AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Kush e qëndisi flamurin e pavarësisë?

Një dëshmi e re për prejardhjen e flamurit që u ngrit pasditen e 28 nëntorit 1912 nga duart e Ismail Qemalit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës.

Sokol ÇungangaSokol Çunga
7 months më parë
në Artikull kryesor, Opinion
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Shqipërisë 1912-1914

Ngjarjet e mëdha dhe të rëndësishme për popujt dhe kombet prodhojnë gjithmonë histori, analizë, biseda dhe debat. Rishqyrtimi apo riciklimi i këtyre ngjarjeve mbetet aktual atëherë kur dhe ngjarja rivjen në vëmendjen e popujve në mënyrë ciklike, për shkak të festimit të tyre si të rëndësishme për komunitetin. Të tilla kanë qenë dhe janë dy datat e rëndësishme të historisë moderne për shqiptarët, 28 dhe 29 nëntori. Në rastin e 28 nëntorit, shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, tri janë diskutimet që zhvillohen, pavarësisht se nuk kemi në zotërim privat apo publik subjektet e tyre: çështja e flamurit të pavarësisë, kush e solli apo kush e qëndisi; çështja e dokumentit të pavarësisë, kush e ruajti dhe si humbi; çështja e akteve të plota origjinale të kuvendit të Vlorës, për të cilat s’kemi më gjurmë, që kur i botoi Lef Nosi në vitet pas pavarësisë. Të tria këto elemente, artefakte dhe dokumente, sot nuk i zotëron asnjë institucion i Shqipërisë dhe nuk dihet nëse ndodhen diku, apo duhet t’i konsiderojmë të humbura.

Duke marrë shkas nga një dokument që nuk ka qarkulluar gjerësisht më herët në duart e historianëve apo në sytë e publikut, sjellim këtu një kronikë të origjinës së flamurit të pavarësisë. Por, më parë, pakëz histori.

Studimet e derisotshme na japin katër prejardhje të flamurit që u ngrit pasditen e 28 nëntorit 1912 nga duart e Ismail Qemalit në ballkonin e shtëpisë së Vlorës. Sipas variantit të parë, flamurin e qëndisi apo e stampoi Marigo Pozio dhe, më pas, sipas po atij modeli, prodhoi edhe të tjerë flamuj që u ngritën në ndërtesat e tjera qeveritare. Sipas variantit të dytë, flamurin e pavarësisë e kishte mbajtur tek koka e shtratit Eqrem bej Vlora që prej vitit 1909, kur ia kishte dhuruar Aladro Kastrioti, aventurier që pretendonte se ishte pasardhës i Skënderbeut dhe pretendues i fronit të Shqipërisë më 1914. Këtë flamur e hoqi nga korniza mbi shtrat Amalie von Godin, mikeshë e Eqrem Vlorës në atë kohë. Sipas variantit të tretë flamurin e pavarësisë e solli në Vlorë, prej Amerike dhe përmes Bukureshti, patrioti Spiridon Ilo, një nga firmëtarët e aktit të pavarësisë. [Për këto, shih: Ledia Dushku, “Lef Nosi dhe historia e flamurit të pavarësisë”, në: Studime Historike, nr. 1-2, 2013, fq. 239-246.] Variantin e katërt na e sjell Prof. Frederik Stamati në një artikull botuar më 29 prill 2018 në Shqiptarja.com. Në këtë artikull citohet një reagim i Leonidha Naçit, botuar në gazetën “Vatra” më 2 dhjetor, 1934, i ngjashëm në përmbajtje me atë që sjellim këtu, por krejt telegrafik.

Varianti i historisë së flamurit sipas patriotit Leonidha Naçi, të cilin prezantojmë, gjendet në një dorëshkrim që përmban kujtime të vetë atij. Këto kujtime Naçi i ka shkruar gjatë ose pas vitit 1939, siç e thotë në fletën e parë të tyre, dhe synon të përshkruajë veprimtarinë e tij patriotike prej vitit 1895 deri më 1939. Këtë, siç thotë po ai, e bën që t’ia lërë kujtim të birit, jo për t’u botuar. Kujtimet ruhen në dorëshkrim, në fletë të thjeshta fletoreje, të shkëputura nga njëra-tjetra, shkruar me bojë të zezë. Pasi përshkruan kohën e studimeve, vitet kur jepte mësim në shkolla të ndryshme, burgosjen dhe endjet nëpër Ballkan si mësues e gazetar, përpjekjet për hapjen e një kursi të gjuhës shqipe në Athinë dhe hapjen për pak kohë të një kursi të shqipes në Korfuz, Naçi na informon për çështjen e flamurit (sjellim transkriptimin diplomatik, pa ndërhyrë në tekst):

Fleta e parë e dorëshkrimit të Leonidha Naçit. (AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 1.)
Pjesa e dorëshkrimit ku ndodhet historia e flamurit. (AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 46.)

