AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Afera me tunelin e Llogarasë vendos nën akuzë edhe 5 vartës të Ballukut

Përveç zv.kryeministres Belinda Balluku, SPAK ka marrë të pandehur edhe bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi si dhe dy anëtare të KVO-së për shkeljen e barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:21 | 03/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku pas daljes nga SPAK. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të hënën se kishte marrë të pandehur pesë vartës të zv.kryeministres Belinda Balluku lidhur me aferën e tenderit të tunelit të LLogarasë, një segment prej 5.99 kilometrash që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë më shumë 18.9 miliardë lekë. Sipas SPAK, pesë të pandehurit e tjerë janë ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, drejtorin aktual, Gentian Gjyli, Erald Elezin si dhe dy anëtare të KVO-së në Ministrinë e Infrastrukturës, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica.

Sipas SPAK, deri në këtë fazë të hetimeve paraprake, faktet penale në ngarkim të pesë të pandehurve kanë të bëjnë me veprimet e tyre në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në procedurën e prokurimit “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Tenderi është zhvilluar fillimisht më 11 dhjetor 2020, por është anuluar për t’u rihapur sërish më 22 qershor 2021 me fond limit 18.9 miliardë lekë pa TVSH.

Berberi së bashku me tre bashkëpunëtorë të tij dhe 18 zyrtarë shtetërorë janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme për një tjetër çështje, ku ata akuzohen se krijuan një skemë për të lehtësuar përfitimin e fondeve publike në vlera të mëdha.

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes më 31 tetor në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Balluku qëndroi rreth 40 minuta në SPAK dhe në dalje deklaroi se “kishte pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për një çështje në hetim”. “Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces nga i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë, llogaridhënien dhe mbi të gjitha dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” deklaroi ajo.

Sipas SPAK, faktet penale në ngarkim të Ballukut kanë të bëjnë me veprimet e saj, në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për tendering e tunelit të Llogarasë.

Belinda Balluku iu bashkua kabinetit të Ramës si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vitin 2019 dhe kontrollon prej më shumë se pesë vitesh portofolin më të madh qeveritar. Ajo është zv.kryeministrja e dytë e Ramës që po përballet me SPAK pas Arben Ahmetajt.

Balluku është gjithashtu një nga ministret më të akuzuara nga opozita, që po ashtu, ka depozituar në SPAK një sërë kallëzimesh mbi kontrata të mëdha publike të dyshuara për korrupsion.

 

Etiketa: Belinda BallukuErald EleziEvis BerberiGentian GjyliJetmira DervishiMirzeta KashnicaShkelja e barazise në tenderSPAKTuneli i Llogarase
I mëparshmi

Opozita kërkon interpelancë me ‘të pandehurën Belinda Balluku’

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Armand Gurakuqi

Tjetri
Prokurori Armand Gurakuqi jep shpjegime përpara Kolegjit

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Armand Gurakuqi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.