsiderohet nga Kolegji në vlerësimin tërësor të çështjes.

Braho shtoi se këto konstatime do të rivlerësohen pas shqyrtimit të provave dhe shpjegimeve të subjektit gjatë procesit në Kolegj. Ndërkohë, referuar gjendjes së akteve, Braho paraqiti kërkimin e drejtuesit të SPAK, për ndryshimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin e prokurorit Agovi dhe shkarkimin e tij nga detyra.

Prokurori Arben Agovi u paraqit në seancë publike së bashku me avokatin Julian Mërtiri, i cili paraqiti në mënyrë të detajuar gjithë kundërshtitë për shkaqet e ankimit.

Mërtiri i cilësoi si formale shkaqet dhe të pabazuara në aktet e administruara. Ai theksoi se veprimet procedurale dhe hetimore të ndërmarra nga subjekti i rivlerësimit gjatë ushtrimit të detyrës janë të rregullta e të plota, gjë që sipas tij, vërtetohet edhe nga vendimet gjyqësore për çështjet objekt ankimi.

Sipas Mërtirit, shpjegimet e subjektit të rivlerësimit për një rast që trajtohet në ankim, kanë qenë jo vetëm bindëse por edhe shteruese, duke detajuar me korrektesë veprimet procedurale të ndërmarra prej tij. Avokati cilësoi si thelbësor faktin se në përfundim të hetimeve, gjykata ka pranuar përfundimisht kërkesën prokurorit Agovi, duke i konsideruar veprimet e tij të plota.

Edhe një tjetër shkak ankimi, Mërtiri e cilësoi të pabazuar dhe kërkoi rivlerësimin e fakteve nga ana e Drejtuesit të SPAK, duke u vlerësuar se veprimet e subjektit të rivlerësimit Arben Agovi kanë qenë determinuese për zgjidhjen përfundimtare të çështjes.

Avokati Mërtiri kundërshtoi dhe shkakun për kriterin e pasurisë, duke u shprehur se nuk është një shkak ankimi i qenësishëm, i bazuar në prova.

Në përfundim, Mërtiri dhe prokurori Arben Agovi kërkuan lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë.

Kolegji nuk gjeti elementë të mjaftueshëm në denoncime të depozituara së fundmi ndaj subjektit dhe vendosi të mos çelë hetimin e tyre. Seanca për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare do të zhvillohet më datë 4 nëntor, në orën 13:30.

Etiketa: Arben AgoviJulian MërtiriKlodian BrahoKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAKPKprofesionalizëmProkuroria e Tiranësshkarkim nga detyraSPAKVeting
Tjetri
Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.