AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK sqaron shkaqet e vonesës së shqyrtimit të kërkesës për kalimin për gjykim të Erion Veliajt

Prokuroria e Posaçme akuzon Veliajn dhe mbrojtësit e tij se me mungesat e pajustifikuara dhe kërkesat e padrejta kanë penguar përfundimin e gjykimit paraprak, për kalimin e çështjes për gjykim, brenda afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Kushtetuese me një furgon të policisë së burgjeve. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u ankua të premten më 5 dhjetor për zvarritjen tej afateve procedurale të gjykimit në seancë paraprake të kërkesës për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe disa biznesmenëve të përfshirë në korrupsion e pastrim parash.

SPAK sqaron se procedimi është dërguar për t’u kaluar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë më datë 10 shtator dhe se seanca e parë e gjykimit paraprak është caktuar më datë 29 shtator. “Prej këtij momenti dhe deri tani janë shtyrë 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre, duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale”, citohet në njoftim. Sipas përcaktimeve në Kodin e Procedurës Penale, kërkesa për gjykim duhet të shqyrtohet brenda një afati 30-ditor.

Lidhur me pretendimet e përsëritura të Veliajt për njohjen me aktet e procedimit penal, SPAK thotë se ka përmbushur plotësisht detyrimet që burojnë nga Kodi i Procedurës Penale, duke shpjeguar se brenda afatit të pandehurit dhe avokatit të tij i është njoftuar përfundimi i hetimeve paraprake. Po ashtu, i është bërë me dije e drejta për t’u njohur me aktet dhe për të marrë kopje të tyre.

Sipas SPAK, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj kanë marrë më datë 24 korrik një kopje të akteve të procedimit penal, pa asnjë shpenzim. Në njoftim nënvizohet se ky fakt është dokumentuar me procesverbal, që është nënshkruar nga njëri prej avokatëve të zgjedhur nga i pandehuri Erion Veliaj. SPAK sjell në vëmendje se i njëjti avokat i Veliajt, në një kërkesë të mëvonshme për vendosje në dispozicion të një kopje të akteve për hetimet shtesë, në shkresën e tij shprehet se më datë 23 korrik janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal.

Prokurorët e çështjes theksojnë se, mënyra vijuese e ndërveprimit pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe nuk përfshin prokurorinë.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Kërkesa të njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e faktit të gjithë niveleve.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 3 nëntor vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e gjetur atë të papajtueshëm me Kushtetutën.

 

Etiketa: Ajola XoxaErion VeliajGjykata KushtetueseKodi i Procedurës PenaleKushtetutëPastrim parashProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSPAK
Tjetri
Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje të shtëpive

Dritëhijet e Rindërtimit: Banorët ende në pritje të shtëpive

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.