AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë faturash fiktive me kompaninë 5D

Sipas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës, kompania 5D Konstruksion e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës ka blerë fatura fiktive me vlerë 370.2 milionë lekë për rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punëve publike.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:32 | 30/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Tiranes | Foto nga Xhemali Moku/ BIRN

Prokuroria e Tiranës njoftoi të enjten më 30 tetor caktimin masave të sigurimit personal ndaj tre personave të dyshuar se përmes kompanive që administronin, kryen shitje fiktive në favor të shoqërisë “5D Konstruksion”, e përfshirë sipas një hetimi paralel të SPAK në një skemë korrupsioni në vlera të mëdha.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj të hetuarit Ilir Allmeta, ish-administrator i subjektit tregtar Allmeta 02, ndërsa Ermir Gjoklaj dhe Mirash Lula do të hetohen në masën e “detyrimit për paraqitje”.

Sipas prokurorisë, ata dyshohen për përfshirjen në krijimin e skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, TVSH; fshehjen e të ardhurave si dhe falsifikimin e vulave, stampave dhe formularëve.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, kompanitë Allmeta 02, TT dhe Valbona Alb dyshohet se kanë kryer shitje fiktive në vlerën e 370 milionë lekëve në favor të kompanisë “5D Konstruksion”, duke gjeneruar TVSH dhe Tatim Fitimi në vlerën e 108 milionë lekëve.

Po ashtu, bëhet me dije se kompania “5D Konstruksion”, e cila kontrollohej sipas SPAK nga ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, dyshohet se ka rritur në mënyrë fiktive shpenzimet për punët publike të tenderuara nga Bashkia Tiranë, duke administruar dhe deklaruar faturat fiktive të lëshuara nga personat nën hetim, me vlerën rreth 370 milionë lekë.

Sipas prokurorisë, këto veprime janë realizuar përmes deklarimeve të pavërteta dhe përdorimit të faturave fiktive, me qëllim krijimin e një skemë mashtruese fiskale, që synonte përfitimin e padrejtë të kreditimit të TVSH-së dhe uljen e bazës së tatueshme për Tatimin mbi Fitimin, duke dëmtuar interesat financiare të shtetit.

Nga hetimi ka rezultuar se vlera e plotë prej 370,2 milionë lekësh e krijuar nëpërmjet shitjeve të dyshuara fiktive, është përfshirë nga subjekti “5D Konstruksion” sh.p.k. në situacionet e punimeve të deklaruara në tenderat publikë, me qëllim rritjen artificiale të volumit dhe kostove të punimeve të kryera. Kjo vlerë është pasqyruar si shpenzim i justifikuar në dokumentacionin për zbatimin e kontratave publike, duke i mundësuar subjektit përfitues të arkëtojë nga fondet publike vlerën e plotë të këtij transaksioni fiktiv, në dëm të buxhetit të shtetit.

Prokuroria nënvizon se, veprimet fiktime të që janë kryer, jo vetëm që kanë krijuar avantazhe tatimore të padrejta, por kanë mundësuar edhe përvetësimin e pajustifikuar të fondeve publike, përmes paraqitjes së rreme të shpenzimeve në raportet financiare të tenderëve.

Bazuar në këto konstatime, hetuesit vlerësojnë se veprimet e koordinuara të këtyre subjekteve përbëjnë elementët përbërës të veprës penale të “Krijimit të skemave mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, në bashkëpunim. Në njoftim sqarohet se po vijojnë hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë të skemës mashtruese dhe pasojave financiare të saj.

Etiketa: 5D KonstruksionErmir GjoklajFatura fiktiveIlir AllmetaMashtrim me TVSHMirash LulaProkuroria e Tiranës
I mëparshmi

Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale

Tjetri

Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

Tjetri
Lulzim Basha dëshmon në SPAK për ‘21 janarin’

Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.