AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Tepelena e shpopulluar hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri

Në qytetin e zbrazur të Tepelenës, një arkitekt 26-vjeçar rikthehet për të garuar si i pavarur kundër makinerisë së socialistëve që kontrollojnë bashkinë e qytetit prej më shumë se 18 vitesh.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
11:43 | 04/11/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe, Zgjedhje të pjesshme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gabriel Guma, 26 vjeç (në qendër) po sfidon monopolin socialist 18-vjeçar në Bashkinë e Tepelenës. Foto: Blerina Gjoka.

Në sheshin kryesor të Tepelenës, që kufizohet nga muri i kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe godina e Bashkisë, banorët që lëvizin të dielën paradite mund të numërohen me gishtat e dorës. Bizneset e vogla në anë të pedonales, kafene dhe dyqane, janë pothuajse bosh, ndërsa nuk duket asnjë shenjë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për bashkinë, që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit.

Në ndërtesën përballë kalasë bashkëjetojnë në të njëjtën portë zyra e Partisë Socialiste, ajo e Partisë Demokratike dhe Zyra Vendore e Punësimit, të treja të kyçura.

Pas godinës së bashkisë, pak klientë po shohin live në një lokal  ceremoninë e varrimit të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe po komentojnë kohën kur ai ishte i burgosur në Bënçë të Tepelenës.  Por ata shfaqen hezitues kur u kërkon të të komentojnë për garën elektorale për qytetin e tyre, ndoshta dhe për faktin që kafeneja në fjalë është në pronësi të familjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili e la vendin vakant pasi u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në garë për Bashkinë e Tepelenës janë Gramos Sako i Partisë Socialiste, një ushtarak me profesion dhe ish-drejtues i Gardës së Republikës si dhe arkitekti 26-vjeçar Gabriel Guma, që kandidon si i pavarur me mbështetjen e Partisë Demokratike.

Bashkia e Tepelenës ka rreth 12 mijë votues të regjistruar, por në zgjedhjet e fundit vendore morën pjesë vetëm 5184 banorë.

Shpopullimi është një fenomen që ka prekur të gjithë qytetet e vogla të Shqipërisë me emigrimin jashtë vendit apo zhvendosjen drejt Tiranës, por në rrugët bosh të Tepelenës ndjehet më shumë se kudo.

“Nuk ka njerëz fare, po fare,” thotë Trëndafile Çela, pronare e një dyqani ku shitet pothuajse gjithçka – nga lulet artificiale te rrobat apo materialet e ndërtimit.

Ajo e thekson disa herë faktin që në qytetin e saj s’ka njerëz dhe me buzëqeshje pyet: “shikon njerëz ti ore?”. Trëndafilja, 55 vjeç thotë se ka vendosur të mbyllë biznesin, pasi ‘mezi i del të paguajë detyrimet’ dhe të shkojë në Tiranë tek vajza.

Kur e pyet për zgjedhjet për bashkinë, ajo është dyshuese dhe pa interes se cili prej kandidatëve do të fitojë. “Të vjen keq të thuash, po nuk do të ndryshojë asgjë,” thekson ajo.

Zbrazjen e qytetit nga banorët e përforcon edhe Danieli, një 35 vjeçar që vijon të jetojë në Tepelenë me punën e tij si kamarier.

“Njerëz nuk ka, është për të ardhur keq,” thotë ai ndërsa sheh papunësinë si shkak të braktisjes së qytetit.

Danieli nuk e fsheh simpatinë për kandidatin e pavarur, për faktin që ai është i ri dhe mund të ketë prioritet punësimin e të rinjve, por shoku i tij që nuk pranon të japë emrin, ia pret fjalën me shpoti; “ujqërit që janë në pushtet do ta marrin prapë”.

Fushata me imazhin dhe fuqinë e partisë

Sheshi në qendër të Tepelenës është i zbrazur të dielën, një javë para zgjedhjeve. Foto: Blerina Gjoka.

I veshur me kostumin e klubit “Tepelena”, Gabriel Guma po xhiron një video fushate për rrjetet sociale pranë stadiumit të qytetit – një fushë sportive e rrethuar nga një tribunë karrigesh me vetëm dy radhë. Në video, Guma fajëson bashkinë e drejtuar nga socialistët se i ka lënë pas dore investimet për futbollin.

