AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Fermerët grekë bllokojnë rrugët në shenjë proteste

Fermerët grekë po bllokojnë rrugët dhe pikat doganore në formë presioni për të kërkuar ndihmë shtetërore, lehtësime tatimore dhe një plan për “të nesërmen” për një sektor në krizë.

Eleni StamatoukoungaEleni Stamatoukou
7 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fermerët grekë po bllokojnë rrugët dhe pikat doganore.

Anembanë Greqisë, fermerët po parkojnë traktorët e tyre në rrugë dhe autostrada, duke bllokuar trafikun dhe zyrat doganore.

“Traktorët tanë janë mjetet tona dhe me ta duam të tregojmë se situata nuk mund të vazhdojë më kështu”, tha Nikos Pavlonasios, një përfaqësues i Unionit Panhelen të Fermerëve të Rinj.

Të prekur nga murtaja e deleve dhe dhive, rritja e kostove dhe kushtet e vështira të tregut, fermerët grekë kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste që nga 30 nëntori, duke kërkuar – ndër të tjera – pagesa të menjëhershme të ndihmës shtetërore, garanci çmimesh dhe masa tatimore dhe energjetike për të ulur kostot e prodhimit.

“Indinjata dhe zemërimi për të ardhmen e pasigurt për të gjithë fermerët, veçanërisht të rinjtë, i ka sjellë të gjithë këta njerëz në rrugë”, tha 45-vjeçari Pavlonasios, i cili kultivon pambuk, grurë dhe misër në Farsala, në jug të Thesalisë, dhe është pjesë e një bllokimi rrugor në Larisa.

Më shumë se 423,000 kafshë janë asgjësuar që nga gushti i vitit të kaluar për të luftuar përhapjen e murtajës së deleve dhe dhive në Greqi, duke shkaktuar humbje të mëdha financiare.

Por vonesat në ndihmë dhe subvencione për fermerët kanë çuar në “vështirësi dhe krizë serioze” në sektorin bujqësor, tha Charalambos Kasimis, profesor emeritus në Universitetin Bujqësor të Athinës.

Panagiotis Kalfountzos, president i Kooperativës së Fermerëve të Thesalisë, Thesgi, tha se situata ishte “shumë e vështirë” dhe se vonesat në pagesa dhe kostoja “e papërballueshme” e prodhimit po zhduknin fitimet.

Megjithatë, qeveria e partisë së qendrës së djathtë Demokracia e Re thotë se protestat kanë shkuar shumë larg.

“E drejta e çdo grupi shoqëror për të demonstruar është e vetëkuptueshme dhe kushtetuese”, tha Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrisochoidis për SKAI TV të martën, por bllokimet e rrugëve dhe bllokimi i zyrave doganore “kushtojnë para publike” dhe shkaktojnë trazira, tha ai.

“Konfiskime çdo ditë”

Tensionet po shndërrohen në trazira, me policinë që përdori gaz lotsjellës në ditën e parë të protestave në Thesali dhe arrestoi tre fermerë. Secila palë ka fajësuar tjetrën për dhunën.

“Pronat po humben çdo ditë”, tha Dimitris Moschos, president i Shoqatës Greke të Blegtorisë dhe president i Kooperativës Bujqësore të Kastorias. Ai tha se traktorët do të përdoren për të bllokuar zyrën doganore Niki që lidh Maqedoninë e Veriut me Greqinë të enjten dhe se fermerët planifikojnë të mbyllin autostradën Egnatia në Kozani më 6 dhjetor.

“Kemi kolegë që nuk janë paguar nga OPEKEPE që nga viti 2016 dhe u detyrohen deri në 150,000 euro”, tha Moshos, duke iu referuar Agjencisë Greke të Pagesave dhe Kontrollit për Ndihmat Komunitare, e cila ka qenë objekt hetimi e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian për mashtrim të organizuar të dyshuar që përfshin fondet bujqësore dhe korrupsion që përfshin zyrtarë të OPEKEPE-së.

“Këta njerëz përballen me konfiskime çdo ditë”, tha ai për BIRN.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shprehu mirëkuptim për gjendjen e vështirë të fermerëve të mërkurën.

“E kuptoj pakënaqësinë e fermerëve që kanë parë vonesa në pagesa”, tha Mitsotakis, por paralajmëroi se bllokimet rrugore “shkaktojnë probleme për grupet e tjera shoqërore”. Ai dha sigurinë e tij se fermerët do të marrin atë që u takon. Ai gjithashtu premtoi një sistem më të drejtë subvencionesh.

Opozita ka kritikuar trajtimin që qeveria u bën fermerëve, duke bërë thirrje për transparencë më të madhe, pagesa në kohë të ndihmës dhe “ndërhyrje” për të ulur kostot e prodhimit.

“Po flasim për një ministri që është kolapsuar”, tha të hënën Nikos Androulakis, kreu i PASOK-ut të qendrës së majtë. “Kjo është arsyeja pse njerëzit po e braktisin profesionin.”

Kalfountzos i Thesgi tha se fermerët kanë mbështetjen “e të gjitha klasave shoqërore”.

“Dhe pastaj çështjet më serioze për ne, të cilat shkojnë përtej nivelit të pagesave dhe subvencioneve të drejtpërdrejta, kanë të bëjnë me të nesërmen”, tha ai. “Vendi ynë nuk ka një politikë kombëtare bujqësore, kështu që duam t’i kërkojmë qeverisë të ketë një plan të qartë… që do të na lejojë të jemi të qëndrueshëm.”

Etiketa: fermereGreqiProtesta
Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.