AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK nis një tjetër hetim ndaj Ballukut dhe Ceno Klosit

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim të ri penal bazuar në një kallëzim të kryer nga Adriana Kalaja, e cila pretendon se ministrja Balluku dhe ish-zëvendësi i saj, Ceno Klosi kanë përfituar tenderat e institucionit që drejtonin.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:05 | 24/11/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Belinda Balluku dhe Ceno Klosi gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit. Foto: Facebook.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, regjistroi një tjetër procedim penal ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku dhe zëvendësit të saj në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.

Regjistrimi i procedimit penal u bë me dije përmes një shkrese të rrjedhur në media, e nënshkruar nga prokurori i SPAK, Adnan Xholi dhe drejtuar Adriana Kalasë në cilësinë e kallëzueses. Koordinatorja për mediat e SPAK konfirmoi autenticitetin e dokumentit, por nuk bëri me dije më shumë të dhëna për shkak të sekretit hetimor.

Në shkresën e SPAK sqarohet se, bazuar në kallëzimin e kryer nga Kalaja kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit dhe personave të tjerë, është regjistruar procedimi penal nr.95 i vitit 2025. Po ashtu bëhet me dije se një material kallëzues shtesë është protokolluar më 16 shtator dhe është administruar në kuadër të këtij hetimi. SPAK konstaton se procedimi penal është në fazën e hetimeve paraprake.

Pas kryerjes së kallëzimit penal shtatë muaj më parë, denoncuesja Adriana Kalaja deklaroi për mediat se kallëzimi lidhet me një skemë të dyshuar të një grupi të strukturuar kriminal, nën drejtimin e Ballukut dhe Ceno Klosit, të cilat përmes kompanive të tyre private akuzohen se kanë zhvatur fondet publike, pasi rezultojnë përfituesit kryesorë të tenderave që jepnin insitucionet që të kallëzuarit drejtonin.

Aktualisht Balluku është marrë e pandehur për paracaktimin e dy tenderave me vlerë totale mbi 210 milionë euro; atë të tunelit të Llogarasë si dhe njërin prej tenderave për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të shtunën më 22 nëntor të vazhdojë zbatimin e masave të sigurimit personal të caktuara ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit të saj. Të pandehur për këto çështje janë edhe  ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi; drejtori aktual i këtij institucioni, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, me funksion administrator i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare. Këta dy të fundit janë vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa Berberi është arrestuar më parë për abuzime të tjera me fondet publike.

 

Etiketa: Adriana KalajaBelinda BallukuCeno KlosiSPAK
I mëparshmi

Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku

Tjetri

Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike

Tjetri
Regjistrimi i PD-së në zgjedhje mbetet peng i paqartësive ligjore

Auditimi ngre pikëpyetje për transparencën e financave të partive politike

foto 3

Gjykata liron nga burgu 19 protestuesit e arrestuar para Kuvendit

17:01 | 05/07/2026
foto 1 muzeu

Muzeu arkeologjik i Durrësit i rihap dyert me kufizime

10:18 | 05/07/2026
edi rama bochum

Si po e ndryshon “Revolucioni i Flamingove” imazhin ndërkombëtar të Ramës

07:49 | 04/07/2026
foto 4

KShH: Policia përdori dhunë joproporcionale ndaj protestuesve

16:41 | 03/07/2026
nje autobus i transportit publik ne kryeqytet ne trafik. foto nensi bogdani (1)

Transporti publik me flotë të vjetëruar dhe mungesë financimi

15:08 | 03/07/2026
braho ne klp

Kreu i SPAK nuk përjashton një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut

14:40 | 03/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.