AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita kërkon interpelancë me ‘të pandehurën Belinda Balluku’

Shtatë deputetë të opozitës kanë kërkuar interpelancë urgjente me zv.kryeministren Belinda Balluku, ndërsa bëjnë me dije se kërkojnë shpjegime për tenderin për tunelin e Llogarasë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
16:12 | 03/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku në Prokurorinë e Posaçme. Foto: LSA.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun. Kërkesa vjen menjëherë pasi Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht marrjen e saj si të pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Në kërkesën për interpelancë, të iniciuar nga 7 deputetë të PD, opozita kërkon përgjigje në lidhje me humbjen sipas saj të 50 milionë eurove.

“Sipas dokumentacionit zyrtar dhe burimeve të hapura të informacionit rezulton se fillimisht për këtë procedurë prokurimi publik ishte shpallur fitues operatori ekonomik “Gjoka Konstruksion”, me ofertë 140 milionë euro. Por, pas anulimit të kësaj procedure, është shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR – ASL”, me ofertë 190 milionë euro. Megjithatë, punimet janë kryer sërish me nënkontraktim nga shoqëria “Gjoka Konstruksion”, duke i sjellë Buxhetit të Shtetit një dëm të pajustifikuar prej 50 milionë euro”, thuhet në kërkesë.

Deputetët kërkojnë “dhënien e shpjegimeve dhe informacioneve lidhur me procedurat e prokurimit publik” të ndjekura, ndërsa kërkesa është referuar si urgjente.

Belinda Balluku, e cila iu bashkua kabinetit Rama në vitin 2019, është Zëvendëskryeministrja e dytë që përballet me SPAK, pas rastit të Arben Ahmetajt. Deri më tani, Kryeministria nuk ka pasur një reagim zyrtar nëse Balluku do të vazhdojë të mbajë postet e saj drejtuese në qeveri.

Ballukut iu njoftua nga SPAK, të premten, më 31 tetor, akuza për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Pasi doli nga SPAK, Balluku deklaroi se kishte pranuar kërkesën e SPAK për një çështje në hetim dhe se besonte te drejtësia. “Si qytetare e Shqipërisë edhe zyrtare publike e shikoj këtë si një proces, një proces nga i cili jam shpresëplotë që do jetë i bazuar mbi transparencë, llogaridhënien dhe mbi të gjitha dhe mbi parimet drejtësisë tek e cila besoj,” tha ajo.

Etiketa: Belinda BallukuKerkesa per interpelancePartia DemokratikeShkelja e barazise në tenderSPAKTuneli i Llogarase
I mëparshmi

Jurgis Çyrbja dënohet me 2 vjet për blerje votash dhe përkrahje të krimit

Tjetri

Afera me tunelin e Llogarasë vendos nën akuzë edhe 5 vartës të Ballukut

Tjetri
Afera me tunelin e Llogarasë vendos nën akuzë edhe 5 vartës të Ballukut

Afera me tunelin e Llogarasë vendos nën akuzë edhe 5 vartës të Ballukut

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.