AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Jurgis Çyrbja dënohet me 2 vjet për blerje votash dhe përkrahje të krimit

Ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehurit e tjerë, Altin Hajri e Ahmet Masha, u deklaruan fajtorë për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:08 | 03/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-deputeti i Partisë Socialist, Jurgis Çyrbja, pasi doli nga SPAK. Foto | LSA

Gjykata e Posaçme vendosi të hënën më 3 nëntor që të deklarojë fajtor ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja dhe ta dënojë atë me 3 vjet burg për veprat penale të korrupsionit në zgjedhje, përkrahjes së krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, Çyrbja do të vuajë 2 vjet burg.

Gjykata vendosi gjithashtu dënimin e Altin Hajrit, një personazh i dyshuar për krim të organizuar me 3 vjet burg, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u caktua një dënim prej 2.6 vitesh burg.

Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga Etleva Deda dhe me anëtare Flojera Davidhin dhe Irena Gjokën.

Sipas prokurorit Adnan Xholi,  ish-deputeti Jurgis Çyrbja kishte konsumuar në tetë raste veprën penale tregtim i sekretit shtetëror, në pesë raste veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit si dhe korrupsion zgjedhor në mars të vitit 2021. Por pavarësisht episodeve të shumta, Xholi kërkoi dënimin përfundimtar të Çyrbjes me 2 vjet burg në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

E njëjta masë dënimi u kërkua dhe për të pandehurin Altin Hajri, i akuzuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim në një rast.  Për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u kërkua dënimi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim në një rast dhe  “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi i tij me 1 vit e 8 muaj heqje lirie.

Të pandehurit nuk ishin në seancë, por përfaqësuesit e tyre ligjorë kundërshtuan si të pabazuara kërkimet e prokurorisë dhe kërkuan pafajësi. Sipas tyre, prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë të re, përpos të dhënave të SKY ECC.

Avokati i të pandehurit Altin Hajri argumentoi se nuk ka prova që të vërtetojnë se i mbrojturi prej tij ka kërkuar favore përkundrejt mbështetjes në zgjedhje. Sipas tij, duhej që nga SPAK të ishte verifikuar raporti mes Hajrit dhe Çyrbjas, nëse raporti miqësor mes tyre kishte qenë i mëparshëm, apo ishte krijuar për shkak të fushatës elektorale.  Ai nënvizoi se mbështetja ka qenë si e çdo qytetari kundrejt një kandidati për deputet. Po ashtu, kundërshtoi dhe akuzën për tregim të sekretit shtetëror, duke pretenduar se Hajri nuk ka pasur dijeni nëse informacioni përbënte sekret shtetëror. “Nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi kur ai nuk e dinte se ishte sekret shtetëror,” pretendoi avokati.

Avokati i Çyrbjas, Ilir Murati paraqiti në mënyrë të detajuar konkluzionet përfundimtare, duke u ndaluar në çdo episod për të cilin akuzohet i mbrojturi prej tij. Në fillim solli në vëmendje se nuk ka asnjë provë tjetër të prokurorisë për t’u kryqëzuar me ato të aplikacioneve SKY ECC. Sipas tij, ka disa persona me të njëjtin emër dhe mbiemër si i përfaqësuari prej tij dhe për rrjedhojë nuk mund të konkludohet se kush i ka disponuar ato llogari në aplikacione. Murati kundërshtoi dhe akuzat e tjera. Sipas tij, që të dhënat e një akti të jenë sekret shtetëror, duhet të jetë dokument me shënimin “I klasifikuar”. Edhe Murati kërkoi deklarimin e pafajshëm të Çyrbjas. Edhe përfaqësuesi i të pandehurit Masha kërkoi pafajësi.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues i gjeti të drejta kërkimet përfundimtare të SPAK.

Të pandehurit Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha u arrestuan në tetor të vitit të kaluar, duke zbuluar lidhje të thella dhe bashkëjetesë mes krimit të organizuar dhe politikës, si dhe ndikimin e tyre në procesin zgjedhor, duke deformuar votën e lirë dhe sistemin demokratik të vendit. Sipas hetimeve, në këmbim të votave dhe mbështetjes, Çyrbja ka përdorur funksionin e tij si deputet për të siguruar të dhëna sekrete nga policia, të cilat ua vinte në dispozicion anëtarëve të grupeve kriminale.

 

Etiketa: Ahmet MashaAltin HajriEtleva DedaFlojera DavidhiGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitIrena GjokaJurgis Çyrbja
I mëparshmi

Dy shtetas kinezë arrestohen për skemë mashtruese të maskuar si Posta Shqiptare

Tjetri

Opozita kërkon interpelancë me ‘të pandehurën Belinda Balluku’

Tjetri
Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Opozita kërkon interpelancë me 'të pandehurën Belinda Balluku’

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.