AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse ekonomia amerikane ka mbetur më e fortë se sa pritej

Edhe pse shumica e ekonomistëve kanë bërë paralajmërime të zymta në lidhje me dëmin që do të shkaktonin tarifat dhe politikat e tjera të pakëshillueshme, treguesit e përgjithshëm të ekonomisë amerikane kanë mbetur mjaft të fortë. Disa nga kostot thjesht mund të jenë shtyrë, por përparimet e shpejta në inteligjencën artificiale mund t’i kompensojnë ato kur të vijë koha.

Pinelopi Koujianou GoldbergngaPinelopi Koujianou Goldberg
7 months më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Pavarësisht parashikimeve të zymta, treguesit kryesorë për ekonominë amerikane duken ende të fortë. Edhe pse mbyllja e fundit e qeverisë ka vonuar publikimin e të dhënave të tremujorit të tretë, rritja në tremujorin e dytë të vitit 2025, me një normë vjetore prej 3.8%, ishte më e lartë se sa pritej, inflacioni duket nën kontroll – pavarësisht tarifave më të larta – dhe tregu i aksioneve ka qenë në rritje.

Natyrisht, disa mund të kundërshtojnë duke thënë se rritja agregate është një masë jo e përsosur e mirëqenies; se inflacioni mbetet mbi objektivin prej 2% të Rezervës Federale; se fitimet e tregut të aksioneve mund të pasqyrojnë një flluskë që mund të shpërthejë në çdo moment; dhe se statistika të tilla nuk kapin vuajtjet e atyre që preken drejtpërdrejt nga shkurtimet e shpenzimeve ose mbyllja e qeverisë (nga punonjësit federalë te përfituesit e ushqimeve me ndihmë shtetërore). Por edhe kritikët e administratës aktuale do të duhet të pranojnë se të dhënat kanë qenë më të forta se sa prisnin.

Çfarë thonë këto të dhëna për mençurinë e ekonomistëve që parashikuan një situatë të zymtë? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të jetë e dobishme të bëhet një paralele me mjekët. Supozoni se një mjek i thotë një pacienteje me arterie të bllokuara se ajo rrezikon një atak në zemër ose goditje në tru nëse nuk merr masa parandaluese. Tani supozojmë se pacientja mbetet e shëndetshme gjatë një ose dy viteve të ardhshme. A do të thotë kjo se mjeku gabohej?

Sigurisht që jo. Ndoshta pacientja ka ndryshuar stilin e jetesës duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme, duke u marrë me stërvitje ose duke marr ndonjë mjekim. Në këtë rast, prognoza e mjekut bëri pikërisht atë që duhej të bënte: bëri që pacientja të ndërmerrte veprimet e duhura. Ose ndoshta pacientja pati thjesht fat në planin afatshkurtër, në të cilin rast prognoza e mjekut mund të jetë e vërtetë edhe pas një ose dy vitesh të tjera, në mungesë të një ndryshimi në sjellje.

Shumica dërrmuese e ekonomistëve kanë dhënë alarmin për ekonominë amerikane që nga fillimi i këtij viti, dhe megjithëse kjo administratë nuk duket se i dëgjon ekspertët e ekonomisë, ajo i dëgjon tregjet. Kur aksionet u ranë dhe rendimentet e Thesarit u rritën ndjeshëm pas “Ditës së Çlirimit” (2 prill), tarifat e shpallura u zvogëluan, u shtynë ose u rinegociuan. Pra, një pjesë e arsyes pse nuk kemi parë rritje të mëdha çmimesh ose efekte të tjera thelbësisht negative në ekonomi është se politika amerikane ndoqi një rrugë paksa ndryshe.

Megjithatë, këto lajme të mira nuk e ndryshojnë faktin se tarifat e administratës, negociatat dypalëshe dhe sfidat ligjore ndaj tyre, si edhe gjithë kaosi që kanë shkaktuar, do të kenë kosto afatgjata ekonomike dhe politike. Çmimet për konsumatorët dhe importet do të reagojnë herët a vonë. Vendet që kanë fituar kohë duke negociuar me Shtetet e Bashkuara mund të kundërpërgjigjen sapo të jenë përshtatur me realitetin e ri dhe të kenë ndërtuar më shumë qëndrueshmëri përballë një politike tregtare amerikane të paparashikueshme.

Për më tepër, një mjedis kaq i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm cenon jo vetëm investimet, por edhe pozitën e Amerikës si fuqi ekonomike dhe politike globale. Dëmi nga plagët e vetëshkaktuara të administratës mund të jetë përmbajtur në planin afatshkurtër, falë faktit që politikat aktuale kanë qenë disi më të arsyeshme sesa retorika; por edhe kjo retorikë po shkakton dëme.

Në këtë kuptim, ecuria e ekonomisë amerikane mund të shpjegohet me një kombinim të dy skenarëve në analogjikë mjek-paciente. Administrata ka lexuar shenjat dhe ka korrigjuar kursin në politikën e saj tregtare dhe ka përfituar nga fakti se efektet e plota negative të politikave të saj do të duan kohë të shfaqen.

Por analogjia është e paplotë. Ndryshe nga një paciente e sëmurë që thjesht nuk mund të ndryshojë zakonet e saj, ekonomia amerikane është treguar jashtëzakonisht dinamike dhe e aftë për t’u rindërtuar – pavarësisht politikave të këqija dhe vendimmarrjes kaotike. Burimi kryesor i këtij dinamizmi gjatë tre dekadave të fundit ka qenë teknologjia e re, me inteligjencën artificiale që përfaqëson vetëm arritjen më të fundit. Shpresat e mëdha për inteligjencën artificiale kanë nxitur pjesën më të madhe të fitimeve në tregun e aksioneve që nga viti i kaluar. Ndërkohë që shumë njerëz tremben se flluska mund të shpërthejë nga momenti në moment, cilido që ka përdorur modele të mëdha gjuhësore gjatë dy viteve të fundit do të ketë parë jo vetëm atë që mund të bëjnë tashmë, por edhe progresin e jashtëzakonshëm dhe të shpejtë që kanë bërë.

Ndërsa skeptikët vënë në pikëpyetje nëse këto përmirësime të tilla kaq të shpejta do të vazhdojnë, duke ngritur shqetësime në lidhje me efektet ekonomike afatmesme dhe afatgjata, fakt është se inovacioni teknologjik amerikan ka dhënë rezultate të shumtaherë pas here – që nga përhapja e kompjuterëve personalë në vitet 1980 deri te interneti dhe teknologjitë mobile më vonë. Deri më tani, premtimi themelor është materializuar rregullisht, edhe pse gjatë rrugës ka pasur flluska spekulative.

Për këtë arsye, unë mbetem optimist. SHBA-ja ka dëshmuar se është e aftë të prodhojë vazhdimisht përparime teknologjike dhe t’i përqafojë ato në mënyra që transformojnë tregjet dhe jetën e përditshme. Pavarësisht politikave dhe gabimeve të kohëve të fundit, nuk do ta nënvlerësoja ekonominë amerikane. Siç thotë edhe ajo shprehja, “kushdo që ka vënë bast kundër ekonomisë amerikane ka humbur” – të paktën në planin afatgjatë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why the US Economy Has Remained Stronger Than Expected

Etiketa: ekonomia amerikane
Tjetri
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Ballukun, i bllokon pasaportën

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.