AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“E padurueshme”: Deponitë e ligjshme dhe të paligjshme dëmtojnë jetët dhe tokën në Kosovë

Në të gjithë Kosovën ka me qindra deponi të paligjshme dhe, madje, edhe deponitë e ligjshme janë një kërcënim për jetën dhe tokën për shkak të mungesës së investimeve.

Arlinda KqikungaArlinda Kqiku
7 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një deponi mbeturinash në Gërlicë pranë Ferizajt. Foto: BIRN.

Banorët e lagjes “Vishnjet” në Gjilan prisnin që të shihnin një park gjelbërues në lagjen e tyre, siç kishin premtuar vazhdimisht politikant, por në vend të tij, tash gjejnë një park të stërmbushur me mbeturina.

“Njerëzit në këtë zonë dilnin për shëtitje”, tha Demush Vokshi, i cili jeton aty pranë. “E sot këtu kemi kundërmim të jashtëzakonshëm, mbetje kashte të prerë, inerte e gjëra të tilla.

Një pjesë e një pylli me pisha, “dikur shumë i bukur dhe i gjelbër”, është përmbytur me mbeturina, tha ai për BIRN.

Banorët thonë se ankesat drejtuar autoriteteve lokale kanë mbetur pa përgjigje, por ata nuk janë të vetmit në Kosovë që përballen me plagën në rritje të hedhjes së mbeturinave pa leje.

Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit e vendit tha se kishte identifikuar 458 deponi të paligjshme këtë vit, 154 prej tyre në kryeqytet, Prishtinë, 78 në qytetin jugor të Prizrenit, 76 në Lipjan në jug të Prishtinës dhe 40 në Podujevë në verilindje.

Autoritetet thonë se situata po përmirësohet, duke treguar faktin se në vitin 2022 kishte edhe më shumë deponi të paligjshme – 746 për të qenë të saktë. Por në disa zona situata mbetet kritike.

Në Gjilan, kryetari i komunës Alban Hyseni tha se numri i deponive të paligjshme “po rritet çdo ditë”.

“Ne kemi bërë përpjekje të vazhdueshme për t’i eliminuar ato, por ato ende shfaqen dhe problemi kryesor është se deponia që ishte për mbeturinat shtëpiake tani është mbyllur”, tha ai në një intervistë në shtator.

Problemi është veçanërisht i dukshëm në lagjen Freskia të qytetit, ku banorja Kimete Ibrahimi tha: ““Më tmerruese e bënë fakti që kemi një park shumë të bukur, por pothuajse në çdo skutë të tij hasim mbeturina të ndryshme. Kjo është e rëndë për të gjithë qytetarët që kalojnë këtu, e sidomos për fëmijët.”

Hyseni, kryetari i komunës, tha se një zgjidhje që po shqyrtohet është “ndriçimi publik dhe kamerat e sigurisë” për të penguar hedhësit e mbeturinave.

“E padurueshme”

Një vendgrumbullim mbeturinash në Gërlicë pranë Ferizajt. Foto: BIRN

Në fshatin Gërlicë, pjesë e komunës së Ferizajt, problemi nuk janë aq shumë deponitë ilegale, por deponia e ligjshme e operuar nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë dhe e vendosur më pak se dy kilometra larg një grupi shtëpish.

“Ne mezi dalim jashtë në mbrëmje për shkak të ujërave të zeza që dalin nga deponia”, tha banori vendas Fehmi Berisha. “Era është e padurueshme.”

Sipas Berishës, mbeturinat nga deponia e ligjshme po ndotin bunarët nga të cilët mbështeten banorët për ujë, duke qenë se furnizimi i rregullt me ​​ujë nuk funksionon.

” Kjo gjendje po shkakton probleme dhe po i sjell edhe qentë e egërsirat, erat e kqija që lirohen, po edhe arat po na dëmtohen nga uji që lirohet prej mbeturinave të mbledhura aty.”

Protestat e përsëritura nuk kanë arritur t’i nxisin autoritetet ta zhvendosin deponinë, pavarësisht faktit se vendndodhja e saj kaq afër shtëpive është në shkelje të dukshme të rregulloreve.

Komuna e Ferizajt tha se kishte arritur të ulte numrin e deponive ilegale në komunë nga 40 në 11 gjatë katër viteve të fundit, duke përmendur gjithashtu instalimin e kamerave të mbikëqyrjes dhe vendosjen e gjobave ndaj ndotësve.

Borxhe, mungesë investimesh

Pamje ajrore e deponisë së mbeturinave në Velekincë pranë Gjilanit. Foto: BIRN

Kompania e Menaxhimit të Deponive në Kosovë, KMDK, e pranoi problemin, por përmendi mungesën e investimeve dhe borxhet e papaguara.

“Deponitë janë menaxhuar për një kohë të gjatë jashtë standardeve, pa plane e investime adekuate. Sot po punojmë në sanim dhe rehabilitim,” tha ajo.

KMDK-ja u ankua për borxhet e papaguara, duke dhënë si shembull 1.9 milion euro që thotë se i detyrohet kompanisë publike të pastrimit “Pastrimi”, e cila mbledh dhe transporton mbeturina në rajonin e Prishtinës. “Kjo dëmton aftësinë tonë për të operuar efikas”, tha ajo.

