AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA njihet me parashtrimet në çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini

Drejtuesi i SPAK u qëndroi shkaqeve për pasurinë dhe atyre në vlerësimin tërësor të çështjes së vetingut të prokurorit të Tiranës, Enklid Gjini dhe kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa subjekti e kundërshtoi ankimin si të pabazuar, duke parashtruar se nuk shoqërohet me elementë të rinj provues apo argumentime juridike që mund të cënojnë arsyetimin e Komisionit që e la në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
7 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Enklid Gjini në KPA

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u qëndroi shkaqeve të ngritura në ankimin e Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Enklid Gjini. Prokurori Klodian Braho, i cili përfaqëson Dumanin në këtë çështje, u shpreh se u qëndrojnë shkaqeve në parim dhe se në gjendjen që janë aktet kërkojnë shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. Megjithatë, Braho vërejti se në konkluzionet përfundimtare do të konsiderohen dhe provat e parashtrimet e subjektit. Gjini nga ana e tij nënvizoi se ankimi dhe parashtrimet e drejtuesit të SPAK nuk shoqërohen me elementë të rinj provues apo argumentim juridik që do të cënohente arsyetimin e Komisionit. Ai kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të tij në detyrë.

Prokurori Enklid Gjini u konfirmua më 10 korrik të vitit 2023, me shumicë votash. Shumica e trupës së Komisionit konkludoi se subjekti arriti nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Ndërsa pakica vlerësoi se duhej shkarkuar, duke çmuar se Gjini ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm e ndërmarrë hapa për të fshehur pasurinë; si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes, ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Për një apartament me sipërfaqe 53.5 m2 në Tiranë të blerë nga subjekti në vitin 2007, prokurori Braho konstatoi se Gjini ka nënshkruar akte me çmime të ndryshme për këtë pasuri, si dhe se rezulton me pamundësi financiare. Po ashtu, u vërejt se subjekti është përpjekur ta paraqesi në mënyrë të pasaktë këtë pasuri. Në ankim është konstatuar se deklarimi i subjektit gjatë hetimit administrativ për blerjen e apartamentit duke paguar vetëm vlerën 20 mijë euro, të marrë kredi për këtë qëllim, nuk përputhet me deklarimet e tij të mëparshme, ku përcaktohet shuma 1.9 milionë lekë përpara marrjes së huasë bankare.

Prokurori Gjini parashtroi se Komisioneri anashkalon faktin themelor në verifikimin e kësaj pasurie, atë të pagesës së çmimit me anë të një transferte bankare me shumën 20 mijë euro të marrë kredi, ku përcaktohet se ky transaksion është kryer sipas kontratës së shitblerjes.

Po ashtu, sipas Gjinit, në ankim është bërë një lexim selektiv i provave, duke shndërruar një mospërputhje formale në pretendimin e ngritur për deklarim të rremë. Ai nënvizoi se në gjithë deklarimet e mëparshme ka pohuar të njëjtën gjë, se 20 mijë euro ishin shpenzuar për blerjen, ndërsa 1.2 milionë lekë për rikonstruksionin. “Shpërfillen deklarimet e mia të qëndrueshme”, deklaroi ai.

Subjekti shtoi se diferenca 10 mijë euro që trajtohet si vlerë e padeklaruar në ankim, në fakt është shpenzimi për punimet e rikonstruksionit, që sipas tij provohet me akte shkresore.

Gjini sqaroi se në marrëveshjen paraprake me palën shitëse, parashikohej një vlerë totale 30 mijë euro pas rikonstruksionit. Ndërsa për aktin tjetër notarial që ishte hartuar para blerjes, ai tha se ishte kryer për të mundësuar që pasuria të kalonte në emër të tij e të bashkëshortes, me qëllim vendosjen si garanci për kredinë. Subjekti sqaroi se kishin vendosur këtë apartament si garanci, për arsye se dhe kredia do të merrej pikërisht për këtë pasuri.

“Vërtetohet se nuk ka asnjë pagesë tjetër veç asaj të klryer me transfertë bankare me vlerëne  amrrë kredi”, tha prokurori Gjini.

Sipas prokurorit Gjini, gjithçka që ai pretendon vërtetohet me dokumentacion. Ai theksoi se, edhe nëse do të konsiderohej se, para kalimit të vlerës 20 mijë euro të marrë kredi, ishte paguar shuma prej 10 mijë euro, sërish pamundësia financiare mbetet e tillë që nuk mund të sjellë penalizim.

