AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Funksionari i PS dhe dy zyrtarë publikë akuzohen për falsifikim të dokumentit si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit

Arlind Papa, sekretar organizativ i Partisë Socialiste, akuzohet se përdori dokument të falsifikuar si vëzhgues në zgjedhjet e 11 majit, që e siguroi në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Qarkut Tiranë, Gëzim Demirajn dhe sekretaren e protokollit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Migena Xibinaku.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 months më parë
në Lajme, Zgjedhje 2025
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë procesit të numërimit të votave në zgjedhjet e 11 majit. Foto: Nensi Bogdani.

Prokuroria e Tiranës njoftoi të dielën me 23 nëntor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të një funksionari të Partisë Socialiste, sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Qarkut Tiranë dhe një punonjëseje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, që akuzohen se siguruan e përdorën një dokument të falsifikuara si vëzhgues në zgjedhjet prlamentare të 11 majit të vitit 2025.

Nga hetimet është konstatuar se shtetasi Arlind Papa, sekretar organizativ i Partisë Socialiste, ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, që nga hetimet ka rezultuar i falsifikuar.

“… Ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi G.D. me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Shtetasi G.D., pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim”, sqarohet në njoftim.

Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar i pandehuri Arlind Papa nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ, si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion. Po ashtu, ka rezultuar se Papa e ka përdorur me vetëdije dokumentin e falsifikuar, që e ka siguruar në bashkëpunim me dy të pandehurit e tjerë, ku njëra, shtetasja Migena Xibinaku ka qenë sekretare në zyrën e protokollit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Të pandehurit Gëzim Demiraj dhe Migena Xibinaku, të cilët ndihmuan për të siguruar dokumentin e falsifikuar, akuzohen për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, në bashkëpunim. Ndërsa Arlind Papa akuzohet për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ e kryer në bashkëpunim dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.

Etiketa: Falsifikimi i dokumenteveKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKomisionit Qendror të ZgjedhjeveKQZProkuroria e TiranësZgjedhjet e 11 majit
Tjetri
Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.