Në grupin që e shoqëron është edhe Andi Tepelena, një aktivist i shoqërisë civile në Tiranë, i cili thotë se ka ardhur të shohë nga afër Gumën dhe fushatën e tij, i tërhequr nga kandidimi i tij si i pavarur dhe nga qasja e komunikimit me qytetarët.

“Që të jem i sinqertë, një miku im më tha që një djalë i ri, artist, po kandidon si i pavarur dhe më kuriozoi sepse kam pasur gjithmonë një lloj simpatie ndaj fenomemit të kandidaturave që vijnë nga qytetaria,” thotë Tepelena.

Në një qytet ku “shpopullimi është përtej dramatikes”, ai mendon se të rinjtë mund të shërbejnë në përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje dhe nxitjen e një klime për të rinjtë që të punojnë dhe investojnë në turizëm.

Gabriel Guma mund të ngjajë me një “Don Kishot”, ndërsa ka vendosur të ndjekë këshillën e miqve për të kandiduar si i pavarur për bashkinë e qytetit të tij përballë makinerisë elektorale të socialistëve, që ruajnë pushtetin lokal prej afro 15 vitesh. Pas diplomimit në Tiranë për arkitekturë-design, ai është kthyer sërish në Tepelenë ku ka biznesin e familjes së tij.

Edhe për shkak të formimit artistik, ai pranon se i kushton shumë rëndësi imazhit dhe komunikimit vizual dhe premtimet po ashtu i fokuson tek investimet në kulturë, arsim dhe përfshirjen e të rinjve në jetën e qytetit.

“Kjo është arsyeja kryesore që kandidova, që të tregoj se të rinjtë duan t’i lëvizin gjërat,” thotë Guma.

Në qytetin ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, dy rivalët nuk kanë asnjë fjalë negative për njëri-tjetrin.

“Nuk e shoh këtë betejë si partiake, ia kam thënë dhe kundërshtarit që ne duhet ta përdorim këtë moment për të promovuar Tepelenën,” thotë Guma, i cili ankohet në anën tjetër se socialistët po përdorin administratën vendore dhe pushtetin partiak.

Kandidati socialist, Gramos Sako dhe ish-kryebashkiaku Tërmet Peçi në takim me qytetarët. Foto: Facebook.

Të dielën, Gramos Sako ndodhej në Tiranë dhe si shumica e socialistëve, po merrte pjesë në homazhet ndaj ish-kryeministrit Fatos Nano. Në rrjetet sociale, fushata e tij mbështetet nga dy socialistët më me pushtet në zonë, deputeti Tërmet Peçi që drejtoi Bashkinë e Tepelenës nga viti 2011 deri në mars 2025 dhe drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro.

Në një bisedë telefonike, Sako, 54 vjeç, thotë se i ka uruar suksese kandidatit rival që e vlerëson si një të ri që angazhohet në politikë. Por ai i hedh poshtë akuzat për përdorim të administratës vendore në fushatë.

“Unë e njoh ligjin dhe s’kam nevojë të marr administratën në takime me elektoratin, sepse është e lehtë për mua të kërkoj mbështetje me investimet që janë bërë nga bashkia e drejtuar nga socialistët,” tha Sako.

Sako thotë se e mbështet fushatën e tij në premtimet për vijimin e këtyre investimeve, nxitjen e zhvillimit të agroturizmit në zonë dhe nxitjen e rikthimit të të rinjve për t’i shërbyer qytetit.

Ai shfaqet entuziast për këto investime, që sipas tij do të nxiten edhe nga “Paketa e Maleve”, ku kanë ardhur 73 aplikime për investime në zonë.

I larguar nga Tepelena pas përfundimit të gjimnazit dhe me një jetë të ndërtuar në Tiranë, Sako thotë se ka vendosur të rikthehet për të jetuar në vendlindje, nëse zgjidhet kryetar bashkie.

Në Tepelenë, zyrat e PS dhe PD ndodhen në të njëjtën godinë. Foto: Blerina Gjoka.
Etiketa: Andi TepelenaBashkia TepelenëGabriel GumaGramos SakoPartia DemokratikePartia SocialisteTrëndafile ÇelaZgjedhjet e 9 nëntorit
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Herila Çela

Tjetri

Kompania CFO Pharma akuzohet se krijoi skemë fiktive me Fondin e Sigurimeve

Tjetri
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Kompania CFO Pharma akuzohet se krijoi skemë fiktive me Fondin e Sigurimeve

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.