AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Prokurori Julian Xhengo konfirmohet në detyrë, pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

Kolegji vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin Julian Xhengo, pasi vlerësoi rezultatet e arritura prej tij në trajnimin një vjeçar në Shkollën e Magjistraturës, që u detyra të ndiqte për shkak të mangësive profesionale të konstatuara. 

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten vendimin përfundimtar në çështjen e vetingut të prokurorit të Tiranës, Julian Xhengo, duke e konfirmuar atë në detyrë pas përfundimit të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të rezultateve të arritura prej Xhengos në trajnimin një vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Ky vendim i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të mënjehrshëm. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK e shkarkoi Xhengon nga detyra më 14 shtator 2022, duke e konsideruar të papërshtatshëm për profesionalizmin, ndërsa gjetjet në kriterin pasuror dhe atë të pastërtisë së figurës u konsideruan në vlerësimin tërësor, në kuadër të cenimit të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Pas ankimit të kryer nga Xhengo në KPA, shumica e trupit gjykues të shkallës së dytë të vetingut, megjithëse konfirmoi gjetjet dhe konkluzionet e KPK në kriterin e pasurisë dhe shumicën e konstatimeve për figurën, vlerësoi ndryshe lidhur me përdorimin e një automjeti në pronësi të një personi të përfshirë në krimin e organizuar.

Shumica mbajti qëndrim të ndryshëm prej Komisionit edhe për gjetjet në kriterin profesional, duke çmuar se mangësitë nuk janë të një rëndësie të tillë sa të sjellin penalizim, por se mund të shëroheshin përmes trajnimit në Shkollën e Magjistraturës. Bazuar në këto qëndrime të ndryshme për figurën dhe profesionalizmin, shumica e KPA vlerësoi se nuk mund të konkludohej për cenim të besimit të publikut tek drejtësia dhe Xhengu u urdhërua të ndiqte trajnimin një vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Julian Xhengo i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe punoi fillimisht në Prokurorinë e Vlorës dhe në atë të Fierit. Prej vitit 2008, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketa: Albana ShtyllaIna RamaJulian XhengoKolegji i Posaçëm i ApelimiKomisioni i Pavarur i KualifikimitMimoza TasiSistemi i drejtësisëSokol Çomo
Tjetri
KPA njihet me parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare në çështjen e gjyqtarit Laurent Fuçia

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia

press 2333329 1920 e1769165301943

Raport: Institucionet vazhdojnë të pengojnë të drejtën e informimit

18:45 | 30/06/2026
drejtoria e poliocise

Policia përplaset me protestuesit përpara Parlamentit

18:34 | 30/06/2026
‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

“Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit

17:45 | 30/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Shtetasi kolumbian i kokainës dënohet me 14 vjet burg

16:03 | 30/06/2026
photo 2026 06 29 21 15 25

PS u përpoq të ndikojë votën e europarlamentarëve për projektin e Zvërnecit

14:32 | 30/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

08:34 | 30/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.