AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Me sytë nga turistët, Berati i pret zgjedhjet e 9 nëntorit si formalitet

Në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit për kryetarin e Bashkisë, Berati e ka mendjen tek turistët e fundit të këtij sezoni që po vizitojnë qytetin, ndërkohë që dy kandidatët ballafaqojnë platformat e tyre.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
08:27 | 05/11/2025
në Artikull kryesor, Reportazhe, Zgjedhje të pjesshme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkia e Beratit është zbukuruar që në fillim të nëntorit për festat e fundvitit. Foto: Eriola Azizolli.

Në fillim të nëntorit, Berati duket se po jeton dy stinë njëherësh. Nën diellin e butë të vjeshtës, turistët e fundit vazhdojnë të enden në pedonalen që shtrihet në zemër të qytetit, ndërkohë që në shesh ka mbërritur tashmë pema e Vitit të Ri – e lartë, e dekoruar dhe gati për festë.

Sheshet dhe rrugët kryesore janë veshur me zbukurime që prej 1 nëntorit, ndërsa bashkia më e madhe e qarkut po shkon drejt zgjedhjeve të pjesshme vendore. Megjithatë, në bisedat e beratasve politika përmendet pak.

“Të dielën ka gjithmonë më shumë lëvizje në qytet, sidomos tani që vijnë vizitorët e fundit. E kemi mendjen te puna, jo te zgjedhjet,” thotë Valentina, e cila shet fruta së bashku me të shoqin në bulevardin përpara Qendrës së Kulturës “Margarita Tutulani”.

Edhe pse ka kaluar piku i sezonit, në rrugët e Beratit vazhdon të ketë lëvizje këtë fillim nëntori. Edhe pse më të paktë në numër, turistët e huaj janë ende të pranishëm, ndërsa baret, restorantet dhe bujtinat ishin të gjitha plot të dielën, një javë para zgjedhjeve.

“Përgjithësisht, në muajt e dimrit dominon turizmi vendas sidomos gjatë fundjavave. Mund të themi që qyteti është akoma i angazhuar me turizmin dhe fushata ndjehet më pak,” thotë Isuf Braho, guidë profesionale në qytet.

Në rrugët e qytetit nuk shihen postera fushate, as slogane politike. Zbukurimet e vendosura nga bashkia japin ndjesinë e përgatitjeve për festave të fundvitit. Për opozitën vendore, zbukurimet e vendosura që në fillim të nëntorit nuk janë shenjë e gjallërisë së qytetit, por pjesë e një strategjie imazhi nga ana e bashkisë.

“Qyteti zbukurohet para kohe për efekt fushate, për të krijuar përshtypjen se çdo gjë ecën mirë,” deklaroi dega e Partisë Demokratike në Berat për BIRN.  “Në të vërtetë, varfëria dhe korrupsioni mbizotërojnë në çdo qelizë të administratës. Këto janë lugë bosh që propaganda e bashkisë u servir qytetarëve, taksapagues të saj,” shtoi PD.

Bashkia e Beratit e mohoi zyrtarisht se zbukurimet janë bërë për efekt fushate. Në një koment, bashkia tha se dekorimet janë ende në proces dhe se qëllimi është rritja e interesit turistik në prag të fundvitit.

“Zbukurimet janë ende në proces, sepse dekorimi nuk ka përfunduar. Të vetmet që janë hapur një javë më herët se vitin e kaluar janë shtëpizat në qendër të qytetit dhe qëllimi është tërheqja e sa më shumë vizitorëve, për shkak se është fundi i sezonit,” u përgjigj Bashkia.

Garë pa ethe

Kandidati i PS, Ervin Ceca gjatë një takimi elektoral. Foto: Facebook.

Berati është një bastion i së majtës, e cila e drejton bashkinë që nga viti 2000. Baza elektorale e Partisë Socialiste duket se është zgjeruar edhe më tej me reformën territoriale të vitit 2015, kur bashkisë iu bashkuan edhe katër njësi administrative.

