AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

21 janari, SPAK i dërgoi 2 fletë-thirrje Berishës

Prokuroria e Posaçme deklaroi përmes një njoftimi për shtyp se rojet e kreut të PD, Sali Berisha kishin refuzuar që të merrnin fletë-thirrjet, por Berisha e quajti këtë pretendim “një gënjeshtër absolute”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:12 | 14/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të premten më 14 nëntor se ka thirrur dy herë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për ta pyetur lidhur me ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, kur mbetën të vrarë katër qytetarë, pjesëmarrës në protestën e opozitës së atëhershme. Sali Berisha mbante funksionin e kryeministrit kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas SPAK, janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3 nëntor në adresën e banesës, ku Berishës i është kërkuar të paraqitej në SPAK me datë 7 nëntor dhe po atë ditë është dërguar urdhër-thirrja e dytë për t’u paraqitur të premten, më 14 nëntor.

Berisha nuk u paraqit në SPAK në asnjërën prej datave.

Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se urdhër-thirrja e parë e dërguar në banesë është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin se “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”. Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacione njëherësh, në banesë, pranë selisë së Partisë Demokratike dhe Kuvend.

Sërish është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Po ashtu, në njoftim sqarohet se përmes shkresës është sqaruar se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit të Berishës, “[email protected]”.

Në përfundim, SPAK bënë me dije se do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e Berishës, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi. Sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurës Penale, në rast të refuzimit të urdhër-thirrjeve kur personit që i drejtohet, ka marrë dijeni, atëherë veprohet me shoqërimin e detyruar që mundësohet nga forcat ligjzbatuese.

Gjatë një konference për shtyp, kur u pyet nga gazetarët, Berisha e cilësoi si një gënjeshtër absolute njoftimin e SPAK, në të cilin thuhet se rojet e banesës së tij kanë refuzuar të marrin zarfin. “Është një gënjeshtër absolute. Rojet janë njerëz të përgjegjshëm. […] Janë njerëz që më kanë dorëzuar mua çdo lloj dokumenti që ka ardhur aty. Kur organet gjyqësore e kanë konsideruar, i kanë dërguar me motoçikletë dhe nuk ka ndodhur kjo që thonë ata”, deklaroi Berisha ndërsa shtoi se e-mail-in e parlamentit nuk e hap kurrë, pasi përdor adresën e tij.

Më 30 tetor u paraqit në SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen tragjike të 21 janarit 2011, edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili u pyet si person që ka dijeni mbi ngjarjen, në cilësinë e ish-ministrit të Brendshëm.

SPAK regjistroi procedim penal për ngjarjen e 21 janarit të vitit 2011, pasi Gjykata e Lartë vendosi një vit e gjysmë më parë të prishë vendimet e mëparshme të gjykatave dhe urdhëroi fillimin e hetimeve për kallëzimin e familjes Nika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha.

Të afërmit e Aleks Nikës, njërit prej protestuesve të vrarë para kryeministrisë në protestën e Partisë Socialiste më 21 janar 2011, akuzojnë Berishën, Bashën dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës, Ndrea Prendi se urdhëruan të qëllohej me armë ndaj pjesëmarrësve në protestë.

Etiketa: 21 janariAleks NikaGarda e RepublikësLulzim BashaSali BerishaSPAK
I mëparshmi

Shqiptarët duhet të ngrihen kundër aleancës së nonsensit

Tjetri

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

KPA pranon gjetjen e vëzhguesit të ONM-së për gjyqtarin Ervin Pollozhani

shqiperia 1

A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

07:42 | 27/06/2026
photo 2026 06 16 21 37 32

Vajzat e ‘Revolucionit të Flamingove”

07:30 | 27/06/2026
726405743 1631178685678229 5500860989969852755 n

Punësimet partiake në sektorin publik po minojnë demokracinë në Shqipëri

13:11 | 26/06/2026
Destinacioni Dubai: Kriminelët shqiptarë gjejnë strehë të sigurt në Emiratet e Bashkuara Arabe

Plaurent Dervishaj dënohet me burgim të përjetshëm

11:54 | 26/06/2026
protestues ne kryeministri

Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën

08:29 | 26/06/2026
tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast food’ informativ

Tkurrja e redaksive po e kthen lajmin në ‘fast-food’ informativ

08:17 | 26/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.