AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lëvizja Bashkë dhe pensionistët, në protestë kundër pabarazisë sociale

Në protestën e thirrur nga Lëvizja Bashkë, të moshuar dhe aktivistë kërkuan mbajtjen e premtimeve për rritjen e pensioneve si dhe shprehën zemërim për pabarazinë në shoqëri.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
12:44 | 30/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Në protestën e thirrur nga Lëvizja Bashkë, pensionistët kërkuan mbajtjen e premtimit për rritjen e pensioneve. Foto: Nensi Bogdani.

Lëvizja Bashkë së bashku me pensionistë të Tiranës protestuan të enjten perballë godinës së Parlamentit, duke kërkuar rritjen e pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik, premtime të lëna në harresë nga qeveria “Rama”.

Të enjten paradite, në ditën e seancës parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, aktivistë të Lëvizjes Bashkë si edhe pensionistë të Tiranës, protestuan përballë godinës së Parlamentit duke ngritur zërin në lidhje me kërkesat e tyre, të cilat prej vitesh kanë rënë në vesh të shurdhër.

Ata kërkuan rritjen e premtuar të pensioneve, miratimin e minimumit jetik, çmime të arsyeshme për të përballuar jetesën si edhe miratimin e statusit të minatorit.

“Ne kemi ardhur të ngremë zërin për minimumin jetik, për shtresat në nevojë, për statusin e minatorit, për çështjet sociale,” tha Qani Shino, një prej pensionistëve në protestë.

“Edhe me këto çmime që janë rritur, as për njëmijë vjet fëmijët tanë nuk blejnë dot një shtëpi,” u ankua Shino gjatë fjalës së tij lidhur me kostot e papërballueshme të jetesës.

Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Partia Socialiste premtoi rritjen e pensionit mesatar deri në 400 euro.

Redi Muçi, deputeti i Lëvizjes Bashkë, tha se këto premtime deri më sot kanë mbetur boshe.

“Në fushatë elektorale e premtoi pensionin mesatar 400 Euro, teksa aktualisht pensioni mesatar është 180 mijë lekë të vjetra,” tha Muçi, duke iu referuar premtimeve të kryeministrit Rama.

“Ai i indeksoi pensionet vetëm me 5 mijë lekë të vjetra, ndërkohë që me përllogaritjet sipas premtimit duhet t’i kishte indeksuar me 50 mijë,” shtoi Muçi.

Edhe aktivistët e tjerë të Lëvizjes Bashkë shprehën zemërimin e tyre për pabarazinë e skajshme që ekziston në shoqërinë shqiptare.

“Ky parlament që i ka pesëfishuar pagat vetes, ndërkohë i ka lënë qytetarët shqiptarë në varfëri dhe mjerim të përgjithshëm” tha Klodi Leka, aktivist i Lëvizjes Bashkë.

“Ky shtet po i detyron qytetarët nga veriu në jug që të rreshtohen përpara këtij Parlamenti, pasi i ka lënë ato në harresë”, shtoi ai.

 

Etiketa: Klodi LekaKuvendi i ShqiperiseLëvizja BashkëProtestaQani ShinoRedi Muçi
I mëparshmi

‘Në gojën e ujkut’: Sfidat e angazhimit të të rinjve në politikën shqiptare

Tjetri

Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë faturash fiktive me kompaninë 5D

Tjetri
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës zbulon një skemë faturash fiktive me kompaninë 5D

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.