AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kushtetuesja shtyn me 10 ditë shqyrtimin e çështjes “Balluku”

Gjykata Kushtetuese vendosi të shtyjë më 12 dhjetor mbledhjen e Gjyqtarëve për shqyrtimin paraprak të kërkesës së kryeministrit Edi Rama për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:21 | 03/12/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ish-numri 2 i qeverisë së tij, Belinda Balluku gjatë një aktiviteti. Foto: LSA.

“Gjykata informon se shqyrtimi paraprak i çështjes nga Mbledhja e Gjyqtarëve do të bëhet në datën 12.12.2025 për shkak të kompleksitetit të çështjes, volumit të materialeve shoqëruese, agjendës së Gjykatës si dhe mbështetur në kërkesën e disa prej anëtarëve të saj,” thuhet në njoftim.

Çështja kaloi në Mbledhjen e Gjyqtarëve të martën, pasi Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim unanim për pranimin ose rrëzimin e padisë së kryeministrit Edi Rama.

Më 12 dhjetor, gjykata do të vendosë për ligjshmërinë e kërkesës me 4 pika të Ramës dhe të shprehet për njërën nga pikat, që kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, GJKKO, për pezullimin e Ballukut nga detyrat ekzekutive deri në shqyrtimin në themel të çështjes.

Ndërkohë, Kryeministri vijon ankesat publike ndaj vendimit të gjykatës për pezullimin e Ballukut nga detyra, e cila në rolin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, akuzohet se ka ndërhyrë dhe vendosur në mënyrë të paligjshme për dy tendera me vlerë 210 milionë euro.

Të mërkurën, Rama e quajti këtë vendim si “absurd” dhe me “pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik”.

Për të justifikuar këto ‘pasoja’, ai solli si shembull mbetjen pa firmosur për shkak të pezullimit të ministrit të një marrëveshje me Kanadanë për nisjen e fluturimeve direkte.

Përveç ‘rikthimit’ në detyrë të Ballukut, Rama i ka kërkuar Kushtetueses që të zgjidhë mosmarrëveshjen e kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së një ministri.

Prej momentit të dorëzimit të kërkesës, ai  ka shtuar presionet publike ndaj gjykatës për një vendimmarrje në favor të kërkesës së tij, duke e konsideruar pezullimin e bashkëpunëtores së tij të ngushtë “si precedent unikal dhe të rrezikshmëm”.

Gjykata e Posaçme vendosi që ta pezullonte zv.kryeministren nga detyra dhe të ndalonte udhëtimin jashtë vendit, duke i bllokuar pasaportën, pasi ajo u mor e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera pasi akuzohet se ka manipuluar dy tendera me vlerë 210 milionë euro, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, duke favorizuar kompanitë fituese.

 

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata KushtetuesePezullimi nga detyraShkelja e barazise në tender
I mëparshmi

Procesi për aferën e sterilizimit mbetet prej 5 muajsh pezull

Tjetri

Monopoli i reklamave ‘city lights’ kufizoi garën elektorale për bashkinë e Tiranës

Tjetri
KQZ hap hetim për fushatën vizuale të PS kundër opozitës

Monopoli i reklamave ‘city lights’ kufizoi garën elektorale për bashkinë e Tiranës

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.