AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

Në garën elektorale të 9 nëntorit për bashkinë Vlorë do të ketë tre kandidatë, pasi beteja ligjore e Gjergj Nikës për t’u regjistruar si kandidat i pavarur ka marrë dritën jeshile nga Kolegji Zgjedhor.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:54 | 30/10/2025
në Lajme, Zgjedhje të pjesshme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kandidati i pavarur për zgjedhjet e pjesshme në Vlorë, Gjergj Nika. Foto: facebook.

Në seancën e ditës së enjte, trupa gjyqësore e përbërë nga gjyqtarët Rexhep Bekteshi, Iliba Bezati, Artan Çupi, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza, vendosi unanimisht që të pranojë kërkesën e Nikës dhe të rrëzojë vendimmarrjet e Komisionerit Shtetëror për Zgjedhjet, Iliran Celibashi dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për mosrrëgjistrimin e tij në zgjedhje.

Kolegji ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të zbatojë vendimin e formës së prerë dhe të regjistrojë Nikën si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për kryetar të bashkisë Vlorë.

Celibashi dhe KAS e rrëzuan kërkesën e tij me argumentin se nuk kishte ndjekur procedurën e propozimit nëpërmjet një Komiteti Nismëtar.

Nika e komentoi vendimin e Kolegjit si “fitore të drejtësisë mbi presionet politike”.

“Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë”- shkruajti ai në facebook.

Nika ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Bashkiak nga Partia Demokratike, por vendosi të garonte si i pavarur pasi PD mbështeti një kandidat tjetër të pavarur, Dionis Sota, një sipërmarrës dhe drejtues i shoqatës turistike rajonale “Arta”. Sota mbështetet edhe nga Lëvizja Shqipëria Bëhet.

Përballë dy kandidatëve të pavarur Partia Socialiste kandidon me Brunilda Mersinin, mjeke në profesion dhe ish-drejtuese e Spitalit Rajonal të Vlorës. Për të kandiduar, Mersini dha dorëheqjen nga mandati i deputetes që fitoi në zgjedhjet e 11 majit.

Vakanca në bashkinë e qytetit bregdetar u krijua pasi kryebashkiaku Ermal Dredha dha dorëheqjen dy muaj më parë.  Bashkë me Vlorën në zgjedhje të pjesshme shkojnë dhe bashkitë Mat, Tepelenë, Berat dhe Cërrik, ku vakancat u krijuan pas dorëheqjeve të kryebashkiakëve socialistë që u futën në listat e kandidatëve për deputetë ose në përbërjen e qeverisë së re.

Etiketa: Bashkia VlorëGjergj NikaIlirjan CelibashiKolegji ZgjedhorKomisioni per Ankimimet dhe SanksionetZgjedhjet lokale
I mëparshmi

Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë faturash fiktive me kompaninë 5D

Tjetri

Lulzim Basha dëshmon në SPAK për ‘21 janarin’

Tjetri
Lulzim Basha dëshmon në prokurori për protestën e 8 janarit

Lulzim Basha dëshmon në SPAK për ‘21 janarin’

SPAK

“Metamorfoza”, SPAK kërkon gjykimin e 9 të pandehurve

19:45 | 22/07/2026
Ekzekutohet në Rinas Gilmando Dani, krahu i djathtë i Shullazit

Dy ish-zyrtarë të AMP-së fajtorë për punësimin e paligjshëm të një agjenti

15:30 | 22/07/2026
cover v7

“Askush nuk na përmend”: Heshtje rreth përdhunimit të grave të pakicave etnike gjatë luftës në Kosovë

14:30 | 22/07/2026
KPA

Argumentet e KPA për lënien në fuqi të shkarkimit të prokurorit Sabri Kastrati

11:40 | 22/07/2026
qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

Lufta për algoritmin: Qindra profile të rreme targetojnë mbështetësit e protestës

07:37 | 22/07/2026
center of gostivar 1536x864

Analizat konfirmojnë ndotjen fekale të ujit të pijshëm në Gostivar

14:47 | 21/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.