Zgjerimi i shpejtë i Prishtinës pas luftës së vitit 1998-1999 në Kosovë ka ushtruar presion të madh mbi sistemin e menaxhimit të mbeturinave, me efektet që ndihen çdo ditë në disa lagje.

” Problemet me mbeturinat në lagjen Kalabria janë disavjeçare. Lagjja është rritur për nga numri i banorëve, ndërsa numri i kontenjerëve dhe lokacionet ku janë të vendosura ato nuk është proporcionale. Duke qenë se kontenjerët mbushen shpejt, mbeturinat dalin jashtë e sidomos nëse ato nuk mblidhen brenda 24 orëve.”

“Përveç që duken jashtëzakonisht keq dhe i jepin një pamje të shëmtuar lagjes, ato përbëjnë rrezik për shëndetin publik”, tha Hyseni-Kelmendi. “Aq më tepër që lagjja kundërmon edhe ashtu për shkak të ujërave të zeza që mbesin të patrajtuara në mungesë të ndërtimit të kolektorit.”

Komuna e Prishtines nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Në shkurt, kryetari i komunës Përparim Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme në mbledhjen e mbeturinave pasi “Pastrimi” ndaloi mbledhjen për disa ditë në shenjë proteste ndaj asaj që e quajti dështim të komunës për të shlyer një borxh prej 2.7 milionë eurosh.

Policia e gjelbër?

Deponia e mbeturinave në lagjen Vishnjet në Gjilan. Foto: BIRN

Shumica e deponive në Kosovë janë në ajër të hapur dhe u mungojnë impiantet e trajtimit të ujërave të zeza, gjë që, sipas Luan Hasanaj të organizatës lokale mjedisore “Let’s Do it Kosova”, ndikon drejtpërdrejt në komunitetet përreth.

Hasanaj thekson zonën e Mirashit të Obiliqit, pranë Prishtinës, si një nga vendet më problematike në Kosovë, por tha se situata është shqetësuese edhe në Gjilan, Prishtinë, Pejë dhe qytete të tjera.

Duke kundërshtuar numërimin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit prej 458, Hasanaj tha: “Aktualisht kemi mbi 500 deponi ilegale në Kosovë dhe shumë prej tyre janë bërë burim erërash të këqija, rrezik infeksionesh nga kafshë endacake dhe insekte si dhe rrjedhje ujërash të ndotura, që e përkeqësojnë cilësinë e ajrit dhe të ujit.”

“Duhet të hartohet një plan i qartë për stimulimin e ekonomisë qarkore me investime serioze dhe përkrahje për bizneset e kësaj fushe. Është e domosdoshme forcimi i kapaciteteve të ndërmarrjeve të pastrimit, vendosja e kamerave në zonat ku ndoten më shumë dhe krijimi i Policisë së Gjelbër.”

Kërcënim për shëndetin

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, menaxhimi jo i duhur i mbeturinave në Kosovë krijon kushte ideale për zhvillimin e baktereve, parazitëve dhe insekteve, duke rritur rrezikun e sëmundjeve infektive si dizenteria, hepatiti A, kolera dhe infeksionet e traktit respirator.

Sipas Institutit “djegia e mbeturinave lëshon tym dhe gazra të dëmshme, si dioksina dhe furani, që mund të shkaktojnë alergji, probleme kronike të frymëmarrjes dhe, në raste të rralla, sëmundje kancerogjene

Zeqir Veselaj, ligjërues i Edukimit Mjedisor në Universitetin e Prishtinës, tha se ndikimi më i drejtpërdrejtë dhe i dukshëm është “shkatërrimi i peizazhit nga vend-hedhjet e mbeturinave edhe në zonat më të bukura natyrore”.

“Me kalimin e kohës, varësisht nga përbërja e tyre ato ndotin dheun e nëse qëndrojnë shumë gjatë si pasojë e reshjeve dhe kullimeve nga to mund të ndoten edhe ujërat nëntokësore”.

Ai bëri thirrje për “një sistem efikas të zbatimit të ligjit dhe inspektimit”.

Ndërsa vuri në dukje “disa përparime” në uljen e numrit të deponive të paligjshme, Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë përmendi mungesën e fondeve ose stimujve financiarë.

“Vetëm disa deponi kërkojnë tarifa hyrjeje, të cilat mbulojnë vetëm koston bazë të menaxhimit të deponisë, pa parashikuar ndonjë kujdes pasuese”, tha BE për BIRN në shtator. “Për mbledhjen e mbeturinave, nuk ekziston një sistem ‘paguaj sipas hedhjes’.”

Ky artikull u botua fillimisht nga faqja e internetit Enigma në Kosovë.

Etiketa: deponiKosovëmbeturina
Tjetri
Olsi Nika dhe Besjana Guri: Lufta për mbrojtjen e Vjosës s’ka mbaruar ende

Nga Vjosa te Drini: mbetjet minerare ndotin lumenjtë e Shqipërisë

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.