Gjithsesi, popullsia e Beratit po tkurret dhe kjo reflektohet nga shifrat e pjesmarrjes në zgjedhje. Nga mbi 35 mijë votues në zgjedhjet e vitit 2015, numri i tyre u ul në 28 mijë në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Bashkia e Beratit po shkon drejt zgjedhjeve për shkak të dorëheqjes së Ervin Demos, sot ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. Për vendin e lënë bosh prej tij garojnë kryetari i komanduar i Bashkisë, Ervin Ceca dhe Pavllo Shkarpa, drejtues i shoqatës kulturore “Antipatrea”.

Në terren, fushata është e qetë, pa mitingje të mëdha e pa entuziazëm. Të dy kandidatët vijojnë takimet e tyre, duke i ndarë mes zonave urbane të qytetit dhe njësive administrative.

Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Ceca, ekonomist në profesion, e sheh garën si vazhdim të angazhimit të tij në pushtetin vendor, ku ka shërbyer si kryetar i Këshillit Bashkiak prej vitit 2019.

Ceca thotë se po kandidon me besimin e kryesisë së PS dhe drejtuesit politik të qarkut, ndërsa deklaron si prioritet vazhdimësinë. Ai shtoi gjithashtu se pavarësisht fushatës së shkurtër, ai ka zhvilluar takime të ngjeshura me fokus kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët.

“Jemi përpjekur të ecim me një agjendë të ngjeshur, për të prekur çdo njësi administrative dhe çdo lagje të qytetit,” tha Ceca. “Takimet kanë qenë pozitive, pasi vazhdimisht kam marrë vlerësime për punën e mirë të bërë nga paraardhësi im. Çdo qytetar është dëgjuar me përgjegjësinë maksimale, janë mirëkuptuar në shqetësimet e tyre dhe mendoj që qytetarët e vlerësojnë kur janë të dëgjuar,” shtoi ai.

Rivali i tij, Pavllo Shkarpa i tha BIRN se po garon nga dashuria për qytetin. Në rrjetet sociale, Shkarpa shprehet se “partia ime është Berati”, duke u përpjekur të flasë më shumë për problemet e përditshme, sesa për ndarjet politike.

Ndërsa kandidon si i pavarur, por mbështetet nga opozita, Shkarpa e e përshkruan fushatën si mjaft produktive, por si të vështirë dhe me pengesa që lidhen me klimën politike në qytet.

“Më presin kudo që shkoj me shumë dashuri, por edhe me frikë,” tha ai. “Sepse ne sot jetojmë në një diktaturë brenda demokracisë,” shtoi, duke iu referuar presionit ndaj administratës vendore.

Programi i Pavllo Shkarpës bazohet në disa shtylla të thjeshta, që sipas tij lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetit.

“Katër shtyllat janë: turizmi, zejtaria, arsimi dhe frutikultura,” tha ai, duke shtuar se “sporti është pjesë e rëndësishme e këtij vizioni”.

Por përtej retorikës së kandidatëve, qyteti duket indiferent në fillim të nëntorit. E vetmja shenjë që të kujtonte zgjedhjet e afërta ishte vendosja e listave të zgjedhësve pranë Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”.

Ndërkohë, të rinjtë në qytet e shohin të ardhmen ngushtësisht të lidhur me turizmin, dhe jo me politikën.

“Turizmi të jep mundësinë të jesh i lirë dhe të japësh më të mirën nga vetja,” përfundoi Braho.

Kandidati i mbështetur nga opozita, Pavllo Shkarpa gjatë një takimi. Foto: Facebook.
Etiketa: Bashkia e BeratitErvin CecaErvin DemoIsuf BrahoPartia DemokratikePartia SocialistePavllo ShkarpaZgjedhjet e 9 nëntorit
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

Tjetri

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

Tjetri

Bashkia Vlorë, dy të pavarur sfidojnë pushtetin absolut të socialistëve

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.