AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Sistemi i drejtësisë i Kosovës ende përballet me ndikimin e dorëheqjeve masive të serbëve

Autoritetet gjyqësore në Kosovë thonë se gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqjen masivisht në vitin 2022 janë të mirëpritur të kthehen, por a do të kërkojë kjo një marrëveshje politike midis Beogradit dhe Prishtinës?

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
8 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Themelore e Mitrovicës. Foto: BIRN

Nikolla Kabashiq nuk e dha dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë.

“Ne u desh ta bënim”, tha ai, duke kujtuar ditën tre vjet më parë kur ai dhe 20 gjyqtarët e tjerë serbë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës së Veriut dhanë dorëheqjen masivisht. “Atmosfera ishte shumë e tensionuar”, tha ai.

Nuk ishin vetëm gjyqtarët që dhanë dorëheqje. Dhjetë prokurorë bënë të njëjtën gjë, ashtu si edhe 154 punonjës administrativë të gjykatës, së bashku me katër gjyqtarë serbë të Gjykatës së Apelit në qytetin verior të Kosovës. Sipas Kabashiqit, presioni ishte “politik”.

Në nëntor të vitit 2022, deputetët serbë, katër kryetarë komunash në veri dhe një numër i madh oficerësh policie lanë punën në sektorin publik të Kosovës, në shenjë proteste ndaj dështimit të qeverisë për të krijuar një asociacion të komunave me shumicë serbe që do të kishte autonomi më të madhe lokale sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Serbisë dhe ish-provincës së saj jugore.

Pakënaqësia e tyre u shtua nga një vendim i marrë në Prishtinë për të detyruar shoferët serbë të pranonin targat e automjeteve të lëshuara nga Kosova, në vend të atyre të lëshuara nga Serbia.

Shumica e dorëheqjeve ndodhën në katër komunat veriore ku serbët përbëjnë shumicën dërrmuese. Brenda natës, ato ndalën pesë vite proces integrimi të veriut me sistemin gjyqësor të Kosovës.

Dorëheqja e Kabashiqit u konfirmua nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe nga presidentja e vendit, por në pjesën më të madhe, autoritetet i refuzuan dorëheqjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë serbë, duke lënë të hapur mundësinë e kthimit të tyre, por duke pezulluar pagesat ndërkohë. Tre vjet më pas, ata ende nuk janë rikthyer.

Kabashiqi tha se kolegët e tij kishin nevojë për “garancinë e një marrëveshjeje politike”, por kryetari i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, tha për BIRN se kjo ishte çështje zgjedhjeje personale që duhet të zgjidhej midis Këshillit, gjykatës dhe vetë gjyqtarëve.

“Kishte indikacione të qarta se gjyqtarët u kërcënuan për të dhënë dorëheqjen”, tha Zogaj. “Prandaj, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e situatës, ne kemi arritur një kompromis lidhur me këto dorëheqje; e kemi lënë derën hapur për kthimin e gjyqtarëve.”

Vonesa të konsiderueshme

Nikolla Kabashiq, ish-gjyqtar nga Mitrovica e Veriut. Foto: BIRN

Dorëheqjet në vitin 2022 e detyruan Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të vihen në lëvizje për të riorganizuar çështjet dhe për të zhvendosur stafin.

Në një raport të publikuar në shkurt 2024, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, tha se dorëheqjet “patën një efekt të konsiderueshëm negativ në procesin e integrimit të gjyqësorit dhe prokurorisë, duke çuar në pasoja të rënda për të drejtat e banorëve në rajonin e Mitrovicës, veçanërisht të drejtën për një gjykim brenda një kohe të arsyeshme dhe të drejtën për qasje në drejtësi”.

Musa Damati, një avokat shqiptar në Mitrovicën e Veriut, tha se situata ka qenë kaotike.

“Transferimi i çështjeve ka kërkuar lëvizje të shtuar të njerëzve dhe ka sjellë vonesa të konsiderueshme”, tha ai. “Gjithashtu ka pasur shpërndarje jo të duhur të rasteve; gjykata e Mitrovicës së Veriut po funksionon praktikisht në zhvendosje, gati sikur të ishte në mërgim.”

“Sistemi gjyqësor në veriun e Kosovës jo vetëm që është i mbingarkuar, por ka krijuar edhe pasiguri ligjore te qytetarët dhe ka vendosur një precedent që minon përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese”, tha Damati për BIRN, duke vënë në dyshim edhe kualifikimet e atyre që janë punësuar për të mbuluar boshllëqet.

Por Zogaj e kundërshtoi këtë vlerësim, duke thënë se trendi është “mjaft pozitiv”, edhe pse “cilësia e zgjidhjes së çështjeve” mbetet një sfidë.

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, tha se parimi i mospranimit zyrtar të dorëheqjeve nuk duhet të shërbejë si precedent.

Ai tha se bllokada ka krijuar dy probleme: “Së pari, procedurat po anashkalohen në krahasim me rastet e tjera; pastaj, pamundësia për të plotësuar pozicionet e lira po krijon një problem sistemik, ndërsa vëllimi i madh i çështjeve dhe vonesat e vazhdueshme po shkelin të drejtën e qytetarëve për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.”

“Këta gjyqtarë dhe prokurorë ishin plotësisht të vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tyre dhe duhet të mbahen përgjegjës”, tha Qelaj për BIRN. “Nuk duhet të ketë asnjë ndërhyrje që prek integritetin dhe paanshmërinë, pasi gjyqtarët dhe prokurorët duhet të mbeten të pa ndikuar politikisht në punën e tyre.”

Ndërkohë, një prokuror serb, që foli në kushte anonimiteti, tha se Serbia kishte ndërhyrë për të mbuluar boshllëkun financiar.

“Në fillim, situata financiare ishte e vështirë, por më pas filluam të merrnim mbështetje nga qeveria e Serbisë”, tha ai për BIRN, duke hamendësuar se ata mund të kthehen në punë “në fillim të vitit të ardhshëm.”

Komanda e Policisë së Kosovës i pranoi menjëherë dorëheqjet masive të oficerëve serbë dhe nisi një fushatë rekrutimi për të zëvendësuar postet e tyre me serbë të tjerë, por me sukses shumë të kufizuar.

Zogaj, nga Këshilli Gjyqësor, tha se nuk ka më arsye për të vonuar një zgjidhje për çështjen e gjyqtarëve.

“Këto tre vitet e fundit tashmë konsiderohen të humbura në karrierën e tyre”, tha ai. “Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit, nuk ka më arsye për vonesë. Së bashku me KPK-në (Këshillin Prokurorial të Kosovës), do ta diskutojmë këtë së shpejti dhe brenda tre muajve të ardhshëm do të kemi një epilog për këtë proces.”

Etiketa: KosovaSistemi gjyqesor
Tjetri
black and red laptop keyboard

Dy shtetas kinezë arrestohen për skemë mashtruese të maskuar si Posta Shqiptare

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.