AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqata e Gjyqtarëve: Nën petkun e ankesës, Rama u bënë presion gjykatave për Ballukun

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ngreh shqetësim për sulmet e kryeministrit, Edi Rama ndaj gjyqtarëve që po shqyrtojnë çështjet ndaj zëvendës së tij, Belinda Balluku, duke konstatuar se nën petkun e ankesave të numrit një të qeverisë për uzurpimin e pushtetit ekzekutiv e ati legjislativ prej gjyqësorit, në fakt fshihet një mesazh presioni ndaj gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave të Posaçme që kanë në shqyrtim çështjen në fjalë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
6 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp : Foto: LSA

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë shpërndau të martën më 9 dhjetor një deklaratë për mediat, përmes së cilës dënon presionin që po ushtron kryeministri Edi Rama ndaj gjykatave që po shqyrtojnë çështjen penale dhe kërkesat e tjera lidhur me masën e sigurimit personal pezullim nga detyra të zëvendëskryeministres, njëkohësisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në dy tendera me vlerë mbi 210 milionë euro.  Shoqata vëren se ka ndjekur me vëmendje prej disa ditësh komunikimin publik të kryeministrit të vendit, lidhur me çështjen gjyqësore në ngarkim të Ballukut, që është duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Gjykata Kushtetuese, si dhe nga gjykatat e posaçme.

Shoqata shpreh shqetësim dhe indinjatë lidhur me qasjen që ka zgjedhur të ketë Rama për këtë problematikë, duke nënvizuar se është pjesë e juridiksionit të pushtetit gjyqësor.

“Nën petkun e ankesës për uzurpimin e pushteteve ekzekutiv dhe legjislativ nga ai gjyqësor në të vërtetë fshihet një mesazh presioni ndaj organeve të drejtësisë që kanë për shqyrtim çështjen në fjalë. Gjithashtu, mesazhe të tilla të përditshme të ushqyera ndaj publikut të gjerë synojnë të krijojnë një klimë mosbesimi ndaj pushtetit gjyqësor dhe mund të përdoren më tej si pretekst për marrjen e masave erozive ndaj këtij të fundit”, theksohet në deklaratë.

Në vijim, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve vëren se ndarja dhe balancimi i pushteteve është një nga parimet themelore të demokracisë. Po ashtu, në deklartaë shkruhet se, pavarësia e sistemit të drejtësisë vihet në rrezik jo vetëm nga veprime konkrete që synojnë kufizimin e sferës së kompetencave të këtij pushteti, por edhe nga çdo akt ose deklaratë që perceptohet si kërcënim ose presion politik ndaj veprimtarisë gjyqësore apo që ul reputacionin e organeve të drejtësisë në sytë e publikut, duke minuar besimin e tij tek këto organe.

Në vijim, sillet në vëmendje se Komisioni Evropian ne raportet për Shqipërisë ka adresuar si shqetësim vazhdimin e përpjekjeve te ndërhyrjes dhe presionit ndaj sistemit gjyqësor nga zyrtarë të lartë publikë dhe politikanë.

Ndërhyrjen në veprimtarinë e gjyqtarëve gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e cilëson si “formën më të rrezikshme në shkeljen e parimit të ndarjes së pushteteve, pasi ka si qëllim deformimin e vendimmarrjes nëpërmjet formave të ndryshme të presionit”.

Në përfundim, ftohen zyrtarët e lartë të pushteteve të tjera që të respektojnë pavarësinë e gjyqtarëve në vendimmarrjen e tyre dhe të distancohen nga çdo sjellje që e cenon atë.

Kryeministri Rama pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër dhe prej afro dy javësh ka rritur presionin publik ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar një vendimmarrje në favor të tij.

Që prej arrestimit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në muajin shkurt, kryeministri Edi Rama ka ushtruar presion në mënyrë të përsëritur ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. Nga kërcënimi publik në muajin shkurt që të mos shkonin për të marrë telefonin e tij, e deri në sulme personale ndaj magjistratëve gjatë muajve të verës, që kishin të bënin kryesisht me vendimmarrje të tyre për sigurim të padive lidhur me aksionin e qeverisë për çlirimin e hapësirave publike, presionet e Ramës ndaj drejtësisë kanë arritur pikun, pas masave të sigurimit të caktuara ndaj zëvendëses së tij.

Pas deklaratës së gjyqtarëve, Rama reagoi me një deklaratë në platformën ‘X’ (ish-Twitter), ku shprehej se nuk do t’i ndalonte deklaratat e tij, pasi ishte palë në një gjykim.

“Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore,” shkruan Rama.

“Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit,” shtoi ai.

Etiketa: BallukuBelinda BallukuEdi RamaErion VeliajGjykata KushtetueseKomisioni Evropian
Tjetri
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Opozita tërhiqet nga procesi i zgjedhjes së Avokatit të Popullit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.