AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Ish-drejtuesi i policisë vijon betejën për të rifituar pasuritë e tij miliona euroshe

Megjithëse dy vendime të mëparshme të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kanë liruar nga sekuestro një pjesë të konsiderueshme të pasurive të shumta të ish-drejtorit të njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri – i akuzuar si bashkëpunëtor i një organizate kriminale, ato vijojnë të mbeten të bllokuara nga një proces i tretë që po zhvillohet bazuar në ligjin “Antimafia”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 months më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-drejtuesi i i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri (qendër) gjatë një konference për shtyp

Oltion Bistri, ish-drejtori i njësisë Operacionale në Policinë e Shtetit, i dënuar një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për zbulim të akteve sekrete në favor të një organizate kriminale, vijon betejën e tij gjyqësore për të rimarrë pasuritë e shumta të luajtshme e të paluajtshme, të sekuestruara, që arrijnë vlerën e mbi 3 milionë eurove.

Veç procesit penal ndaj Bistrit të përmbyllur në Shkallën e Parë, ku u trajtuan edhe një pjesë e pasurive, kërkesa e një shoqërie ndërtuese ku ai kishte prenotuar apartamente e dyqane u finalizua një vit e gjysmë më parë, me vendimmarrje po në favor të tij.

Megjithatë, një proces i tretë gjyqësor me objekt konfiskimin e gjithë pasurive të tij dhe në emër të personave të lidhur, po zhvillohet bazuar në ligjin e quajtur “Antimafia”.

Në maj të vitit të kaluar, SPAK njoftoi vendosjen në sekuestro të 20 dyqaneve, 10 apartamenteve, 1 vile dhe një garazhi në pronësi të Oltion Bistrit, ish-shefi i Drejtorisë së Forcës Operacionale, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale. Po ashtu, u sekuestruan edhe vlerat monetare prej 230 mijë euro; 320 mijë euro; dy shuma nga 200 mijë euro dhe 50 mijë e 300 euro.

Në seancën e radhës të zhvilluar të mërkurën më 19 nëntor në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, lidhur me kërkesën e SPAK me objekt konfiskimin e gjithë pasurive të Oltion Bistrit dhe personave të lidhur me të, gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, solli në vëmendje rrethanat e reja pas vendimmarrjes së një dite më parë nga trupi gjykues – ku edhe ajo bënte pjesë, që e liroi Bistrin nga akuza e korrupsionit dhe pastrimit të parave, si dhe rrëzoi kërkesën për konfiskimin e disa pasurive e një vlere monetare prej 1 milion eurosh.

Megjithatë, Gjoka vërejti se në këtë rast, gjykimi për pasurinë e Bistrit do të vijojë. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, parashtroi qëndrimin e tij lidhur me një seri provash të dorëzuara nga të hetuarit dhe avokatët e tyre për të justifikuar ligjshmërinë e burimeve.

Kraja konstatoi se provat e dorëzuara për të justifikuar të ardhurat nga punësimi nuk janë të konfirmuara në formën e kërkuar nga ligji. Po ashtu, ai nënvizoi se edhe të ardhurat e pretenduara nga puna në emigracion në shtetin grek, të personave të lidhur me Oltion Bistrin, mbeten të paprovuara me dokumentacion ligjor, pasi nuk janë të lëshuara nga institucionet përkatëse.

Edhe për një hua në shumën 280 mijë euro, të pretenduar se është marrë në vitin 2006, prokurori Kraja konstatoi se nuk mbështetet nga akte noteriale, si dhe nuk është kaluar përmes ndonjë transferte bankare. Ai shtoi se edhe nga verifikimi i të dhënave bankare të huadhënësit të pretenduar, rezulton se ai ka tërhequr deri në atë periudhë vlerë më të vogël nga huaja e deklaruar.

Në vijim, përfaqësuesit ligjorë të personave të hetuar për pastrim parash i kërkuan gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka, që të marrë në cilësinë e provës deklarata të tjera të shtetasve grekë, që sipas tyre vërtetojnë të ardhurat e pretenduara nga punësimi në shtetin fqinj. Këtë herë, ata thanë se kanë dorëzuar edhe deklarata përgjegjësie të shtetasve grekë, libreza depozitash e prova të tjera, duke pretenduar se janë në formën e duhur ligjore.

Avokatët i kërkuan gjykatës që çdo provë t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor. Në vijim, ata sollën në vëmendje se kanë dorëzuar edhe një akt-ekspertim privat, për të cilin evidentuan se përmban rezultate të ndryshme nga raporti financiar i dërguar nga SPAK. Bazuar në këto rrethana, avokatët kërkuan që të mundësohet nga gjykata një ekspertim nga ekspert i pavarur.

Prokurori Kraja kërkoi që, nëse gjykata do të pranojë kërkesën për ekspertim të ri, atëherë të caktohet grup ekspertësh dhe jo një ekspert i vetëm.

Gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të shtyjë seancën për më datë 5 dhjetor, në orën 11:00, për t’i dhënë kohë mbrojtjes që të përgatisë debatin ndaj qëndrimeve të SPAK.

Më datë 9 tetor 2024, gjyqtarja Irena Gjoka vendosi të lirojë nga sekuestroja pasuri të konsiderueshme të sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror të Oltion Bistrit. Bazuar në një kërkesë të shoqërisë “Arlis-Ndërtim” sh.p.k., gjyqtarja Gjoka vendosi revokimin pjesërisht të një vendimmarrjeje të mëparshme të së njëjtës gjykatë për pasuritë e Bistrit, duke pranuar kërkesën e shoqërisë “Arlis-Ndërtim” sh.p.k. për heqjen e sekuestros për dy apartamente me sipërfaqe nga 400 m² secili; një apartament tjetër 100.6 m², si dhe dy njësi me sipërfaqe 95 m² dhe 125 m².

Po ashtu, një ditë më parë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka e deklaroi Oltion Bistrin të pafajshëm për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe rrëzoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e mbi 1 milion eurove, tre apartamenteve me sipërfaqe 910 m² dhe dy dyqaneve 220 m².

Pavarësisht dy vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për lirimin nga sekuestroja të këtyre pasurive të Bistrit dhe personave të lidhur, ato vijojnë të mbeten të bllokuara deri në vendimarrjen e procesit lidhur me hetimin pasuror që po kryhet bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Lidhur me faktin se gjyqtarja Irena Gjoka po gjykon procesin e tretë që ka të bëjë me pasuritë e Oltion Bistrit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë i bëri me dije BIRN përmes koordinatores se “çështjen e papajtueshmërisë e zgjidh një gjykatë më e lartë, gjyqtari i gatshëm kur shqyrton kërkesën për përjashtim dhe me vendim kryetari i Gjykatës, kur ka kërkesë për heqje dorë nga vetë gjyqtari”. “Nuk konstatohet ndonjë vendimarrje e tillë që t’ju informojmë”, sqarohet në përgjigje.

Etiketa: Arben KrajaEtleva DedaFlora HajredinajGjykata e PosaçmeGrekIrena GjokaOltion Bistriorganizatë kriminalePastrim parash
Tjetri
person in blue jacket holding white textile

Si u shtrembërua studimi koreano-jugor duke përhapur panik mbi vaksinat dhe kancerin

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.