AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mjedisorët: mbrojtja e mjedisit duhet të jetë kusht për anëtarësimin në BE

Progres-raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor nxori në pah se ndryshimet e fundit ligjore lidhur me zonat e mbrojtura sollën përkeqësim në standardet e ruajtjes së natyrës në Shqipëri.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
8 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kantieri i ndertimit te Aeroportit te Vlorës. Foto_Annette Spangenberg

Progres-raporti i Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili u publikua më 4 nëntor, tërhoqi vëmendjen për mangësitë serioze të gjashtë vendeve të rajonit, veçanërisht në ruajtjen e zonave të mbrojtura, mbrojtjen e specieve dhe vlerësimin e ndikimit të projekteve në mjedis.

Raporti i BE-së nënvizoi më tej se këto mangësi kanë sjellë degradim të mbrojtjes së natyrës në Shqipëri.

“Shqipëria nuk ka bërë progres në fushën e mjedisit dhe klimës,” shkruan raporti, duke theksuar edhe nismën e re të prezantuar si “Paketa e Maleve”, si një iniciativë që mund të krijojë probleme me menaxhimin e pyjeve dhe livadheve, duke i hapur rrugë projekteve të mëdha.

Gabriel Schwaderer, drejtues ekzekutiv i fondacionit gjerman mjedisor EuroNatur, tha se qeveritë dhe institucionet e BE-së duhet t’i shohin këto gjetje si “flamuj të kuq” dhe jo thjesht si formalitete.

“Në Shqipëri, ligjvënësit duhet të tërhiqen nga ndryshimet ligjore mbi zonat e mbrojtura të bëra në vitin 2024 dhe nga projektet që prekin integritetin e tyre,” tha Schwaderer.

Raporti përmend gjithashtu ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura në Shqipëri, ndërtimin e aeroportit të Vlorës në peizazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë, si dhe ndotjen industriale në këto zona si tregues të hapave prapa në përafrimin me legjislacionin e BE-së.

Bashkimi Europian u bën gjithashtu thirrje vendeve anëtare për zbatimin e direktivave në lidhje me Zogjtë dhe Habitatet, si dhe për implementimin e rregullave të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor, duke siguruar që të gjitha investimet në infrastrukturë të përputhen me detyrimet ndërkombëtare dhe me pjesëmarrjen e publikut në konsultime.

Viktor Berishaj, oficer i politikave pranë EuroNatur, theksoi se BE-ja duhet ta konsiderojë Kapitullin 27 të negociatave si një kriter të panegociueshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Një vend që nuk mbron dot pyjet, lumenjtë dhe jetën e egër, nuk mund të konsiderohet gati për t’iu bashkuar BE-së,” tha Berishaj.

 

Etiketa: Bashkimit EuropianEuroNaturGabriel SchwadererinfrastrukturëMbrojtja e mjedisitNdryshimet ligjorePaketa e MaleveVjosë-NartëZonat e Mbrojtura
Tjetri
Afera me tunelin e Llogarasë vendos nën akuzë edhe 5 vartës të Ballukut

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.