“Disa prej patriotëve tanë formuan një çetë kryengritëse për në Shqipëri, që vuante aqë shumë nga ndjekjet e Xhon Turqve dhe Shqipëtarit Xhavid Pashajt. Këjo çetë e përbërë prej 11 vetash me të shumëtit Korçarë ishte vënë nënë kryesinë të Kol Rodhes dhe sillte me vete dhe një flamur të mëndafshtë të dhuruar prej shqipëtarëve të Amerikës. Në Brindis muarnë lajme e hidhur të vrasjes në Korçë të 6 dëshmorëve dhe burgosjen e Themistokliut. Koli me 8 shokë ardhi në Korfus, dhe dy nga shokët i kishte lënë me plaçkat dhe flamurin në Brindis. Më takoj dhe u fjalosmë gjer e gjatë dhe më tha që ay dolli nga Amerika që të hynte me doemos si kryengritës në Shqipëri, dhe nukë do të ndalet para pengimeve që i paraqiteshin. I thashë të ju shkruante shokëve të tij në Brindis të vinin në Korfus të sillnin dhe flamurin, dhe u mora vesh me autoritetet e vëndit të mos hapeshin teshat e tyre në doganën e Korfuzit, që të mos bëneshe buje prej Himarjotëve të atjeshmë. Kështu u bë, ardhë, ju dolla përpara, mora prej tyre në dorëzim arkën me flamurin, po me qënë që familja time ishte dhe banonte jashtë Korfuzit, në Pontikonisi, dhe me qënë se rinja në Korfus bashkë me kunetërit e mij, i këshillova të ja japin arkën me flamurin Marigosë Pozhjos (Papakosta Poçi) që ndodheshe në Korfus për vilegjaturë [pushime, S. Ç.]. Për këtë flamur që u gjent ditën 28 Nëntor 1912 dhe u ngrit atë ditë dhe u përdor për hyrnek që qëndisnë dhe të tjera flamur, u bë fjalë shumë më von se Marigoja kishte ambicion të thoshte se flamuri që u ngrit për të parën herë atë ditë e qëndisi ajo vetë me duart të saja!! Marigoja ishte patriote, po deshte ta monopolizojë patriotizmin shqipëtar, dhe po të ishte e mundur të futëte hundët kudo qoftë dhe në politikë!!” [AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 46.]

Siç duket nga rrëfimi i Naçit, ngjarja ka ndodhur pak ditë pas vrasjes së 6 dëshmorëve të Orman Çifligut më 17 korrik 1911 në Korçë. Pavarësisht rrethanave të rrezikshme, çeta e atdhetarëve të Amerikës, me në krye Kol Rodhen, kishte udhëtuar me dy grupe prej Brindisit në Korfuz, me synim kalimin prej andej në brigjet e Shqipërisë. Pasja e flamurit në bagazhet e çetarëve nisur për luftë është krejt e natyrshme: ky ishte simboli rreth të cilit bashkoheshin në përpjekjen e tyre për fitimin e lirisë së Shqipërisë. Pra, flamurin nuk e kishin marrë me vete për ta çuar në Vlorë, ky ishte flamuri që do t’u printe në betejat, drejt të cilave ishin nisur. Flamuri shkoi në Vlorë krejt rastësisht, në rrugën më të sigurt, përmes duarve të patriotes së besuar, Marigo Pozios. A ndenji flamuri në sepetet e znj. Pozio deri pothuaj pas një viti e gjysmë, më 28 nëntor 1912? Sigurisht që nuk e themi dot, teksa i vetmi person që do ta saktësonte këtë ishte Marigo Pozioja vetë. Mirëpo, znj. Pozio mbeti mbështetëse e variantit që mbizotëron edhe sot, se e qëndisi ajo flamurin. Në dobi të saj këtë e pohon, ca vite më vonë, edhe Kristo Floqi [“Gazeta e Re”, 9 dhjetor 1928].

Pikërisht këtë variant të M. Pozios dhe të K. Floqit kërkon të kundërshtojë Leonidha Naçi me variantin e tij të historisë, siç na thotë në parathënien e kujtimeve: “Në vazhdimin e shënimeve që vendosa të përmbledh në këtë broshurë do të paraqiten […] për çashtjen e flamurit të Shqipëtarëve Amerikës, mbi të cilën ka shkrojtur Floqi dhe Koli Rodhja […].” [AQSH i RSH, Fondi: “Leonidha Naçi”, Dosja: 5, fl. 3.]. Nga variantet e mësipërme që rrëfejnë historinë e prejardhjes së flamurit të 28 nëntorit, vetëm dy prej tyre nuk marrin autorësinë apo pronësinë mbi atë flamur. Këta janë Kristo Floqi dhe Leonidha Naçi. Por janë variante të kundërta e nuk na ndihmojnë për të përcaktuar nëmos të drejtin, atë mbizotëruesin dhe më pranë së vërtetës. E sigurt mbetet një gjë: se flamuri i 28 nëntorit ka kaluar nga duart e Marigo Pozios, para se të varej në shtizë dhe të valëvitej prej duarve të Ismail Qemalit.

Kështu, sërish nuk e themi dot si qëndron e vërteta, nëse Marigo Pozioja është bartësja e flamurit dhe prodhuesja e kopjeve të tij, apo edhe autorja e flamurit të parë të ditës së pavarësisë. Mbetet të këndellemi me këtë prodhimtari të begatë variantesh për autorësinë e flamurit, si dhe të urojmë që shqiponja dykrenore të valëvitet ngaherë krenare në trojet e shqiptarëve.

Gëzuar festën e pavarësisë!

Etiketa: Ismail QemaliKol RodheLef NosiLeonidha NaçiMarigo PozioOrman ÇifliguShqiptarja.comXhavid Pashaj
Tjetri
“E padurueshme”: Deponitë e ligjshme dhe të paligjshme dëmtojnë jetët dhe tokën në Kosovë

“E padurueshme”: Deponitë e ligjshme dhe të paligjshme dëmtojnë jetët dhe tokën në Kosovë

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.