Lidhur me kriterin e figurës, Braho solli në vëmendje të Kolegjit raportin e dytë të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, që ka konstatuar papërshtashmërinë e këtij subjekti rivlerësimi, nisur nga informacione për implikim në veprimtari të kundërligjshme. Braho kërkoi që të vlerësohen veprimet e subjektit në dy çështje penale, një prej të cilave që ai ka pushuar, ndërsa të tjetrën mungon një vendim për zgjatje të hgetimeve dhe nuk e ankimuar vendimin e ndryshëm të gjykatës.

Prokurori Gjini i kundërshtoi shkaqet për figurën. Ai dekalroi se ka kryer gjithë hetimet e nevojshme dhe se venbdimarrja ishte bazuar mbi një akt-ekspertimi që e kishte klasifikuar lëndimin si plagosje të lejhtë, që nuk konsiderohet si nuk ka elementë të vepës penale. Vendimi i pushimit është i saktë dhe nuk mund të vendosej ndryshe”, pohoi.

Për pretendimet në çështjen tjetër për mungesë të një vendimi për zgjatje hetimesh, subjekti deklaroi se në fakt në dosje gjendet 5 vendime për zgjatje. Ai vërejti se dosja është me shtatë volume dhe se gjendet akti për zgjatjen e hetimeve. Gjini pohoi se çështja kishte përfunduar me pafajësi. Lidhur me pretendimin e Komisionerit për mosankimin e çështjes, Gjini tha se kjo është nmë vlerësim të prokurorit dhe nuk mund të jetë pjesë e procesit të rivlerësimit kalimtar.

Po ashtu, Braho kërkoi që në vlerësimin tërësor të konsiderohen veprimet e subjektit lidhur me dy automjete në përdorim. Sipas drejtuesit të SPAK, prokurori Gjini ka pasur detyrim të pasqyrojë në deklaratën veting përdorimin e një prej automjeteve, si dhe ngriti dyshime për fshehje. Në përfundim të parashtrimeve, prokurori Braho kërkoi shkarkimin nga detyra të subjektit.

Lidhur me mosdeklarimin e një prej makinavc, prokurori Gjini sqaroi se marrëdhënia kishte qenë kalimtare dhe e paformalizuar me shitje. Sipas tij, prokura e posaçme autorizonte që ai ta përdorte mjetin deri në momentin që do ta blinte, por se kjo kontratë nukishte realizuar për shkaqe të pavarura prej tij. Subjekti pohoi se në vitin 2008 kishte shënuar se çmimi për këtë automjet ishte liokujduar, por pa u formalizuar, ndërsa në 2016-ën kishte deklaruar se ishte ncjerrë jashtë përdorimit për shkak të amortiimit. Ai shtoi se se mungesa e dosjes në DPSHTRR nuk krijon kundërthënie, pasi mjeti ka qenë me targa të huaja dhe nuk ëhstë regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Në përfundim, ai këmbënguli se nuk ka asnjë tregues për fshehje të kësaj pasurie në momentin e plotësimit të deklaratës vetin, pasi në atë moment makina nuk ekzistonte.

Për makinën tjetër, subjekti pretendoi se huapërdorja kishte qenë thjesht për një provë disa ditore dhe makina ishte kthyer, nga për rrjedhojë nuk kishte pasur detyrim për ta pasqyruar në deklaratën veting. Ai pohoi se makina ishte blerë disa muaj më vonë dhe ishte regjistruar në emër të bashkëshortes.

Në përfundim, prokurori Gjini kërkoi që të lihet në fuqi vendimarrja e Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë.

Kolegji vendosi të mos hetojë më tej dy denoncime të reja, pasi nuk u gjetën shkaqe të mjaftueshme. Lidhur me shkaqet e ngritura për figurën, trupi gjykues vendosi të njihet drejtëpërdrejtë me informacionet e klasifikuara.

Seanca u shty për më datë 15 dhjetor, në orën 09:00, kur pritet të paraqitetn konkluzionet përfundimtare.

 

Tjetri
Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA

Drejtuesi i SPAK dhe prokurori Dritan Nushi paraqesin parashtrimet në KPA

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.