AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Armand Gurakuqi

Kolegji e gjeti të drejtë shkarkimin e prokurorit të Tiranës, Armand Gurakuqi për deklarim të pamjaftueshëm dhe cënim të besimit të publikut.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:57 | 03/11/2025
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Armand Gurakuqi pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Tiranës, Armand Gurakuqi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cënim të besimit të publikut tek drejtësia. Vendimi për largimin përfundimtar nga sistemi i drejtësisë të prokurorit Gurakuqi, u mor pas shqyrtimit në dhomë këshillimi e në vijim në seancë publike të ankimit të kryer prej tij kundër vendimit Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK,

Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit më 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pamjaftueshme për pasurinë. Po ashtu, në vlerësimin e përgjithshëm u çmua se marrdhëniet juridiko-financiare të krijuara nga bashkëshortja me një shoqëri ndërtuese, si dhe investimet e përsëritura duke përdorur mjete monetare të marra hua në masë shumë më të madhe nga ato të disponuara nga vetë subjekti, i krijuan bindjen Komisionit se prokurori Gurakuqi, me veprimet dhe mosveprimet e tij, kishte cenuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe se ka arritur nivel kualifikues për profesionalizmin.

Kolegji e kaloi çështjen për shqyrtim në seancë publike me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike lidhur me një hua 75 mijë euro të marrë prej bashkëshortes së tij, vlerë monetare që ajo më vonë e ka investuar në ndërtimin e një objekti përmes një kontrate bashkëpunimi.

Gjatë seancës publike më 27 tetor, prokurori Gurakuqi deklaroi para Kolegjit se ka qenë në dijeni dhe ka dhënë dakordësinë për marrjen nga bashkëshortja e tij të një huaje nga një mik i familjes për të investuar në ndërtimin e një objekti. Sipas tij, gjithçka kishte dështuar dhe nuk kishin përfituar asnjë qindarkë.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesja e trupit gjykues, Natasha Mulaj deklaroi se një balancë negative për blerjen e një apartamenti me sipërafqe 92 m2 në Tiranë, nuk mund të kualifikohet e vetme si penalizuese, por është konsideruar në vlerësimin të çështjes. Pamundësi është konstatuar dhe për blerjen e një apartamenti tjetër me sipërfaqe 61 m2 në Tiranë.

Ndërkohë, nga analiza financiare e përgjithshme për periudhën 2003-2016, ka rezultuar pamundësi në shumën 1.7 milionë lekë. Kolegji vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë.

Lidhur me cënimin e besimit të publikut, KPA ka vlerësuar marrëdhënien e huasë dhe të investimit të kryer nga bashkëshortja e subjektit.

KPA çmon se pasja e burimeve të ligjshme nga ana e huadhënësit, si elementi i vetëm për këtë transaksion, nuk e bënë të besueshëm vërtetësinë e kësaj marrëdhënie. Sipas Kolegjit, dukshëm kjo është krijuar në mungesë të një logjike ekonomike, e për rrjedhojë u vlerësua se hauaja nuk ka qenë burimi vërtetë i shumës që është investuar në marrëveshjen e bashkëpunimit.

Lidhur me investimin e kryer prej bashkëshortes, trupi gjykues vlerësoi se subjekti e bashkëshrotja kanë pasur përfitime nga kjo marrëveshje, ndryshe nga sa u pretendua në seancë publike. Mulaj vërejti se në marrëveshje janë përcaktuar parashikime sipas të cilave, vlera e investimit prej 75 mijë euro është shtuar dhe me përqindjen e sipërfaqeve të shitura.

Kolegji vkerëson se bashkëshortja e subjektit duhej të kishte deklaruar vlerën e shtuar të investimit, që rezultonte nga shitja periodike e pasurive. Po ashtu, është konkluduar se nuk ka pasur probleme në zbatimin e marrëveshjes, pasi sipas burimeve të hapura, nuk janë gjetur pasoja për investimin e kryer.

Në përfundim, KPA arsyeton se, mekanizmi i zgjedhur nga subjekti për të siguruar përfitime përmes një investimi në vlerën 75 mijë euro, duke përdorur si burim totalisht mjete financiare të huazuara, veprim që konsiderohet i përsëritur dhe në krijimin e pasurive, në mungesë totale garancish apo mekanizmash mbikqyrës të ecurisë apo suksesit të investimit, me kryerje transaksionesh në vlera të konsiderueshme jashtë sistemit bankar e në mungesë transparence ndaj institucioneve kontrolluese të pasurisë, duke mbajtur në konsideratë edhe të rregullat e etikës e sjelljes së prokurorit, çmohet se kanë bërë Gurakuqin një subjekt që mund të ndikohet në veprimtarinë e tij profesionale, për shkak të nevojës së tij për garantimin e përfitimeve materiale e mbrojtjes së interesave pasurore.

Sipas Kolegjit, një sjellje e tillë nuk përputhet me sjelljen jashtëgjyqësore që një prokuror duhet të ketë, i cili duhet të kujdeset që të qëndrojë i pandikuar nga interesat e tij personale financiare apo të familjes së tij, si dhe të mos pranojë favorizime nga palë të treta.

Kolegji e gjen të drejtë konkluzionin e KPK se, se subjekti nëpërmjet një ekspozimi e angazhimi të tillë, ka cënuar besimin e publikut., duke lënë në fuqi shkarkimin e tij nga detyra.

 

 

Etiketa: Armand GurakuqiKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit Tiranë
I mëparshmi

Afera me tunelin e Llogarasë vendos nën akuzë edhe 5 vartës të Ballukut

Tjetri

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

Tjetri
‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

‘Shumë zgjedhje, shumë pak ndryshim’: Garë pa entuziazëm për bashkinë e Cërrikut

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.