AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Transferimet e përkohshme shkaktojnë debat në KLP

Dy anëtarët e KLP-së, Vatë Staka dhe Zeqir Hoda e cilësuan të pabazuar dhe të paligjshme procedurën e ndjekur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës pranë KLP-së, lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së prokurorëve për transferim të përkoshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:49 | 09/12/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e KLP-së duke debatuar për transferimet e perkohshme. Foto: Edmond Hoxhaj.

Diskutimi i projektvendimeve për transferimin e përkohshëm me pëlqim të prokurorëve pranë Prokurorive të Tiranës dhe Elbasanit shkaktoi debat të martën në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ndërsa shumica e anëtarëve qëndronte në këmbë, disa prej tyre ngritën tonet dhe flisnin pa radhë.

Anëtari Vatë Staka deklaroi se relacioni i dërguar nga Komisioni i Karrierës pranë KLP-së, nuk përputhet me ngarkesën që kanë prokurorët në republikën e Shqipërisë.

“Aty ka abuzim të pastër tek statistikat. Ju keni marrë prokuror nga Dibra dhe e keni çuar në Elbasan, ndërsa atë nga Korça e keni çuar në Tiranë,” tha Staka dhe solli në vëmendje se në këtë mënyrë nuk ishte respektuar parimi i largësisë mes prokurorive. Sipas Stakës, nga ana tjetër, nuk është respektuar as kriteri që përcakton transferimin nga prokuroritë që kanë ngarkesë më të ulët, siç janë ato të Shkodrës, Lezhës dhe Fierit.

Anëtarët e Komisionit të Karrierës, Ledina Riza dhe Sokol Stojani kundërshtuan qëndrimin e Stakës, duke u shprehur se ishin vlerësuar me kujdes gjithë vakancat dhe po ashtu, evidentuar prokuroritë nga mund të merreshin prokurorët, sipas kërkesave të ligjit.

Veç Stakës, edhe anëtari tjetër, Zeqir Hoda tha se ishte impresionuar prej relacionit, pasi të tre anëtarët e komisionit kishin paraqitur një larmi propozimesh për transferimet e përkohshme, ndërkohë që nënvizoi se ligji ka përcaktime të sakta.

Hoda tha se ligji ka përcaktuar vetëm një kriter, që prokurori që do të transferohet të jetë nga prokuroria me ngarkesën më të ulët të punës.

“Nuk ka tjetër kriter, kemi detyrimin ta respektojmë. Anëtarët e komisionit rrëshqasin nga ky kriter që është i vetmi”, tha Hoda.

Po ashtu, vërejti se në rregullore është përcaktuar se prokurori që transferohet duhet të jetë nga prokuroria me ngarkesën më të ulët dhe ajo që është më afër me prokurorinë pritëse. Sipas Hodës, po transferohej një prokuror nga Korça që ka ngarkesë mesatare me 137 çështje, kur në Tiranë apo në Lezhë, kanë më pak dosje nën ndjekje.

Stojani argumentoi se varet dhe nga lloji i çështjeve, duke sjellë në vëmendje se në prokurorinë e Fierit është hetuar dhe një çështje komplekse.

Megjithëse Staka propozoi që të merreshin prokurorët nga Fieri, Shkodra dhe Dibra që kanë më pak ngarkesë, ai mbeti në minorancë, pasi anëtarët e tjerë mbështetën propozimin e transferimit të një prokurori nga Korça në Elbasan dhe një tjetri nga Dibra në Tiranë.

 

Etiketa: Keshilli i Larte i ProkuroriseLedina RizaSokol StojaniTransferimet e perkohshmeVate StakaZeqir Hoda
I mëparshmi

Çështja ndaj Evis Berberit dhe 21 të pandehurve të tjerë kalon në gjykim

Tjetri

Survejim mbi koleksion

Tjetri
Survejim mbi koleksion

Survejim mbi koleksion

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.