AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Lulzim Basha dëshmon në SPAK për ‘21 janarin’

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme pasditen e së enjtes, i thirrur për të dhënë deklarime për vrasjen e katër protestuesve më 21 janar 2011, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:57 | 30/10/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i PD, Lulzim Basha pas dëshmisë në Prokurorinë e Tiranës. Foto: LSA

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme pasditen e të enjtes, i thirrur për t’u marrë në pyetje për sulmin me armë zjarri nga ana e punonjësve të Gardës së Republikës ndaj protestuesve në ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, kur mbetën të vrarë katër qytetarë. Burime nga SPAK i thanë BIRN se Lulzim Basha është thirrur për t’u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi ngjarjen, në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm.

SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Të afërmit e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë para kryeministrisë në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011, akuzojnë Berishën, Bashën dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një videoje, ku ministri i Jashtëm i kohës, Ilir Meta, akuzohej se po diskutonte një aferë korruptive.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.  Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Vendimi kontrovers solli atëherë reagime të ashpra.

Ndërkohë vrasjet e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës dhe plagosja me armë zjarri e 6 personave të tjerë, gjatë protestës së Partisë Socialiste para kryeministrisë, ka mbetur pa autorë dhe prokuroria e pati pezulluar atë për vite me radhë në kërkim të provave.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pasi në nëntor 2023 Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti se hetimet e mangëta të kësaj ngjarje kishin cënuar të drejtën e jetës së viktimave.

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në vendim e saj në nëntor 2023 i kërkoi Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”. GjEDNj gjeti po ashtu se hetimet ishin penguar nga qeveria e kohës dhe specifikisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe kërkoi që hetimet e ngjarjes duhej të përfshinin zinxhirin komandues të Gardës së Republikës dhe jo vetëm oficerët që hapën zjarr.

 

Etiketa: 21 janariAleks NikaGarda e RepublikësLulzim BashaSali BerishaSPAK
I mëparshmi

Kolegji Zgjedhor regjistron Gjergj Nikën si kandidat i pavarur për Vlorën

Tjetri

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

Tjetri
Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.